Vasel Sinishtaj do të jetë bartës i listës së partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen me 14 tetor të këtij viti.
Sipas burimeve të së përditshmes Vijesti, Sinishtaj në këtë listë do të përfaqësoj Alternativën Shqiptare në të cilën u kthye pas mosmarrveshtjeve të katër viteve më parë, mosmarrveshje e cila shkaktoj ndarjen në dy pjesë, në Iniciativën Qytetare dhe Alternativën Shqiptare e cila ishte krijuar nga vetë IQ.
Po sipas të njëjtit burim mësohet se përveç Alternativës Shqiptare në koalicion do të jetë edhe Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, me mundësi bashkimi edhe të Lidhjes Demokratike të udhëhequr nga Mehmet Bardhi.
”Me krijimin e bërthamës së koalicionit të partive shqiptare dhe marrëveshtjen rreth bartësit të listës kemi bërë hapin më të rëndësishëm drejt hyrjes në parlament. Me parqitje të pavarur asgjë nuk dë mund të arrinim për shkak të ligjit zgjedhor të padrejtë, dhe për këtë ne presim që të na bashkohen dhe partitë e tjera me ndikim” – ka thënë një prej të intervistuarve i përfshirë në bisedime. /Ulqini Online/ /Malesia.Org/
Ashtu, don Zoti dhe bashkohen edhe tjeret !
Po por bashkimi duhet me qen i drejt e jo si vaseli qe ika mashtruar shoket ne bes te dhene per mandate ne nivelin komunal te tuzit, kjo nuk tregon burreri as unfikim por eshte tradhti
edhe njaj far fatmiri ka met e sillet . ndersa vlera e tij eshte zero por fati i tij e ka vjerrin shume te zgjuar dhe punon sipas direktivave te tija prandaj dhe vlera e keti bashkimi do te jete nje humbje per keta udheheqasa dhe milloja do te dali edhe ma i forte nga keto zgjedhje ndersa parashikimi im shqiptaret vetem 2 deputet
Cfar bartesi te listes permendet pa mbaruar punet e bashkimit?! Njeheri duhet te bashkoheni te gjitha partit, pastaj te caktoni drejtuesit e listes. Ju lutem, nuk shkon ashtu!!!
Po mar dikur se askurr,le te bashkohen per interesin e votave,se tash mali i zi,jau ka shterngua pak me numrin qe ju duhet me pas nje deputet. Sidoqoft edhe kualicjoni tjeter do te bashkohet dhe shqiptaret do te ken dy kualicjone forcash, dhe njenit grup do ti printe Vasel Sinishtaj nga Malsia kurse grupit tjeter Cungu nga Ulqini. Duhet te hyni ne parlament dhe te keni nja 3 deputet shqiptar ne mal te zi,sdo te mund te ndryshoni shum por esht ma mir te prezentoni aty, se mos te jeni aty. Shpresoj se edhe blloku dy do te formohet shum shpejt..
E verteta , gabim e ke. Me 100 vota qe kan ata qe po menon ti asnji gjys nuk e meritojne. Teper kan pas edhe ate qe ka…
I njohuri, kur ble dicka e ai qe ta shet te beson e te pret per pare e ti kur vjen te shpia e han ata qe e ke ble, ater te duket shtrejt, a guxon ti me ia cua vetem gjysen e pareve? Pra kjo asht ceshtja e Jo sa ka kush vota se mujn me ken vetem 100, por rrena asht rren e ajo kushton e jato tash mun ta lan vaselin pa mandat…une jam me ash por vaseli nuk ka guxuejt me ba ata se tash si beson kush ma.
te gjitha partite shqiptare, ne mal te zi, jane te njejta; jane krijuar per interesa personale dhe jo per interes te popullit; shtetit malazez in konvenon me pase me shum se 2 parti shqiptare qe ato te grinden ne mes veti; per fatmir gjeken as mos te flasim; deri dje qe me union; tani ka formuar parti te re, neser do te bashkohet me dps. fatkeqsisht fatmiri nuk eshte vetem, por ka shum shoke..tung!
Nuk kane faj politikanet , por populli qe i voton ! Kam fjalen per politikanet tone ne Malesi .
Populli duhet t’u thone politikaneve : ose bashkohuni ne nje parti , ose nuk do te dalim ne votime !
Shkurt dhe qart !
Por jo vec me thene ashtu , por edhe me veprua ashtu .
Po bashkimi ban fuqi, por me njerez te ri,
Kanpa than !kur ske pulen han edhe sorren,kshtu ci duhet ta perkrahim .
LD ka pas Forces me se shumti vota te shqiptareve ne nivelin republikan,2500,kurse ASH,PD dhe keto partichkat tjera veprojn vetem ne nivelin lokal….Ashtu qe Vaseli duhet te jete pak me shume real se mund te digjet shume lehte…
Por sic e tha edhe Luani me larte mashtrimet dhe manipulimet qe Vaseli ua beri LD ne Tuz mund ta kushtoj shume shtrenjte.Burri pahet per fjalet!
Ju po kuvêtni për partijat Shqiptare n’ Malin e Zi e vet poe sho se tana partijat Shqiptare vin prej Ulqinit.Tash pou dves vet kû jan partijat e Malësis e Plavit e Gusijet.UDSH -i e kapa demek kryetarin prej Malsijet e tash edhe ajo shkov n’Ulqin.Dikush po thot jan both dy partija Shqiptare e vet po thom,Shqiptarvet u duhen tri,jâ prej Ulqinit,jâ prej Malësijet e e treta prej Plavit e Gusijet e gjithecilla parti me punua për rejonat e veta e jo prej Ulqinit me sunua për tan Shqiptart n’Malin e Zi.Ulqinakt i trrnojn Ministrat për pakica e drejtat e popullit tash 20 vjet e kû jem sot me ato drejta?
Z. Dod Gjeka – partite nacionale kur formohen, ne nji shtet, u takojn te gjith qytetarve, ne kete rast shqiptarve, par marr para sysh se ku jetojn. Malsia meriton deputet e vete se eshte teritor i madh; sa per minister te pakicave, ajo eshte vetem me marr nje rroge the me u qit shqiptarve pluhun syve. mali i zi i thot botes shqiptaret kane partite e veta, deputet e vet, dhe jane pjese e qeverise malazeze; po presim kur nje shqiptar te behet minister i turizmit, dhomes ekonomike, etj…Me nderime, tung!