Njëqind vjetori i pavarësisë sjellë shum harë e lumturi. Vet kujtesa për Flamurin e Qëndisur na mbushë me shend e krenari. Të tjerë flamuj u ngritën gjithashtu në trojet tona që më parë dhe krejt këto ngjarje na bëjnë të jemi plot gaz e plot lumturi që jemi SHQIPTARË. Këtij viti, këtyre ditëve, organizohen anë e mbanë manifestime letrare-artistike dhe tribuna. Nuk do të ndalem veçmas të përmend këto ngjarje kombëtare sepse diçka « anësore » me cyti të shkruaj…
Në të vërtetë, nga moskujdesia apo prej inercisë së ngelur nga kominuzmi për të «harruar rastësisht», shum qarqe guvernëmentale dhe shoqata të ndryshme shqiptare, vazhdojnë t’i lënë pas dore pasardhësit e heronjëve kombëtarë. Për t’i ra më trupas, më kujtohet biseda e para një dekade me nipin e Kreshnikut Kombëtar Isa Boletini. Ishte për vizitë të familjes në Zvicër dhe aty, në konak biseduam me orë. Ende ishte e nxehtë tema e regjimit të shkuar. Dhe këtë natë, Isa (nipi) më la një fjalë që nuk do ta ta haroj kurrë. « Në kohë të Enverit, asnjëherë familja e ynë nuk ka qenë e ftuar në manifestimet për Ditën a Pavarësisë! Nga tërë ato vitë na kujtuan një herë; disa ditë pas festimeve, morrëm familja një letër në të cilën shprehej keqardhje për harresën. Keqardhje!!! Pse keqardhje e jo falje!?»
Tash t’i këthehem Përmendores së zbuluar para disa ditëve. Këtu, në zbulim morrën pjesë figura kombëtare, kryeminstrat Berisha dhe Thaçi, kryetarja Jahjaga luftëtarë të lirisë në Kosovë…, familjarë luftëtarësh… Por askush nga ta, as organizatori as kryepolitikanët nuk u kujtuan ta ftonin Isaun, birin e Ademit të Isës së Madh!!!
Por tani t’i hedhim një vështrim ditëve që vijnë: Do të flas këtu për bashkëfshatarët e Heroit Isa Boletini. Me përkushtim të madh, janë në përfundim e sipër të organizimit të një Tribune shkencore e festive për Isa Boletinin që do të mbahet në Zvicër. (“100 Vjet Shtet Shqiptar dhe Kontributi i fshatit ISNIQ në Pavarësinë e Shqipërisë”). Janë ftuar figura të njohura kombëtare në krye me Akademik ac. Prof. Dr. Marenglen Verli, nga Tirana si dhe emra të tjerë të njohur opinionit shqiptar. Po përsëris, organizatorët kanë bë, dhe në këto momente kur po përgatis shkrimin për publikim akoma punojnë rreth mbarëvajtjes së tribunës që do të mbahet të dielën e ardhme (21 tetor 2012) në Meinisberg (BE) të Zvicrës. Dhe ja këtu më së shumti preku dhimbja. Bashkëfshatarët e dikurshëm, gjithashtu haruan të dërgojnë një ftesë…, Isa Boletinit – Nipit në Tiranë.