Rrahje masive në Gjimnazin “25 maj” në Tuz

Tuz, Malësi (28.04.2012) – Dje, në orët e mëngjesit në oborrin e shkollës së mesme “25 maj” në Tuz erdhi deri te një incident masiv në mes të nxënësve.
Incidenti u shëndërrua në një rrahje masive në mes të nxënësve të paraleleve që mësimin e vijojnë në gjuhën shqipe dhe atyre në gjuhën malazeze.
Sipas fjalëve të disa nxënësve të cilët ishin të pranishëm, sqarojnë se nxënësit shqiptarë u sulmuan nga një grup i nxënësve të paraleleve malazeze me shkopinj dhe shufra hekuri. Ata nuk kursyen as nxënëset (vajzat).
Nxënësi L. Berishaj pësoj lëndime në kokë nga shufrat e shkopinjtë dhe u dërgua në spitalin e Podgoricës.
Nxënësit sqarojnë se incidenti ndaloj me intervenimin e profesorëve të shkollës.
Policia më pas mori në stacion dhjetëra nxënës që morën pjesë në incident.
Mediet malazeze këtë incident e përshkruajnë si incident ndëretnik dhe shtojnë se nxënësit e paraleleve malazeze provokohen dhe sulmohen nga nxënësit shqiptarë. /Malesia.Org/