Fitues të dekoratës “Ambasador për Paqen” nga Malësia për Shtjefen Ivezaj dhe Vasel Sinishtaj

“AMBASADOR PËR PAQEN” – “AMBASSADOR FOR PEACE” nga organizata UPF, (Federata e Paqes Universale), një Organizatë me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB). Ky takim u organizua me rastin e punimeve të Asamblesë së Këshillit Kombëtar të Federatës së Paqes Universale në Mal të Zi më 26 nëntor 2011,në hotel Mediteran në Ulqin. Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme. Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë.
Gjithashtu në këtë veprimtari morën pjesë shumë personalitete nga fusha të ndryshme e jetës politike e publike nga Mali i Zi, etj.
Punimet e kësaj Konference i përshëndeti z. Dr.Nail Draga ,zv.Kryetar i Federatës së Paqes për rajonin e Ballkanit, z.Jang Dug Bong – Drejtori i Federatës së Paqes për Rajonin e Ballkanit. Kryetari i Federatës së Paqes Universale, Dr. Yong Chel Song, pasi përshëndeti të pranishmit diskutoi në temën: “Federata e Paqes Universale dhe Vizioni i saj për Paqen Botërore. Në fund të veprimtarisë u zhvillua ceremonia e emërimit të Ambasadorëve të Rinj të Paqes.
Me titullin Ambasador të Paqes janë dekoruan:
1.Prof.dr. Ruzhdi Ushaku,
2.Prof.dr. Simë Dobreci,
3.Nazif Cungu,
4.Shtjefen Ivezaj,
5.Vasel Sinishtaj,
6.Dr.Sadije Hollaj,
7.Dr.Sabina Osmanaj,
8.Bilal Alaj,
9.Mustafa Canka,
10.Xheladin Zeneli,
11.Fadil Pelinku
12.Ilir Kurti

Titullin “Ambasador për Paqe” e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir te të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, krijimit të një familjeje të fortë, bashkëpunimit ndërfetar, harmonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare, rajonale dhe globale, për një masmedia të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture globale të Paqes. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqen japin kontributin e tyre në krijimin e asaj që për njerëzimin ka qenë dhe mbetet shpresa e të gjitha kohërave. /Lajme nga Ulqini/ /Malesia.Org/

VIDEO KOMENTOJE