Solemnitet në prag të përfundimit të punimeve në ndërtimin e urës në fshatin Dobrçin-Cemi-Selishtit

Në fshatin Dobrçin,në Cem të Selishtit, më 18 dhjetor u organizua një solemnitet në kuadër të zhvillimit të punimeve në ndërtimin e urës së re në këtë vend. Këtë solemnitet e organizoi njëri ndër inicuesit për ndërtimin e kësaj ure Gjelosh Lulgjuraj, i cili për të gjithë të pranishmit kishte përgaditur një koktei mjaft të pasur. Ai kishte ftuar të gjithë pjesmarrësit në tubimin protestues në të njëjtin vend,të mbajtur para 4 muajsh me çrast kishte kërkuar nga kompetentët të fillojnë ndërtimin e kësaj ure ose në të kundërt do të bllokojë rrugën nëpër luginën e Cemit. Poashtu në këtë koktei ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kryeqytetit,të sekretarjatit për ndërtim, si dhe përfaqësuesi i ndërmarrjes e cila zhvillon punimet në ndërtimin e kësaj ure.

Të pranishmit i përshëndeti këshilltari i PSP në kuvendin e kryeqytetit Kolë Lulgjuraj, i cili i falenderoi të gjithë ata të cilët në njërën apo mënyrën tjetër kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj ure, duke shtuar se ura është e rëndësishme jo vetëm për banoret e Cemit, të KU të Tuzit, por edhe për Kryeqytetin dhe Malin e Zi. ” Ura ishte në fazën e shkatërrimit për ç’arsye para katër muajsh, në këtë vënd kemi organizua një protestë duke kërkuar të drejtat tona që të ndërtohet ura, sepse ka disa familje qe kalojnë përmbi të dhe përmbi 100 ditar tokë në afersi të cilën e shfrytezojnë këta banorë. Kemi ftuar edhe kryebashkiakun Miomir Mugosha, por ai nuk e ka pa të arsyeshme që të vij. Falenderojmë të gjithë ata që kan ardhë sepse ura ndërtohet me paret e tyre e jo me parat e Mugoshes. Gjashtë ura jane ndertua mbi lumin Cem edhe rruga është asfaltuar nga parat e bashkëvëndasve tonë që gjindën në SHBA dhe Europë “, ka thënë Lulgjuraj.

Ish kryetari i KU të Tuzit Samil-Maliq Çunmulaj, në fjalën e vet falenderoi organizatorin e këtij tubimi duke shprehur besimin se sëshpejti do të përfundohet puna në ndrëtimin e kësaj ure.
Të shtojmë se planin për ndërtimin e saj,është paraparë që puna në ndërtimin e urës të përfundohet në afatin katër mujor,por sipas të gjitha gjasave kjo vështirë se do të arrihet pasiqë pritet të vendoset konstruksioni i urës dhe më pas të betonohet ajo ,që nuk kërkon ndonjë kohë të gjatë,por varet edhe nga kushtet e motit në këto hapësira.

/Albert Camaj/

FOTOGRAFITËVIDEO VIDEO KOMENTOJE