100 ftesa simbolike për 100 Vjetorin e Pavarësisë-koktei i LDnëMZ-Dega e Malësisë (foto+video)

Më 26.11.2012 në kuader të festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë të shtetit shqiptar, LDnëMZ-Dega e Malësisë, organizoi një koktei modest me çrast kishte ndarë 100 ftesa simbolike.

Në lokalet e Restorantit “Verdi” ishin present anëtar, simpatizer e mysafir nga Malësia dhe diaspora,  të subjektit të parë të shqiptarëve në MZ, subjekt ky që datat e rëndësishme nga historia e kombit të vet i feston që nga themelimi. Prezent ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në MZ Tonin Beci, i cili edhe i përshëndeti të pranishmit. Të pranishmit i përshëndetën edhe Marash Dedvukaj e Nikollë Camaj, kurse fjalën e rastit e pati nënkryetarja e Degës, z. Teuta Gjokaj. Ndërsa për atmosferën u përkujdesen dj Nikollë-Buqi Gjonaj dhe këngëtari Lekë Dedvukaj përndryshe edhe anëtar të Kryesisë së LDnëMZ-Dega e Malësisë.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË