Era e fortë e stuhishme përkeqëson gjendjen në Malësi

Tuz – Malësi (7 Shkurt 2012) – Gjatë natës së kaluar dhe sot gjatë ditës në krejt territorin e Malësisë mbizotëron mot i keq, shumë i ftoftë me erë të fortë. Sipas meteorologëve era po frynë me shpejtësi deri ne 70kmh, në drejtim veri-verilindor.
Stuhia dhe temperaturat e ulëta, mbas borës së madhe që ra gjatë 1, 2 dhe 3 Shkurtit po përkeqësojnë dukshëm gjendjen në rrugët e Malësisë, duke i kthyer ato në akull.
Rrugët në pjesën më të madhe të Malësisë janë plotësisht të pa lëvizshme dhe apelojmë në banorët e Malësisë të rrijnë në banesa dhe mos të tentojnë të dalin në rrugë me automjete.
E vetmja mënyre që rrugët të pastrohen dhe akulli të shkrihet është hedhja e kripës, që duket se nuk ka gjasa se do ta shohim.

Bora e fundit në Malësi bëri dëme të mëdha në serat e bujqve, por edhe në disa mbuloja-çatia të objekteve ndihmëse të cilat nga pesha e borës që më vonë u rëndua edhe nga shiju, u shëmben ku dëmet janë të mëdha. /Malesia.Org/

KOMENTOJE