Kryetarët e Bashkësive lokale, qytetarët dhe këshilltarët janë të pa kënaqur me Planin financiarë të Komunës urbane te Tuzit

Gjithçka për Dinoshë.

Siç shkruajnë media malazeze, kryetarët e bashkësive lokale, qytetarët dhe këshilltarët nuk janë të kënaqur plan-projektin financiar të Komunës urbane të Tuzit, për vitin 2012, e cila arrin në shifër 2.703.800 €, nga të cilat 513.800 €, janë të parapara për mjete operative, ndërsa 2.190.000 €, për shpenzime kapitale.

Kryetari i Komunës urbane të Tuzit Nikolle Gegaj, ka thënë se një pjesë e shpenzimeve kapitale me shumë prej 1.700.000 €, janë të planifikuara për të vazhduar ndërtimin e rrjeteve të ujit në KU të Tuzit, pjesa tjetër për të filluar ndërtimin e rrugës Dinoshë – Pikalë – Triesh 100.000 €, për ndërtimin e urës për këmbësorë në Dinoshë 200.000 €, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve 100.000 €, për rregullimin e shtratit të lumit Urrela 50.000 €, për rregullimin e parkut pranë ndërtesës së KU 10.000 €, për mirëmbajtjen e varrezave lokale 10.000 €, për Shtëpinë e Kulturës dhe bashkësitë lokale 20.000 €.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Sukruqit Zef Dedvukaj, nuk është i kënaqur me Planin financiarë. Ai deklaroi se rruga kryesore e Sukruqit, është ndërtuar që në vitin 1981 dhe është shkatërruar plotësisht, sidomos pas ndërtimit të rrjetit sekondar të ujësjellësit. Ku kanë përfunduar 670.000 €, që tash disa vite janë ndarë për ndërtimin e varrezave. Këshillit të bashkësisë katolike i është dhënë toka për ndërtimin e varrezave, kushtet, të gjitha lejet nga shteti, dhe tatimet janë paguar komunës 22.000 €. Ndërkaq tani ndërtimi i varrezave në planin financiarë për vitin 2012, nuk përmendet fare, ceku Dedvukaj.

Kryetari i Bashkësis Lokale të Dinoshës, Fadil Lulanaj e ka mbështetur planin dhe ka shtuar se përveç urës për këmbësorë duhet të ndërtohet salla e fizkulturës pranë Shkollës fillore dhe një objekt i cili do inkuadronte shtëpinë e shëndetit dhe sallën për manifestime dhe organizime politike.

Këshilltari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, deklaroi se ka frikë se plani financiarë nga 2.700.000 €, do të bie në 700.000 €. Është nevoja që të ndërtohet edhe në vende tjera dhe jo vetëm në Dinoshë. Për tri vite në Dinoshë janë ndërtuar tri ura. Ku janë fondet që janë ndarë për tri vite për varreza, në vitin 2009, 650.000 €, në vitin 2010,250.000 €, për vitin 2011 janë planifikuar 150.000 €, Kurse tani për vitin 2012 nuk është në plan aspak deklaroi Camaj.

Banori i fshatit Vuksanlekaj Gjeto Gjelaj, ka thëne se me ketë plan qytetareve vetëm u hedhin pluhur syve. Nuk ka ujë për Hot, Grudë, Këshevë dhe fshatra të tjerë malor dhe ju do duhej të ndërtoni kapelën deklaroi Gjelaj.

Kryetari i klubit të këshilltareve të PDS (DPS), në KU të Tuzit Halil Dukovic, ka thënë se problemi thelbësor për Malësinë është furnizimi me ujë, i cili është duke u zgjedhur.

Vranja është e lënë pas dore.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Vranes, Radovan Nikcevic ka kërkuar që të ndërtohet objekti i Bashkësisë Lokale. Vranja kishte 20 vite më parë, ndriçimi e rrugëve dhe shtëpinë e shëndetit, Ndërtimi i rrugës nga Vranja në Tuz dhe nga Vranja në Gollubovcë është ndërtuar me vetëkontributin tonë. Përveç ujësjellësit nuk është ndërtuar shumë. Rrugët e ngushta të pa ndriçuar të çojnë në shkollë. Fëmijët nga Bashkësia jonë Lokale mësojnë në Mataguzh, askush ndonjëherë nuk na ka pyetur për këta fëmijë ka deklaruar Nikcevic.

Bejnë Pastrimin e parave

Keshilltari i Inicjatives Qytetare Rexhep Gjokaj, ka deklaruar se nëpërmjet planit financiarë bëhet pastrimi i parave.

Plani sikur të ishte i shkruar vetëm për udhëheqësit e Bashkësisë Lokale të Dinoshës, sepse çdo gjë punohet atje. Ku është tregu i gjelbër? Për tri vite kini bërë pastrim parash, duke ndarë fonde për ndërtimin e Tribunës së stadiumit të Deciqit, ka deklaruar Gjokaj. /Albert Camaj/

KOMENTOJE