Malësorja Martina Ivezaj përfaqëson Gjermaninë në ”Miss World”

Ajo ka lindur dhe është rritur në Gjermani, por me prejardhje nga Malësia. Bukuroshja e cila viteve të fundit po çmend gjermanët, këtë vit definitivisht ka arritur majat e suksesit të saj. Ndërsa në vitin 2010 u shpall ”Miss Tuning” dhe realizoi kalendarin e parë personal me foto në bikini, këtë vit ajo do të udhëtojë drejt Kinës për të përfaqësuar Gjermaninë në spektaklin e bukurisë ”Miss World 2012”. Kështu, ajo do të bëhet shqiptarja e parë e cila përfaqëson një vend të huaj në spektaklin më të madh të bukurisë ku tashmë është konfirmuar pjesëmarrja e vajzave nga 100 vende të botës. Martina edhe më herët ka qenë pjesë e gazetës sonë me lajme nga më të ndryshmet, por këtë radhë ne publikojmë suksesin e saj më të madh. Në pamundësi të realizojmë intervistë pasi kandidatet e kanë të ndaluar para spektaklit, të paktën ju sjellim si lajm suksesin e një shqiptareje në botë. U lajmërua që në garë për këtë spektakël në Suedi ishte dhe një tjetër bukuroshe shqiptare, por ende nuk dihet nëse është bërë përzgjedhja e fitueses, pasi në këtë link http://en.wikipedia.org/wiki/Miss_World_2012 mungojnë edhe shumë shtete, ndërsa as Shqipëria nuk ka përfaqësuesen e saj. /ShqipMedia/