Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave nacionale ka theksuar se do ta lëshoj funsionin me ndërgjgje të paster, me bindjen se ka dhënë një kontribut në procesin demokratik.
Komiteti për të drejtat dhe lirit e njeriut ka kryer sot një seanc kontrolli për Dinoshën në temën Implementimi i ligjit në ndalimin e diskriminimit dhe aktivitete në rritjën e ndërgjegjës për rëndësin e parandalimit, raportimit dhe sanksionimit e të gjitha formave të diskriminimit. Anëtarëve të komitetit i’u ka interesuar qëndrimi i Dinoshës në lidhje me deklaratat e tija të mëparshme mbi komunitetin LGTB, për shkak të faktit se, sipas mëndimit të tyre, ai do të le funkcionin para përfunimit të mandatit dhe të vazhdoj karrierën e ti në diplomaci.
Dinosha nuk konfirmoj, por as nuk mohoj pretëndimet se ai do të vazhdoj karrierën në diplomaci, por tha në qoftë se kjo ndodh, shkoj me bindjen personale se kam kontribuar në proceset demokratike në Malin e Zi, të cilat përfshijnë çështjet ë të drejtave të njeriut dhe pakicave.
Dinosha tha se në të gjitha fushat duhet ndjekur standartet europiane dhe ndërkombëtare, por edhe ato që janë specifika të shoqërisë malazeze.
Në pyetjën e deputetit të Partisë Social Demokrate (DPS) Hysni Shaboviq, se “A do ta lëni postin e ministrit me të njëjtën ndjenjë në lidhje me këtë çështje kaq specifike, apo do ta ndjeni nevojën që asaj pjese të Malit të Zi- mbeshtetësve të këti komuniteti, ndoshta edhe ti kerkoni falje”.
Dinosha ka thënë se nuk kishte qellim që në mënyrë propaganduese të gjëndet në anën e shumicës, kur është në pyetje qëndrimi i shoqërisë malazeze në lidhje me komunitetin LGTB, por të jem një ndërmjetës i cili kërkon të kuptoj te dy grupet, dhe të punoj në drejtim që secili të vij deri në pjesën e tij, pa atë që mund të ishte siklet, apo mos të them konflikt.
Përkthyer nga e përditshmja “Vijesti”
D.S