Në seancën e Kuvendit të KU të Tuzit u miratua propozimi i rebalancit financiar për vitin 2011

Opozita kërkon dorëheqjen e Nikollë Gegaj

Herën tjetër do te jemi më të kujdesshëm e nuk do lejojmë ti villni votat në zgjedhje siç keni bërë deri tani deklaroj Çunmulaj

Siç raportojnë mediet malazeze, këshilltarët e PDS (DPS), UDSH-së dhe Partisë Boshnjake, miratuan buxhetin e Komunës urbane të Tuzit për këtë vit, kurse këshilltarët e opozitës kanë qenë kundër.

Shuma e të ardhurave të planit financiar është zvogëluar nga 1.920.300 deri në 1.042.000 euro.

Këshilltari i LD në MZ Nikollë Camaj, ka thëne se rebalancimi është zgjedhje shumë e keqe dhe jep rezultate të këqija.
“Rolin e propozuesit e kanë marionetat të cilët i heshtin padrejtësisë. I keni humbur të gjitha masat, po e dënoni Malësinë. Largimi juaj ndaj Malësisë nuk është gjë e mirë. Zoti kryetar, ngjani në ushtarë i cili ka ngritur duar nga gjithçka. Pozita juaj duket se nuk është shume e qartë. E keni larguar nga puna sekretarin dhe e keni punësuar sekretaren e cila nuk dinë asgjë për Malësinë. Jeni duke u hapur rrugë të reja ndarjeve të cilave Malësia u ka bërë ballë shekuj më parë. Me miratimin e rebalancit po shpërlani gjithçka që qeveria në Podgoricë, nuk ka mund të shpërlajë”, tha Camaj.

Këshilltari i IQ Smail Çunmulaj, ka thënë se pushtetit kur i kanë kërkuar votat ka premtuar ndryshime, kurse tani diskutojnë për rebalancimin, çka është edhe më poshtëruese. “Pushteti në Podgoricë e ka përfunduar punën, kurse ju keni në dorë një shkop me të cilin goditni ( sillni ) në ujë. Nuk jemi jetimë që të silleni kështu me neve. Rebalancimi është tërësisht i papranuar, nuk e përkrahim mashtrimin, kurse ju shkoni punoni sipas urdhrave të tjerëve. Herën tjetër do jemi më të kujdesshëm dhe nuk do të lejojmë ti villni votat në zgjedhje siç keni bërë deri tani”, deklaroj Çunmulaj.

Duke ju përgjigjur Çumluajt këshilltari i PDS ( DPS) Radovan Nikcevic, theksoji “derisa ju ishit në pushtet nuk keni punësuar asnjë malazez apo boshnjak në administrimin e KU. Ne nuk jemi të kënaqur me buxhetin e rishikuar, por ne jemi të kënaqur për derisa kemi të bëjmë me krizën ekonomike deklaroi”, Nikcevic.

Këshilltari i IQ Vasel Sinishtaj, ka thëne se heronjtë e vërtete të Malësisë japin dorëheqje dhe se kurrë nuk punojnë në dëm të popullit. “Qëllimi i pushtetit është pastrim parash dhe aty bëjnë pjesë edhe privatizimet e dyshimta. I diskriminoni njerëzit në bazë politike, fetare dhe nacionale. Këtu i drejtohem Karriges sepse Nikollë Gegaj, është larguar nga salla. Propozuesi duhet te shpjegoj pse në Komunën urbane të Tuzit po thellohet kriza ekonomike më shumë se në Komunën e Gollubovcit dhe në kryeqytet. Kryetari Gegaj duhet të tërheqë aktin, për shkak të veprimit jo korrekt të kryeqytetit dhe të japë dorëheqje. Mos prisni të ju zëvendësojnë e dijeni që jeni shumë afër , sepse keni përfunduar punën tuaj”, deklaroi Sinishtaj.

Sipas Këshilltarit të ASH-së Gjergj Camaj, plani financiarë është kolaps i investimeve.
“Për fat të keq, nuk është parashikuar punësimi i punëtorëve të rinj edhe pse ne përpiqemi për atë, por është e qartë që po i largoni punëtorët që nuk mendojnë si ju. Ju përpiqeni për të zhdukur çdo gjë që kemi bërë kur ishim në pushtet”, deklaroi Camaj.

Këshilltari i Listës për Tuz, Muhamed Gjokaj ka thënë se “rebalancimi i buxhetit është zhgënjim për ata që është dashur të jetë shpresë për Malësinë. Sipas numrave dhe shifrave duken qartë manipulime të cilat askush nuk i kontrollon”, ka deklaruar Gjokaj.

Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Nikollë Gegaj, ka treguar se për investimet kapitale në vitin 2011, janë investuar 745.000 €, për rrjetin sekondar për furnizimin me ujë për jug të Malësisë, për fushën ndihmëse të stadiumit të Deciqit 300.000 €, 120.000 € për urën në Dobrcin, 50.000 € për varrezat në Cem, 20.000 € për renovimin e Parkut para Ndërtesës së Komunës, për projektet dhe planet janë ndarë 13.000 €, 50.000 për rindërtimin e rrugëve, 20.000 për pastrimin e shtratit të lumit Urrelë, 15.000 për ndriçim rrugor, 3300 për punën në shkollën fillore në Drume, 4000 për objektin Bashkësisë lokale në Milesh dhe 1000 €, për rregullimin e oborrit të shkollës së mesme “25 Maji në Tuz “. Për pjesën operative janë ndarë 521.000 €, e cila është 1.890.300 €. Nëse e shtojmë edhe rindërtimin e rrugës Tuz – Bozhaj, prej dy milionë euro në vitin 2011, janë shpenzuar 3.890.300 €, deklaroj Gegaj.

Duke qenë se Nikollë Gegaj është drejtuar në gjuhën malazeze, këshilltarët Nikollë Camaj,Gjergj Camaj dhe Smail – Maliq Cunmulaj, nuk e kanë kuptuar dhe kështu ata kanë kërkuar kufje për të dëgjuar përkthimin.

UDSH apelon që të rikthehen punëtorët që janë larguar nga puna

Këshilltari i UDSH-së Anton Lucovic,ka thënë se është problem shumë i madh largimi nga puna i dy zyrtarëve të Komunës urbane të Tuzit. Ai apeloj që të rikthehen në vendet e punës zyrtarët të cilët i keni larguar nga puna.

Këshilltarët opozitar kërkuan ta shohin diplomën e Sekretares së administratës

Këshilltari i IQ Vasel Sinishtaj, ka kërkuar nga Gegaj përgjigje se a është në rregull vendimi i tij që të bëjnë largimin nga puna të 3 zyrtareve të administratës Komunës, duke mos u ofruar vende të tjera pune. Ai ka pyetur edhe sekretaren e administratës Elvisa Redxhematovic, në cilin vit e ka përfunduar fakultetin, kur dhe në cilin vend ka punuar.

Ndërkaq këshilltari i Listës për Tuz Muhamed Gjokaj, ka kërkuar përgjigje nga Gegaj se cilat masa janë ndërmarrë në rastin e familjes Palaj, të cilëve u është konfiskuar toka, duke pasur para sysh se zona përfshin të tretën e Tuzit, si dhe për eksploatimin e zhavorrit në shtratin e lumit Cem, në vendin Haxhaj, që sipas Gjokaj, është shkatërruar kanali i vjetër 2000 vjeçar. /Albert Camaj/

KOMENTOJE