Forumi Demokratik për Integrim, dëshiron të njoftojë opinionin e gjërë për themelimin e komunave të reja. Siç jemi të informuar nëpërmjet mediave, prej funksionarëve të lartë të kualicionit mazhoritarë, se Petnica i përmbushë kushtet formale, sipas Ligjit për Organizimin Territorial në Mal të Zi dhe se ajo do të mund të kandidonte për të fituar statusin e Komunës. Poashtu, Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), këto ditë ka deklaruar se nuk ka pasur njohuri për ndonjë studim fizibiliteti për qëndrueshmëri ekonomike dhe juridike të Komunës së Malësisë.
Edhe pse nuk jemi të mendimit për themelimin e komunave të reja të cilat kanë ekzistuar nuk është e nevojshme të dëshmohet kapaciteti i tyre fiskal, se e drejta në vetëqeverisje lokale është e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligj. Njëra nga arsyet e themelimit të komunave të reja, bëhet për qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik.
Pavarësisht nga kjo FDI-ja do t’ja paraqesë iniciativën Parlamentit, propozim – ligjin për ndryshimin e ligjit për Organizimin Territorial në Mal të Zi, i cli do të propozojë themelimin e menjëhershëm të Komunës së Malësisë.
Shpjegimi i propozimit do të jetë studimi i fizibilitetit të Komunës së Malësisë, i cili tregon qartë se Malësia i përmbushë të gjitha kërkesat për të qenë Komunë. Nga rradhitja do të ishte dikund nga mesi i komunave më të qëndrueshme ekonomike në Mal të Zi. Prandaj, Ne presim që Parlamenti i Malit të Zi do të tregojë kapacitet demokratik dhe se pa pëngesa të tjera dhe kushte të reja do të votojë pozitivisht për zgjidhjen e çështjes për themelimin e Komunës së Malësisë.
Kolë Dedivanaj
Kryetar i Kuvendit të Forumit Demokratik për Integrim