Tuz, Malësi – Sipas burimeve jozyrtare, mësojmë se në takimin e mbajtur nga përfaqësuesit e IQ (Iniciativa Qytetare) dhe ASH (Alternativa Shqiptare) me 12.08.2012, dy palët kanë renë dakord që të unifikohen në një subjekt politik gjegjësisht, Alternativa Shqiptare.
Sipas këtyre burimeve mësojmë se Alternativa Shqiptare tashmë e unifikuar, do të ketë kandidatin e saj i cili mësojmë se është Vasel Sinishtaj. Me këtë unifikim, forcohet edhe blloku partiak i Koalicionit ASH dhe PD. /Malesia.Org/
hajde per hajr kjoft o malsor. ishalla asht e vertet.
lenji inatet e interesat personale, spakut inatet se ne politika pa interes nuk shkon
per hajr kjoft ku bashkim,por kta sbashku jan ken ne alternative shqiptare pastaj disa antar e leshuen dhe formuen iniciativen qutetare
pak i ke ngatrrua punt. ne IQ ishin fillimisht tgjith, pastaj u formua ASH nga e cila dolen kryesort e saj dhe vazhduan me IQ, me 1 vot ma pak. por malsort dijten me vlersua dhe IQ i mori shumicen e votave qe kishin kur ishin bashk me ASh.
shyqyr qe po bashkohen se kshtu do tjem mat fort.
be at koh kur ata ishin bashk, ne promovimet parazghedhore Tuzi dukej si askurr ma par, me qindra flamuj shqiptar. sikur tishte ne tirane apo prishtine.
frigohem se at pashqyr vshtir se do ta shohim ma ne Tuz e Malesi
Shume mir me behet qefi,tani le te vazhdojn ket rrug edhe disa te tjera.
U plakshin bashke!
Lajm i mire sot diten e Zojes se Grudes .Njikohsishte me shnet te gjitheve kete feste te madhe. ME SHNET ZOJEN!
Shum mir:sukses ,shpresoj se edhe partit tjera do te gjejn zgjedhje te perbashkt!Me SHnet e me zemer tmir zojen.
Urime per festen e madhe, Diten e Zojes! – Fatkeqsisht partite kqyrin interesat e veta e jo te popullit. tung..
cdo bashkim, grupim politik asht per me u pershendet. edhe nese ke rezerva apo kundershtime, per hir te malsis ci asht e vogel me u perca nje famile e jo parti qe e ka votua malsia mbar. motivi malsor le te mbizotroj, se aj i vaselit e dim cili eshte, por i shalla e perfor per hajr e perparim,
Qe tash pak po me duket kjo pun pak me let ? se kapa nis meja marre inad idhe vetite se vet rreth do gjanet e te 10 partive E tash bela prej dy mendimesh ka me kjen i mednim i paster e mire per populle
Nuk ka mbarua puna. Duhen edhe Lidhja, Unioni, Levizja per Tuz, FDI te bashkohen me to. Vetem Pative malazeze u falet te mos bashkohen ne kete koalicion shqiptar.
UDSH asht nar kraht e DPS dhe aty ska shanc te bashkohen.
LDMZ mund te bashkohet se edhe kshtu po shuhet dita dites, Lista per Tuz e M Gjokaj ka me u bashkua me kadota chi ti napin noj vend e per FDI ajo nuk asht subjekt politik dhe disa her e kan cek se nuk kan ato pretendime, megjithse tgjith e dijm se jat reklam po bajn.
Nese FDI ka ato pretendime, ater iher duhet me pastrua prej disave qe i ka aty, edhe ater te bashkohen. Por kqyr mos te perseritet si heren e kalueme, qe vjen prej rruget, i panjoftun, pa kurrgja ne krah edhe lyp me ken kryetari i komuns. Ni shkoshin me jato forma, ater kan me mbet aty ku jan e te promovojn flamuj malazez ne protesta per flamur shqiptar.
edhe mendjen e madhe te hiqin tan sa jan, te hiqin kres gradat shkencore e sa bukur ju bien kostumet, por ndachin me kontribua le te kontribojn aq dhe ku u takon sipas rendit.
Vaseli dhe Nika bashk prap? Nese mendoj shendosh edhe nuk del keq, duhet me u gezua nese jane pajtua. Por …. kesaj here kyt por do ta la per veti, e i shalla edhe te tjeret, sepse duem me besua se pjekuria dhe pergjegjsia e tyre ndaj Malesis ka siedh deri te ky unifikim, une nuk kam dyshua ne kete, por ata na paten bind pak ne te kunderten…
urime dhe pershendetje nga K. Ivezaj
Z. Mehmet Bardhi dhe z. Nikolle Camaj ,per te mire te pertise se tyre , te vetin personal dhe te shqipetareve ne Mal te Zi, duhet te bashkohen me to,
Perndryshe si parti ne vehte, nuk kan gjasa te mira aspak.. Po u bashkuan ndoshta e fitojne pak kredi te populli , perndryshe ju ka mbet fare pek kredi ,Por nuk jan te vetmit qe kane rejtingun e dobet . Ulqini dhe Malesia i kan syte drejtur ka Ju …PLEASE UNITE …
Besa e Zotit as inicijativa as alternativa nuk jan Shqiptare ,por nuk dij si nuk mudni meja dhan êmnin Shqip jâj Parti e me punua per Shqiptart e ën Malin e Zi.Nuk di çka ini ju çi nuk e gjêni i êmën Ship,a inini Shqiptar a kush ini ju?
kaher ty dod te kam pa thane, kishe me ba mire me marr pak pushim, ose nuk din shqip ose te ka bllokua dicka diku, po alternativa shqiptare nuk te duket shqip a si? pash kyt zote nese munesh leje kyt pune, se hala nuk e pash nje koment tendin qe ka lidhje me realitet ne kto pune…
Meg’jas ti nuk e merrvesh,por kur kûvêsim Shqip e jem Shqiptar ater duhet me me përdor fjaltë Shqipe.Tash mi përkthe ti mua jekto t’dy fjal n’g’jûhën Shqipe : Perspektiva e Alternativa e t’ kuja jan.E kam fjalorin e g’jûhes Shqipe me 41000 fjal e për Alternativ thot: Alternativa âsht kur duom me xgijell jârën prej dy munsija- Gjëndja.Tash nuk dij çka ka gjet ajo parti. Perspektiva nuk ka përkthim.Për jâta deshta me dvet a muj Intelekti i Shqiptarit, shkenca, mei gjet do êmna Shqip e meu dimua politikanvet se ata kênkan anallfabeta për g’jûhen Shqipe Vet e kâmpa pushimin ën Malësi e jâm knaq tye meu la n’Cem e tash duhet me punua.Ty t’duhet me kontraargumenta meu përgjegj e jo meu këthye personalisht kûdra mejet,temën e kan çil e për tem duhet me komentua e jo me qukat jâri tjetrin.Kjosh shnosh
bashkimi bene fuqi , vetem te bashkuar mund te arijm sukses