Pashko Rroku Camaj në Excellencen shqiptare

Në kuader të aktiviteteve për nderë të 100 Vjetorit të pavarësisë, më  23 nëntor, në Pallatin e Operas, në Tiranë, u mbajt përurimi i botimit të ALBANIAN EXCELLENCE , ‘’ 100 Histori suksesi në 100 Vjetorin e pavarësisë’’,  të autores, gazetares së njohur të  ATSH-së, Flora Nikolla. Promovimi ishte një spektakelë i  dorës së pare dhe u bë para një spektatori të veçantë, ku ishte prezent pothuaj i  tërë kori  diplomatik i akredituar në Shqipëri dhe u ndjek drejtperësëdrejti  nga Televizioni  shqiptar. Ky promovim kishte  një rëndësi  të veçantë për ne  malësorët sepse në  rrethin e këtyre 100 historive të suksesit, 100 emrave që përfshinë ky botim gjindet edhe një malësorë nga NY. Fjala është për Pashko Rroku Camaj i cili edhe përsonalisht mori pjesë në këtë promovim. Në fjalën prezantuese për  Pashko Camaj u tha :

‘’Nga Malësia në Amerikë Pashko Camaj emigroi në vitin 1985, i shtyrë kryesisht nga problemet e shumta politike dhe ekonomike. Ai thotë se thënia “vetëm në Amerikë” vërtetë ka një kuptim të plotë vetëm në Amerikë, ngaqë gjërat që mund të arrihen këtu nuk beson se mund të arrihen diku tjetër. “Amerika është një vend i hapur dhe i lirë, ku suksesi dhe puna respektohen dhe vlerësohen shumë”, mendon Pashko Camaj, i cili asnjëherë në këtë vend nuk e ka ndier veten të huaj. Liritë individuale në SHBA i ofrojnë mundësi çdo njeriu të veprojë dhe jetojë ashtu si dëshiron, kuptohet brenda ligjeve shoqërore. Ka gati 12 vite që punon si menaxher në zyrën e shëndetit dhe sigurisë në transportin publik në Nju Jork, ku përgjegjësitë e tij kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e shëndetit të mijëra punëtorëve që punojnë në këtë sistem si dhe miliona njerëzve të cilët përdorin metronë dhe autobusët. Prej dy vitesh, Pashko Camaj është i angazhuar me një punim shkencor, baza e dizertacionit që do të mbrojë në Universitetin Columbia, në pranverë të vitit 2013. Tema e tij ka të bëjë me efektin afatgjatë të plumbit hapësinor në shëndetin e njerëzve në Kosovë, konkretisht efektet e plumbit gjatë periudhës së fëmijërisë dhe rinisë.’’    /Albert Camaj/

 

 

63 Comments

    • z. Prele Sinishta j, sigurisht e njeh me mire Pashkon, dhe fakti qe po ia uron, pa u “ftoh” ende lajmi, pa asnje rezerve, per mua do te thot dicka. Urime, urime…

  1. Vryrje e tepruar. Ka me qindra shqiptare qe kane patur nje rritje suksesi me te avancuar ne SHBA se Pashku. Megjithate urime!

    • i nderuari hotjani, te lutem shume, nese ke vullnet, lexoje pyetjen qe ia bera Leka i Madh dhe me jepni pergjigje. Kuptohet, pa keqkuptime, por thjeshte per te na njohtuar me ato personalitete qe ne ndoshta i dime, por nuk e njohim vleren e atyre, meqe jetojne jashr atedheut. Te fala, Samirja

    • e vertet , se ka ca e ca djem dhe vajza malesor qe kane doktorue dhe jane ne punsime te firmave shume me te njohura dhe ne univerzitete ne Amerik .por pse jo edhe kjo qe ka te baj me suksesin e Pashkut asht e mirepritur dhe i urojme suksese edhe te matejshme.

  2. Posa e postova nje shkrim per Prof.Dr. Martin Berishaj, qe ne emer te Malesise i eshte dorezuar urdheri nga Presidenti, tani hapa lajmin tjeter per te respektuarin, Pashko Camaj, Dr.. Une, nuk jam person qe di te vleresoj peshen e ketyre personaliteteve, por ata qe kane menduar keshtu, sigurisht dine cka bejne. Andaj, pa asnje fije rezerve e pergezoj z. Camaj qe meritoi kete epitet te larte.

  3. Urime dhe suksese ne karieren tuaj.

    Gjithsesi edhe une jam i mendimit se ka histori suksesi me te medha sesa historia e suksesit te Pashko Camaj. Por, ky eshte nje fat i mire per Pashkun, dhe nje mosnjohje e historise se sukseseve te Malesoreve te emigruar ose te lindur ne SHBA, nga ana e Autores. Por, sot ka te drejte kushdo te shkruaj, mjafton te kesh mjete financiare per ta botuar.

    • I nderuari Leka i Madh. Jo per te provokuar, por thjeshte nga kurreshtja ime intelektuale (pasiqe jam ende e re), me numroni disa emra te cilet e meritojne me pare se z. Camaj. Pra, te jeni i sigurt se jam shume e sinqerte dhe emrat po i kerkoj per t’u gezuar, e jo per t’i krijuar oponence z. Camaj ose atyre qe mendojne se shperblimi eshte me vend. Ju flnd parparakisht!

    • Sa e di une, mjetet dhe botimi nuk e bejne nje veper – veper te mire. Qendrueshmerine nje vepre ia krijon vlera shkencore ose artistike (nese eshte fjala per artin). Une, e di se ne Malesi jane botuar aq shume libra, sa qe gjynah me vjen per pyjet tona si i sakatueme duke fabrikuar leter, e librat e tyre vdesin edhe shume vjet para autorit. Andaj, z. Leka i Madh, te drejt ka gjithkush me shkrua, por ne gishta te njeres dore i numrojme veprat qe i mbijetojne kohes. Dhashte Zoti qe z. Camaj te mos krijoje vepra te ketilla.

      • Nqs mendon se ky eshte sukesi me i madh qe ka arrit nje Malesor ne Amerike atehere mund te them se ne nuk dim akoma sot te vleresojme sukseset. A mund te krahasoher Pashko Camaj, me Aktoret qe kane luajtur filma hollywood, sic jane familja Malota, Victor Gojcaj qe ka luajtur filmin shume te suksesshem “the taking of pelham 123”, Mark Gjonaj shqiptari i pare me nje sukses te tille ne skenen politike. Pastaj shume e shume biznismen te tjere te sukseshem, me restorante dhe kompani te ndryshme, pastaj Sander Sinishtaj, nje djal i ri me shume perspektive, me nje pozicion shume te mire pune.

        • Pastaj Lidia Ujkaj gazetare te Fox 5, pastaj shume e shume te tjere qe sot kane pozicione te rendesishme deri edhe ne administraten Amerikane. Emina Cunmulaj per shembull, a eshte me e sukseshme se Pashko Camaj. Si mendon ti per keto emra qe permenda, a jane me te sukseshem se Pashko Camaj me gjithe respektin qe kam per te dhe per suksesin e tij.
          Gjithsesi ne SHBA ka edhe shume e shume te tjere Malesore e kane realizuar Endrren Amerikane.

        • Sparit i urojme sukses Pashkut per ket qe ka mrrijtpor ka edhe nje udhe shuuuuuume te gjate per te shkue gjer qe te marre dr,apo PhD. dhe kur tja arris ktij suksesit edhe ate here sdo jet i vetmi se sot shyqyr zotit shqiptaret kan perparue dhe jane sa e sa me dr.PhD, dhe me master sikus se asht noshta Pashku ka sa te duesh qe bile sot ne Master ka nje kohe e veshtir qe edhe te gjejeshe pune te mire diku.
          Duke falenderue Zotin sot kemi shqiptare me arsim te larget dhe me pune te mrekullueshme.

          • spsh. Kongresman.ne shtetin Amerikan zer i fuqishem i krejt shqiptarve ku do qe jane ne Amerik ,kemi Avukat te njoftur si asht Josef Dedvukaj, kemi nje vajze shqiptare Gjurashaj me nje pozit te larget te shtetit Amerikan , kmi nje tjeter vajze qe kam ndegjue sivjet ka diplomue Dr. Valentina Ivezaj P.h.D. qe punon ne Univerzitetin ma te njoftur ne Amerik Yelle University. e sa esa tjere djeme vajza me arsim te larget ,per pa i permendur kta qe i foli Leka i Madhe se kta kan pas fatin qe te merren me Art apo aktrim se jo nga arsimi qe kan.the gjithe jane Malesor kta.

          • Ne mesin e ketyre njerezve, ka Mjek, dentist, biznismen, financier, tenore,artist, model, shkrimtar etj etj, Por nje pjese e madhe e tyre jane pjese e artit, per kete arsye ne mesin e tyre mund te futeshin edhe ata qe permenda une. Ketu nuk ishte kusht shkollimi, por suksesi i arritur. E ka Malesore shume e shume me te sukseshem sesa Pashku, kete nuk mund ta mohoj askush. Por eshte mire qe eshte pjese e kesaj liste. Por ne mesin e kesaj liste ka njerez te medhenj, qe ne vendin ku zhvillojne veprimtarit e tyre jane te njohur dhe me reputacion shume te larte.

    • Leka i Madh, te falnd nga zemra per pergjigjen shume konstruktive, emrat dhe shpjegimin qe ma opfrove lidhur me personalitetet qe meritojne respekt ne diaspore. Pra, pajtohem plotesisht – sidomos per disa qe jane me merita shume para z. Camaj, por koha e deshmon punen dhe vepren e secilit. Megjithate, po pajtohemi se vlerat e tjetrit, nuk e zbehin meriten e asnjerit. Apo?
      Me respekt,
      Samirja

  4. tipike prodhim i “realitetit” tone!

    megjithate te faleminderoj se me perkujtove se c’fare pune ushtron ne SHBA, kam pas harrua!?

  5. Uriem zoteri Pashko Camaj per suksesin qe ke arrit ne lamin shkencore. Edhe si njeri qe rrjedh nga nje familje me tradita te bukura shqiptare, dhe sidomos nga Gjyshi juaj qe ishte pushkatuar nga serbo-malazezet, por edhe nga babai qe ishte nje brimtar i njoftur ne Malsi. Duket qart se dardha nen dardh paska ra edhe ne rastin tuaj. Urimet dhe pergezimet e mija me te sinqerta, juve baskeshortes Sofijes dhe femive. Ju lunt dhe shembullin tuaj duhet ta marrin mbar rinia jon.

  6. Edhe pse keto faqe neper libra, si duket paguhen ose ne rastin me te mire me njohtesi shkruhen, perseri ia vlen qe Pashkut t’ia urojme kete arritje.

    Jepe Zot dhe e kallxon vehten dhe i shihen veprat edhe ne Google qe cdo skeptik e zemerkeq te bindet.

    URIME!

  7. Vetem ne Amerk me i fitua dollaret,e kajher me i shpenzua ne Shqipni per promovime,gjitmon e kam dit se ije slick.

  8. Sajmire, nga ana akademike nje nder shqiptaret me te pregatiturit eshte Shinasi Rama,PHD, profesor i shkencave politike ne New York University. Kurse Pashku, per te cilin kam respekt, tash 10 vjete flet se eshte duke pregatitur disertacionin e doktoratures por akoma nuk ka gje ne ate drejtim. Kurse ne boten e afarizmit kemi shume milionere. Qe vetem disa: Gjon Dedevukaj, Zek Kalaj, Tom Gjonlekaj, etj. Kurse une dhe Pashku, perpos punes se rregullt, lyejme pas orarit te punes per me be ca extra leke, gje e cila nuk eshte per tu sha. Ti leme fryrjet dhe hiperbolat artificiale

  9. Ne Shqiperi eshte bere gje e rendomete ndarja pa kriter e dekoratave, shperblimeve, mirenjohjeve, lavdatave, medaljeve, urdherime, titujve nderi, etj.Gjithe kjo eshte skandaloze dhe neveritse sepse ka renje te vlerave, dinjitetit dhe respektit. Antivlera eshte ne skene, kurse vlera anashkalohet, injorohet,erresohet. Zogu po vlersohet sot per te cilin mjafton te lexosh vetem marreveshjen sekrete te nenshkruar midis tij dhe Pashiqit te kuptosh se kush ishte ai. A jam une gjeloz per mosmarrjen nje nga keto dekoratave. Pergjigjja ime eshte jo, jo dhe jo.

  10. Hotjano
    Vet pyet e vet pergjegj jo jo.
    Shprehja jote po e tregon te kunderten.
    Ti krahasosh do analfabet, me Pashko Camaj eshte qesharake,
    Por me siguri je edhe ti kalibri i tyre.

  11. Njeriu vleresohet se per sa bene per te tjeret, e jo per * evet. Nena Tereze, Skenderbeu, Rugova, Kadare, Shkencataret (Pashku nuk eshte ne kete mes, ai nuk ka as nje punim shkencor te publikuar nen driten e diellit) kane bere ndikime e ndryshime te jeta e te tjereve.

    Me vjen keq por duhet te them se Pashku afirmohet si Shqiponje por fluturimin dhe krokatjen e ka te Sorres.

  12. Une ju betohem se djali im ka nje pune tejet te mire dhe te leverdishme, por kjo pune ate nuk e bene excellence per te tjeret sa me bene mua personalisht.
    Po ashtu, njeriu sot pa bere pune fizike mund te akumuloje pasuri duke perdorur investime ne burse…dhe ketu nuk duhen qindra mijera dollare per t’ia filluar, por duhet nje intelekt financjar, vizionar dhe analizues dhe pasjon materjal mbi te gjitha.
    A duhet te nderojme njerez te tille si personalitete par excellence!? Sa jane keta njerez te rendesishem per mua, per ty, dhe masat e gjera popullore?

  13. Urime Pashko Rrok Pjeter Camaj…ti Leka Madh, shume e shume i Vogel je ngjat Pashkut, por keshtu jan plot si ti e shume e shume RRAL si Pashku:)

    • ElleUne, mos u prek, por nuk shkruhet “Elle Une”, por “EdheUne”. Pra, miqesisht merre se eshte gabim trashanik.
      Dite te mbare,
      Samirja

  14. Oooo, e paske nofken me kater o. Shume inetresant. Sikur te isha analfabet nuk do t’i shkruesha keta rreshta, ani se ty s’te pelqejne, te tjereve ka qe u pelqejne. E ajo qe thua se jam si ata, te jem s’i ata e kam per ndere se jane shqipare nder me te miret ne cdo aspekt: nder kontribuesit me te dalluar si nga ana e kontributit financiar si te veprimit kombetar. Z. Oooo, vazhdo me zerot tua prapa sepse oto jane vickat tua.

  15. Intelektual te till potencial e me vlera te medha si Pashko Rroku Camaj jane nderi dhe krenaria e tere shqiptareve dhe Kombit tone.Na vjene teper mire kur vleresohet cdo shqiptar per aktivitetin dhe veprimtarine e tij shoqerore, patriotike dhe shkencore,por kur ky nderim kryhet ndaj velezerve tane dhe shqiponjave tona Kuq e Zi qe po vuajne ende nen pushtimin dhe terrorin e eger malazez te Shkjaut Barbar te Cetinjes,gezimi yne eshte edhe me i MADHE.Suksese vellait tone Pashko Rroku Camaj ne punen dhe veprimtarin e tij,per ti sherbyer shoqerise dhe Kombit tone Trim dhe Heroik Shqiptar.

    • Pash Besen, Vlora, mos ke ndjet keto dite me Dod Gjeken? Cfare patetike o Zot. Po pse mendon se me kete vokabular kaq pompoz dhe nacional-romantik, del me e mencur? Te lutem, fol dhe thauj ate qe deshiron sa me thjeshte, sepse nese keshtu shkruan, personi qe ia adreson lavdatat, i merr si me dasht me e vu ne loje. Kjo gjuhe eshte gjuhe atyre qe po iu drejtohesh, o Vlora. Diskurset e ketilla i kemi mesua pikerisht nga ideologet e tyre. Pse, tani, po deshiron me u be si ata? Eshte e cuditshme si lejojne keta ne malesia.org kesi diskursi te gjuhes se urrejtjes. Kot ti, e kot ata, me beso!

  16. Ooo t’lumte Goja Ty … E ti hotjani go take a seat next to the rest of Pashku’s envious/jealous fellow Albanians si psh… Leka i madh! Hehe

  17. O te nderuar forumist, ne vecanti juve qe nuk po me perpiqen mendimet me juve, se keshtu e ka demokracia, nese mendon ndryshe nga dikush sdo te thot te jemi armiq. Un sikur edhe sigurisht shum nga ju, e njof personalisht zoteriun ne fjal, pra Pashko Camaj, te birin e Rrok Pjeter Zekut. Esht nje shembudhe i shkelqyeshem se si njeriu mund te arrisin ne Amerik rezultate ne jet, si ne biznis ashtu ne arsim dhe shkenc. Ky zoteri duke punuar dhe duke rritur edhe famijen, ka arritur edhe nje shkall me lart, pra ne ate te shkences. A esht ky i vetmi jo sigurisht se jo, por jo ta krahasosh ket me disa

  18. qe i that me lart, jo pse ata sjan te mir dhe te ndershem sepse ata jan atedhetar dhe njerez te mir, por jo ne lamin e shkollimit, pra te shkences dhe edukates shkollore. Nese e krahason me Shinasi Ramen ateher ke te drejt sepse aje esht dr shkence dhe njeri shum i merituar, ky krahasim e ka vendin e vete. Jam dakord se shum her vlersimet behen edhe simbas njoftesive, por sidoqoft zoteri Pashko Rr Camaj e meriton nje mirnjohje, sepse esht ne nivelin e duhur, dhe ne rrugen pran doktoratures, ne ate lami qe aje ka zgjedhur. Mos te jemi gjeloz, ase per te as per te tjeret si aje. I lumte dhe gezu

    • Nuk eshte ceshtje xhelozie, nuk po shof asnje ketu qe po shfaq shenja xhelozie. Thjesht po pohojm faktin se ka edhe njerez qe kane arrit sukses me te madh se sa Pashku. Ne te gjithe i deshiruam suksese, dhe jemi krenar qe ne mesin e ketyre 100 eshte edhe nje Malesore, por me siguri se nje tjeter me sukses me te lart mund te gjindej aty, per te treguar se ka qe kane arrit edhe me shume sukses. Nuk ishte kusht shkollimi apo arritjet shkencore, pjesa me e madhe jane nga bota e artit dhe kultures, e ata te cilet jane nga bota e shkences jane minumum Profesore neper Universitetet me nga 2 dok.

  19. Hotjan
    Po ma prish se spo din me i dadhua germat e numrat
    Keshtu qe spaskam gabua me krahasim qe kam be
    Ti ne keto komente po i perzije lisa e plisa
    Ta krahasosh nje intektual te kalibrit te Pashkut me disa qe as shkollen fillore se kan te kryer eshte qesharake.
    Keshtu qe ketu e nderpres komentin me ty

    • Me fal, OOOO, por as ti nuk po din me i dallua “dh” e “ll”. Pra, jo “dadhua”, por “dallua”. Te duket ndoshta cikerrime, por jo, nuk eshte ashtu, spse nje shkronje eshte e madhe. Gjoke, gjak dhe gjuk, jane tre emra qe nuk kane lidhje njeri me tjetrin. Me fal, apo?

  20. Vertet shume gjeloza, dy tri fjale t’bukura me ja kushtua Pashkut smujn keta pa therrca, por n’fund dihet se kush qesh i fundit:) …e ti hotjani ndoshta ende lye por Pashku bile me nje dore ende lye edhe at me kompani të vet, e n’tjetren dore mban PHd spring 2012 !!! Eat your heart out!

  21. t’faleminderit “GOOGLE” qe na mundeson te dime te verteten e veprave, punimeve dhe aktivitetin e secilit.

    nje veprim i tille karakterizon; MENDJA E MADHE KUR KALON KUFIRIN”!?

  22. Nuk po kuptoj ku na kenka problemi. Faleminers Zotit qe kemi si Pashkun e edhe me te mdhenj se aj ashtu qe i pachim me jete te gjith e shtoje Zot kombin tone me njerz te sukseseshem, nuk di pse acarohemi per suksesin e njerzve tone. Une mendoj se duhet te jemi krenare per ta e jo te krehim ketu debate te pafund.

  23. Urime Pashkut me gjith mend… e pertimet dardha bjen nar dardh…
    kjo familje e rrok pjetrit camaj pertimet jan te medhenj…
    Kjo na tregon jo vetem ne rastin e pashkun ne amerik por i vllau i ti ne malsi… e me shkua ma larg vetem shikojeni nipin e pashkut apo djalin e nikolles qe po studion ne NY e nder studentet me te mir te kolegjit e gjitashtu merret me politik si student…. muni me fol cka te doni per ket familje edhe pse jam shok i kesaj familje e di sa te afte jan… pashko urime edhe nje here

  24. Urime Pashko Rroku Camaj
    Je i suksesshem ne chdo lami te jetes
    Shkove ne Sh B A i ri me nje shkolle te mesme fillove punen ,krijove familen ,u shkollove ,arrite titullin magjister , se shpejti mbron doktoraturen,more shperblimin ne Shqiperi ,te ruajt zoti ty e familen tende .
    Malsort qe jane malsore krenohen me kesi shqiptaresh,keta qe po komentojn ndryshe zoti u kjoft ne ndihem ,per zemer te lig qe e kan.

  25. Kam nje propozim: per t’ua mbylle gojen partise se gjelozve, te afishoje Pashku ne kete portal nje punim te vet shkencor, qofte edhe disa faqesh, qe te vlersohet nga lexuesit e ndruar te Malesia.org dhe ashtu do te mbyllen te gjitha hamendjet, dyshimet dhe diskutimet.

  26. Mark,edhe une jam shok i familes edhe te Lumt por Pashku ka edhe djalin 24 vjet qe asht tu magjistrua edhe punon n’center të Wall st krshtu qe veq deshta ta Ceki edhe djalin e Tina

  27. Më vjen keq kurë shumë debatues minimizojnë suksesin e ndokujt, ashtu edhe të z. Pashko Camaj, ata që vendosën që Z. Pashko të jetë një nga emrat e theksuar për kontributin e tij në shkencën e shëdetësisë sigurisht se nuk kanë gabuar, prandaj z. pashko i meriton të gjitha falenderimet sepse ai nuk ka kontribuar vetëm në rrafshin tonë kombëtar por edhe në aspektin global sepse problemet shëndetësore janë gjithënjë e më të theksuara kudo. Duke mos ia mohuar meritat askujt mund të themi se puna shkencore nuk mund të krahasohet me asnjë veprimtari tjetër si psh: afarizmi – biznesi as politika …

    • Urime edhe afaristëve, binesmenëve, avokatëve, politicientëve, artistëve, modeleve etj, por të gjithë këta punojnë për vehten, xhepin e vet, ndërsa rezultaet e punës shkencore do ti shijojë çdokush pakufi …….

  28. ELLEUNE .. valla djalin nuk ja njoh por nuk e ve en dyshim se ka kuj mi gja.. por thac per nipin e ti se e njoh e kam fol me ta disa her e ja kam lexua disa shkrime,, per ata kam than

  29. Rasti konkrete smund te krahasohet me ata te cilet kan lindur ne Amerike. Perkujdesi i prinderve dhe ana financiare ka shum rendesi, kur ka strehimin , ushqimin, veshembathjen, transportin e cka i ka mbetur, vetem mesimi. Pra kem shum doktore dhe profesore por raste te tilla ska shum, puno gjithe diten pune fizike , tue mbajt familen , meso naten dhe tue arrit sukses te madh sesht lehte. Ka edhe asish qe kan arrite mjaft me biznese te ndryshme, respekt per te gjith, por shumica e tyre jane sikur une ,sdime as te shkruejm as te lexojm as shqip as anglisht. Urime Pashko dhe te gjitheve .

  30. Ju ci po folni per Pashkun,me u ba te gjith se bashku,jame i sigurte se nuk e nihni Pashkun sa e njo vet.dua me va pershkrua me fjle te shkuta,kur asht fjal per vet vehten e tijna nuk ka burr ma te mire ne bot e per tjeterkan si ti dal interesi.

  31. Pashku ka arritur sukses por vetem per vehten e tij dhe familen e tij. Une se di ni akt te tij shoqeror apo veper kombetare per te cilen te mburremi me te. E kam pa se eshte i flakt per ta reklamue vehten. Pra terper mendjemadh e aspak modest qe me tregon se hala shkon me ate rradaken ballkanike e ska mesuar shume ne Amerike. Sa per aftesite e tij dhe te arriturat etij vetem malesore te malesise se madhe jane me dhjetra qe as su afritet por ata su jane futur reklamave si Pashku.
    Ju jap nji shembull te nje djaloshi 22 vjecar nga Vulajt qe univerzitetin me 10 e ka kryer ne moshen 21 vjecare dhe

  32. automatikisht eshte punsua ne kompanin Chrysler ne zyrat qendrore ne Auburn Hills, ateher mrenda pak muajesh pa i mbush 22 vjet eshte promovua ne pozite edhe me te larte. Kesi rastesh ka mjaft por rasti i ti me impresionoi pa mase dhe thashe me vehte shoku i keti mundet nji dite ta zevendesoj Markionin. E pashku ku do shkoj prej asaj pozite fort te thjeshte qe e ka???
    Por prap si malesore megjithese ka dhjetra me te arritur e te merituar se ai mendoj se eshte fort mire qe mori kete cmim sepse nji malesore ishte atje. I shadha si ka kushtue shume.

  33. Vepra e Pashkut do te futet ne librin Genisit si; njeriu qe u dekurua per vepren qe do te vioi!

  34. Zoti Malesijaku, më vjen keq që qenke i ngarkuar me energji negative, se di se çfarë aftësish in elektuale posedon,por për të vlersuar dikën duhet të keni guxim edhe nuk duhet të jeni i njëanshëm, siç duket qenke i ngarkuar me virtyte jofisnike kurë qenke në gjendje të degradosh dikën, e sa u takon të rinjëve që janë duke përfunduar universitete me nota 10 ka sa të duash si në Malsi ashtu edhe në diasporë, atyre do tu vijë radha të dëshmojnë për aftësitë e tyre,……..

  35. Te nderuar, une sa lexova reagime, debate dhe mendime – nuk pashe se dikush po e zvogelon meriten e z. Camaj. Perkundrazi! fakti qe u permenden emra meritor, te tjere nga Malesia, kjo e begaton rasyen per krenari – e nuk e zbeh meriten e Pashkut. Pyeta me heret per emra konkret, mora pergjigje dhe seriozisht pajtohem qe ka persona qe kane bere emer me permasa nderkombetare. Mirepo, njeri nga ju e tha nje te vertet: nuk mundet me u krahasua suksesi i gjenerates se dyte, me ate te pares. Pashko Camaj eshte dashte me vite me mberri aty ku malesoret e lnidur ne SH.B.A –

  36. si generate e II-te (sa i perket gjuhes, integrimit dhe kohes e mundesive me u marre me shkence), ishin pa shkua ne shkolle. Andaj, motra e vellezer, mos te biem neper terrenin e reshqitshem – dobesine shekullore tonen – ku thuhet: “Shqiptari t’a fale edhe gjakun, por jo edhe suksesin”. Te gjithe ata emra, edhe shume te tjere do te vijne ne skene dhe na e permiresojne imazhin tone. Pse dikush lye pas punet, nuk mendoj se ka te keq. Por, nese dikush pas punet spiunon, hajnon dhe mashton – kjo eshte e keqe.

  37. Zoti Malsijaku, më vjen keq kur e posedon krejt kët energji negative të cilën e shpreh për ta degraduar Z. Pashkun, në vend që të ja urosh. Në anën tjetër urime atyre të rinjëve që dëshmojnë suksesin e vet me nota të mira, Studentë të tidhë ka në diasporë dhe Malsi me dhjetra, por atyre u mbetet që të vazhdojnë me mësime dhe të krijojnë vlera të reja shkencore me të cilat do të krenohem të gjithë, Zoti pashko e arsyeton falenderimin që e ka marrur nga at që janë më kompetent se une e ti, ata nuk kanë gabuar. Ndërsa ti Zotri e paske problem ta pranosh të arriturën shkencore të Pashko Camaj,

  38. Ka mundesi qe edhe u paraqite me i ashper sesa deshta por ne fund shkurtimisht po them se jam i gezuar qe nji malesore e patem aty por poashtu dua te theksoj se Pashku eshte i cfrenuar per te lavdua vehten kur e dime se asnjiher se ka be nji gje per malesine apo me gjere qe ne te krenohemi me te. Reklamat e skenuara nuk me pelqejne shume. Gati pata harrua se po ka kene ne nji aktivitet me ambasadorin malazez ne NY, ka mundesi qe cmimi i eshte dhene per ate gje pasi qe mund te kete kontribua ne mardhaniet e mira Mal i Zi – Shqiperi.

  39. Malsijaku
    Personi qe thue ti se ka qen me ambasadorin malazez nukeshte Pashko Rroku Camaj.
    Mos hap dezinformata, ne qofte se nuk te pelqen nje njeri , ske te drejt te sherbehesh me genjeshtra , per ta nenvlersua
    Ne qofte se ke fakte urrno e tregoj,perndryshe,jane rrena

  40. OOOOO po po ka qen, pyete Pashkun se smund ta mohon se une ka folur me te per ate pune qe mundohet ta arsyetoje por smund te arsyetohet nji gje e tidhe per nipin e Pjeter Zekut.

  41. O Malsijak, tani veç ja ke teprua me paragjykime dhe fantazira, nuk e di se nga je dhe se çfarë urrejtjeje ke ndaj Pashkut, megjithatë duhet të tregohesh më i matur dhe më objektiv. Këto që i thua janë thashë e thema, ato veç të degradojnë ty dhe ata që e ndajnë mendimin më TY zoti Malsijaku, heqja “J ” emrit se nuk ti bjen mir. Duket se qenke krenar ti vet ” mendjemadh ” dhe i çfrenuar dhe nuk dike më tepër se sa edhe flet…….

  42. Malsijaku
    Keto qe i thue nuk jan fakte,jan thash e thema.
    E vertet se ne at tubim ka marr pjes Pashko Camaj ,por jo Pashko Rrok Pjeter Zeku Camaj.
    E ti ne qofte se e ke me foto a ne ndoni tjeter menyr ,te lutem publikoje per hir te vertetes.
    Kur hyn ne loj duhet me luaj, choje deri ne fund lojen,perndryshe do ti trajtoj shpifje e rrena ato qe i thua.

  43. Ky Malesijaku folka kodra mas bregut, ashtu bajn ata që jan të ngarkuar me paragjykime dhe që nuk disponojn me fakte , çfar ti thuash nuk vlen të diskutosh tepët me të dhe ta humbasish kohën kot.

Comments are closed.