Flamuri Shqiptar në Tuz

Tuz, Malësi (10 Dhejtor) – Rreth gjashtë muaj më parë, publikuam një artikull bashkangjitur me një fotografi në të cilën shihej flamuri i Republikës Popullore të Kinës para një restoranti kinez në Tuz. Ai flamur qëndroi aty për më shumë se një vit. Edhe përkundër Ligjit mbi Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili ndalon përdorimin e flamurit, stemës apo simboleve tjera të shteteve tjera, flamuri kinez nuk u largua nga organet kompetente.

Gjatë festimeve të 28 Nëntorit – 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, flamuri kinez u zëvendësua me flamurin Shqiptar, i cili vazhdon të valëvitet.
Nisur nga fakti se flamuri kinez nuk u sanksionua, çdo reagim i organeve kompetente për largimin e flamurit shqiptarë do të dëshmonte se ky ligj diskriminues ka standarde të dyfishta, ku do të theksonte diskriminimin ndaj pakicës shqiptare si popull autokton.

Neni 23 i Ligjit mbi Rendin dhe Qetësinë Publike sqaron se përdorimi i flamurit, stemës apo simboleve tjera të vendeve tjera, pa leje paraprake nga organet kompetente,  personi juridik do të dënohet me 2.500 deri në 5000 euro, kurse për personat fizik gjoba do të ishte 100 deri në 500 euro apo 30 ditë burgim. Ky ligj u aprovua në parlamentin e Malit të Zi me 23 dhjetor 2011. /Malesia.Org/

44 Comments

  1. Me plot respekt ndaj flamurit dhe portalit tuaj, mendoj se ky reportazh ishte fare i panevojshem..ju flisni hipotetikisht, merreni me ‘cka do te ishte, sikur do te ishte’ dhe kjo ne gazetari nuk ‘pin uje’! Shpeshhere duke u marrur me tema te dores se dyta, harrojme problemet dhe brengat tona kryesore. E dim se ky portal udheheqet nga njerez te vullnetit te mire, per cka kam respekt. Te njejtin gabim e shoh edhe ne TV Boin. Gjendet koha dhe hapsira per tu transmetuar llojlloj reportazhesh dhe emisionesh. U kushtohet kohe festave familjare e fisnore, me te intervistuar te rastit, ndersa…

  2. …ndersa veprat dhe idete e dalura nga njerezit tone me te afte lihen ne harrese. Pyetem pse!? Nuk mund t’u falet as Juve e as TV Boinit se si nuk e gjetet te arsyeshme t’ia kushtonit nje artikull ose nje reportazh peseminutesh njerit nder njerezve me me potencial qe kane trojet shqiptare ne Mal te Zi sot per sot, prof. Dr. David Kalaj (profesor i rregullt ne Fakultetin e shkencave matematiko-natyrore), me rastin e marrjes se cmimit “Projekti me i mire shkencore” ! Per kete gje shkruajne edhe mediat malazeze, e ne malsoret (prej ku del personi ne fjale) e shikojme me indiference kete gje…

  3. … Dhe nuk ia kushtojme qofte 2 fjali kesaj ngjarjeje! Zhgenjehem kur shoh se, neper mediat tona malsore, u kushtohet vemendje njerezve dhe veprave teresisht te parendesishme, ndersa intelektualet si dr.Kalaj margjinalizohen… E nuk eshte se kemi shume te tille! Per ata qe duan te dine me shume rreth kesaj qe shkrova, me poshte po ju postoj linkun ku mund te lexoni me shume. Dhe ju lus qe komentin tim ta merrni si keshille dashamirese e jo si ofendim. http://www.vijesti.me/vijesti/kaljaju-nagrada-najbolji-naucni-projekat-profesori-ne-smiju-prestati-sa-naukom-clanak-103734

    • Sigurisht se nuk i përmbushim as kushtet minimale të një medie me gazetarë profesionist por gjithmonë sipas mundësisë, si asaj profesionale, materiale, objektive e subjektive bëjmë aq sa mundemi, shpeshherë edhe duke i lënë anash obligimet personale.
      Sa i përket reportazhit në fjalë, ju e vlerësoni si të pavlershëm por ndoshta jeni gabim. Mund tjemi edhe ne gabim! Reportazhi ka të bëjë me një realitet, ku simbolet e kinezëve të cilët këtu janë në kalim nuk i penguan duket askujt (sidomos jo atyre që aprovuan atë ligj), por Flamuri ynë iu pengon, kjo është diçka e dëshmuar.

    • Kongesmen, po me pelqen angazhimi Juaj qe te publikoni vlerat, mirepo, askush nuk ju ka pengua qe t’a beni kete, qofte per prof.. Kalaj, qofte per kedo qe meriton. Une, sa e kuptoj, “malesia.org” nuk eshte medium me staf dhe redaksi te paguar, por funkcionon ne baza vullnetare. Megjithate, me pake kritikoni, me shume punoni dhe shkruani ate qe mendoni se vlen. Sikur shkrimet Tuaja te ketij karakteri te mos i publikonte malesia.org, kisha pa nje arsye qe te qitni shkume kesisoji. Pra, kete energji negative qe e zbraze mbi malesia.org, shnderroje ne pozitive shkruaj dhe jemi ok.

  4. Artikulli në fjalë përmes tjerash përmban një vërejtje. Ai ligj është diskriminues për të gjithë dhe jo vetëm për shqiptarët, por shpesh shqiptarët janë dyfish të diskriminuar. Mediet e ndryshme shkruan mjaft për festën e 28 Nëntorit ku në mes tjerash theksuan ligjin e cili ndalon flamurin e një shteti tjetër (në këtë rast flamurin shqiptar), por asnjë medie nuk shkruan për flamujt tjerë. Flamuri kinez nuk u la përshtypje edhe pse shkel po të njëjtin ligj. Artikulli nuk ka qellim të dënoj flamurin kinez, por të përkrahë flamurin Shqiptar. Qëllimi i këtij artikulli ka një kuptim dhe mesazh më të gjerë se aq sa e paske lexuar ti.

  5. Prof. Dr. Kalaj vërtet meriton respekt dhe sigurisht se një lajm i tillë meriton vendin në këtë portal, por të jeni të sigurt se ajo nuk u la për ndonjë arsye të qëllimshme. Duhet ta dini se stafi ynë nuk ka asnjë gazetarë profesionist, ku vetëm dy anëtarë të stafit rregullisht merren me shkrimin e lajmeve/artikujve/reportazheve, të cilët përpos punës vullnetare këtu, kanë obligimet, punët personale e studimet… të cilat ngushtojnë kohën dhe mundësinë e veprimit.

  6. Nga mënyra e shkrimit dhe aftësia juaj t’i identifikoni mungesat, më jep bindje se edhe ju mund të jepni kontributin tuaj, psh duke e shkruar një artikull që mungon këtu. Kontribut të cilin do ta pranojmë me kënaqësi, ashtu siç i publikojmë shkrimet e mjaft individëve, intelektualëve etj.
    Nderime!

    • I nderuari Robert, po e kuptoj nevojen Tuaj te “shfajesimit” ( pa asnje arsye, por mos u merrni me persona qe zene pusine dhe marrin ne shenjester leshimet e dikuj. Kush i foli perpara Zoterise ne fjale qe te shkruaj? Eshte nder dhe bukuri me lexua lajme te atilla, por nuk eshte ky rast i vetem qe suskeset e vendasve tone, gjithandej te kalojne pa u publikua. Pra, Kongresmeni, te shkeputet per nje cast nga obligimet e tij ne “Kongres” dhe te shkruaj. ne do te gezohemi dhe lexojme lajmin. Mos u arsyeto para dembelave dhe personave qe para dite e fajesojne tere boten, e pasdite edhe…

      • Nuk është punë arsyetimi (se i kemi kujt borxh), por thjesht ka njerëz që nuk janë mjaft të informuar se si rrijnë punët këtu prandaj dhe u sqarova. Ata që kanë qellime tjera, sigurisht se sqarimi im nuk vlen, por për të tillë nuk brengosem.

        • Mediet malazeze nuk kane informua, mirepo nje profesor i gjimnazit ketu, me tregoi per nje sukses tjeter te nji malsori ne Prishtine. Ish-Profesori i tij, sociolog, asht zgjedhe antar i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Ma vone e lypa lajmin dhe e gjeta ne Kohaditore te se ejtes me 6 dhetor dhe u binda. Menoj se ky asht suksesi ma i madh i vitit qe dikush nga Malesia e ka mberri, pa dasht me e zvogelua suksesin e dikuj tjeter. Pse nuk na keni informua per kete nuk e di, por sa di une, ai e Gjelosh Gjokaj, piktori jane te vetmit qe e mbajn at titull. Ju lutem na e sqaroni lajmin

          • Samire- diku ne nje koment me lart me nje ton negativ e komentove kritiken time ne lidhje me habine qe shfaqa une per mosshkrimin e ndonje artikulli per dr. Kalaj…E tani, ti po ben te njejten kritike, per te njejten arsye, por per nje intelektual tjeter (me arsye te plote)!?? Une kur e bera kritiken per dr. Kalaj, nuk mendova vetem ne ate rast, por edhe ne sukseset e disa intelektualeve tjere qe dalin nga Malesia…ti bere shume mire qe e ceke edhe rastin e dr. Berishaj, por nuk duhej te nguteshe ta kritikosh shkrimin tim…;) Perndyshe, verejta se kritika ime ishte frytdhenese! Mirembetshi

          • Samirja, pse thoni “AI” e Gjelosh Gjokaj? a e keni shok/familje, profesor Anton Berishen? pse nuk e thoni me emer e mbiemer por AI??

  7. E derjta e perdorimit te simbolit tone kombetar eshte e nje rendesie kaptale sepse nepermes tij ne identifikohemi si teresi nacionale. Perpjekjet tona per sankcionimin e kesaj te drejte eshte aktuale dhe primare ne cdo kohe. Potencimi i ketij problemi nuk eshte “teme e dores se dyte”, si thuhet me larte nga Kongresmeni (kongresmen do te thot ligjvenes), por dicka jetike per ne shqiptaret si popull autokton.

  8. duket se pak u gut Kongrsmeni, se me cka e shoh vet keto dy mediat e Malesise nuk kalojne asnje teme te rendesishme qe kan lidhje me malesor e Malesi.. gazeta Vijesti dje ka shkruar per prof. David Kalaj dhe me siguri se nuk asht anashkalua nga keto media por nga gazetaret ( punetoret) e pakte qe kan nuk mund te arrisin ti publikojne shpejt keto lajme, por e sigurt se si deri tash nuk kalojne gje. e sa per kete artikull qe eshte shkruar eshte shume i vlefshem dhe me vend ky konstatim. tung

  9. Asnjehe nuk e quajta teme te dores se dyte temen e flamurit, por disa tema tjera qe trajtohen ne kete portal. Pasi qe vec iu kycem kesaj teme, duhet te ceki se Eshte evidente se Ligji mbi perdorimin e simboleve kombetare eshte diskriminues per ne, por kjo nuk do te thote se ne duhet te shkruajme per nje flamur qe momentalisht ndodhet ne nje shtize ku dikur ndodhej flamuri kinez. Nese autoritetet vertete do te kishin sanksionuar kete akt, ateher me siguri se ky artikull do te kishte qene i mireseardhur, por te shkruhet hipotetikisht- me duket e pakuptimte…

  10. E sa i perket verejtjes sime, me duhet t’ua them se e ndjeva veten te zhgenjyer kur ne te perditshmen Vijesti hasa ne artikullin lidhur me dr. Kalaj, e ne asnje media tonen malsore, kjo gje nuk permendej fare! Nuk behej fjale per cmime qe u jepen cdokujt, por per cmime shkencore! Z. Robert, ne kete portal shoh llojlloj shkrimesh (madje edhe te disa gjimnazisteve adoleshente), shoh qe secila ndjarje ne treven tone percillet rregullisht, dhe per kete arsye dyshoj qe diksush nga stafi Juaj te mos kete hasur ne kete shkrim, diku neper mediat malazeze, mbase edhe rastesisht… Tung!

  11. Kongresist pse po e sjell e pshtjell? Jo ktej spo fol per ket tem e ktej prap thua kjo tem kote? flamuri i kins ishte ne tuz per gati 2 vjet e askujt si ka pengua as nuk asht denya as hjek e as medjet malazeze nuk e kan cek kurr por flamuri yn u ka pengua per 2-3 dit fest te 28 nentorit. Kur asht flamuri yn ater sterrkasin me than se po shkelet ligji, taman ligj diskriminues si ligj ater diskriminues prap se kinezi nuk u pengon por shqiptari u pengon.
    mir kan ba qe e kan shkrua edhe qit me fakte. padrejtsit nuk duhet me i hesht por mej chua en kupe te qjells

    • O Nrek, Flamuri i Kins nuk i ka pengua kurrkujt. Kush ska shkua me padit e me hjekj atyj, sado Kininez qe keni en Malsi ata skan vech nji parti ( partin e puns) e kurrnji prej tyne nuk e ka lajmrua shtetin per ket pun. Kurse jet flamurin ton drua skem me e pas vjerrun aq gjat sa te Kines se na te mjert jem te chkatrruam e pa u gi gjum mir dikush i Malsis ka me shkua me e hjek atyj.

  12. edhe ti shoku kur din kaq bukur me shkrua e me kritikua pse nuk shkrua ti noj shkrim to me ken se edhe gjimnazistave po thua se u napin drejt me shkrua??? apo ti priton e ske koh por vec me kritikua pa kontribua.
    shum mir ta ka sqarua roberti bile paska hup shum koh

  13. Sa per dijeni Nreke, edhe ne tri ndertesa ne Tuz valvit flamuri yn
    1- ne ndertesen e komunes
    2- ne ndertesen ku eshte zyra e alternatives
    3- ne ndertesen ku eshte zyra e inicjatives
    Keta flamuj jane ne keto ndertesa se paku tash 5 vite
    Por mos harro more Nrek se as dashurija per flamur , ne malsi nuk eshte e madhe,
    Per 100 vjetorin pak shpija e kan ngrit ket flamur, nuk di a e ke vrejt ket gje?
    Edhe keta qe e ngriten ne Dechiq mujten me e len nje atje te valvitet per ato dite festimesh.

    • Ti z. Dani kenke i pa informuar dhe shifet se paske pa shkrua cka ke ti po mandoj ne kyt rreshtin e fundit qe ke shkrua , ja nji sqarin kan marr pjes permi 100 vetash dhe te gjithe qe kanmarr pjes at dit ne Deciq mir din se asht ngrit ne maje te Istkamit apo ne DAT TE MADH ne lartsi 650 m nji flamur i permasave 2m -1m dhe atje asht lan i ngritur ne shtiz , ni mendon per flamurin me permasa 8m -8m aty pajtohem po aj flamur ishte i ansamblit Shqiponja dhe mir dim te gjithe se nji flamur me permasa 8-8m kushton dhe sic eshte be inicjativa per perkujtimin e kesaj date kan muj dikush me dhan inicja

      • inicjativen qe te pergatitet nji flamur me permasa te tilla dhe te lihet ne at vend , prandaj kur te flasim le te flasim te VERTETA e jo thashe e thema si kuj i konvenon!… , mir e dim se jan fondet per pakica qe jan te parapara per keto lloj aktivitetesh por duket se shumica shkojn ne xhepa te atyre qe e drejtojne….

  14. Bravo Dani se ti bukur i paske vu re? Po a din se ndertesa e komuns asht institucion, e bile edhe aty asht vec formalisht pa kurrfar ligjit, por vetem sa me ja dhan ti voten dpsit. E ne zyret e partive politike skan prek se skan hala guxim.
    Po hajde mkaxo ti mua cili biznes, shitore, restorant, kafe etj e ka flamurin shqiptar? sigurisht se kishin me vu me ken mos me pa pasoja por mir e din se besa kite me ju vu celsi. e flamuri kinez askujt asgja?
    plus a thua mujm me krahasua flamurin kinez me flamurin shqiptar ne Malsi?
    Mos he burr mos ja fut kot

  15. shko ne Deciq e ke mej gjet do flamuj shqiptar aty. ni mos kan shkua hala dpsovcat mej djeg.
    e at flamurin e madh mir ci nuk e kan lan aty se mrena nates e kishin dieg dpsovcat e boshnjakt. e flamuri nuk lehet me ta djeg e shkel kush.

  16. Per ty bravo dani
    Flamuri ne fjal a valvit ende i lir ne shtiz ?
    Perse kaq zhurme ne qofte se eshte aty dhe nuk e ka prek kush.
    Pse paragjykoni ?
    A ka ndonje raste ne Malsi qe gjat ketyre festave u ka ber problem policija per perdorimin e flamurit?
    A e ke arsyetimin edhe per ket ,pse se kan heq, si per ata tjert?

  17. Kongresmen ju keni te drejt qe e bini ne shqyrtim nje gje te tille, dhe shifet se keni njohuri dhe pregaditje ne shkrimet tuaja, por ne duhet ti kuptojm edhe keta te Malesia Org qe e bajn punen gratis, vetem e vetem ne Malsoret ne vecanti, dhe shqiptaret ne pergjithesi te marrin vesh se cka po ndodhe ne trojet tona. Esht e arsyeshme qe keni dhan mendim edhe per dr Kalaj, i cili meriton nje vemendje, dhe jam i bindur qe shpejt do te kontaktohet nga stafi i ORGUT apo Tv BOIN per ndonje bised, per te arriturat dhe sukseset e tija. Kurse per situaten me Flamurin ton kombetar tem shum e qedhuar,bay

  18. Zhurm duhet me ba para se te nollin e keqja por per DPSovcat nuk u konvenon zhurma as para e as pas chi te ndodhin. Atyne u konvenon heshtja edhe me ken i ndigjueshem e me i luvdua.
    Duhet me jau chua zanin en kupe tkres e me u than kur mundet kinezi me mbajt flamurin para lokalit e biznist en vende publike ater shqiptart edhe 5000 her ma shum. Kur kinezi flet e kton kinezisht nuk i thot kush gja por kur shqiptari flet ose kton shqip ater te kqyrin si me i pas brijenat.
    Duhet pra me na e tije zanin e zhurmen chi me jav msua vesht e synin

  19. Po ku po e lexon se jam i DPSit
    Me ty komentet kenkan bosh, nuk ja vlen,te komentosh me ate qe bisedojn me paragjykime e qe e ndryshojn nofken mbas chdo komentit,pra ,ketu e nderpres me ty.
    Tung e ja kalosh mir shoku

  20. vet nuk thach se je i DPSit, zdi pse e gjete vetin aty? vet nuk thach por ti po thua. zhurma shqiptare dpsit nuk i konvenon e bela ka edhe tjer?
    vet belda muni me i perfor 2 nofka por jo 22.
    hajt met mira e flej mos ba zhurm se kojshia nuk duron

  21. dikush e permendi se flamurin nuk duhet me ta djeg as meta ckye kush ka viej me tej aty roja e me u tha priecat atyre ci te afriten .per nji vit ka viej me ruaj at flamur ne deciq .por na ci jem patriota kishim me ruaj tye hager kacimak e tye gerhat gjum en shtrat ne temperaturat e volitshme

  22. Po ku je Trim i Hotit he burr? Tja ti po thua se ka viejt me formua ushtri e me lan aty ne roje po? Tryshe skishe mujt me i nal mos me hjek atyj se ater kin ardh policia e ite dasht me kris. PO ku kije ti? Bela je ken i zanunnto me hager noj steak?
    Mos folni budallakina pash zoten

  23. vet jam ken aty at dit, bile edhe vet jam ken qe me lan flamurin aty por kur diskutueme pak ma gjansisht ater i kuptuem pak ma mir. Flamuri nuk lehet aty ku nuk mundesh me ruaj. Nuk lehet me ta shkel e djeg tjert. E sigurisht se kishin shkua fill se kan shkua edhe per gjana mat vogla si ater per shkronjat e titos.
    Ai flamur asht pa prej Podgoricet e prej Zetet e prej kudo chi asht pa Deciqi.

  24. Samirja,apo(Lindon)
    Urime per fitoren e titullit te profesori Berishaj

  25. hahahahaha, besa “disa” edhe mos tkishi dal n deciq gja sna ite prish….ose me jua zbukurua pak; nuk keni vjejt me lejua me jau udheheqe kolonen puntoret e UDBse, se i kishi pas edhe nja 100 njerez tjer atje!!!! e di se tash keni me kcye si gjelat pa krye por spakut kur t kceni kceni me argumenta….e mir e bukur keni ba ci se keni lan flamurin atje…se sikur te kishit lane ishin ba do arrestime ater kishi akuzua njani tjetrin; jo na paditi ky e jo na paditi aj!!!

    • Aty ishim ne iniciatorë, kurse udhëheqës kolone nuk kishte. Nuk ishim as ne që nisem këtë iniciativë.
      Por të gjithë u bashkuam në Tuz, dhe vazhdua gjithë së bashku për Deçiq. As ne si iniciatorë nuk dinim se kush do të vinte dhe kush jo, prandaj nuk e di se si mund të thuash “nuk keni vjejt me lejua me jau udheheqe kolonen puntoret e UDBse, se i kishi pas edhe nja 100 njerez tjer atje!!!!”…a , më çudit se si ti paske ditë se kush do të vijnë dhe punëtor të kujt janë! Unë këto informata nuk i kam dhe as nuk kam si të vi deri te ato!

  26. te gjitha informatat ke mujt mi pa ne kolone..e thash e po e perseris se kjo ka pas efektin pozitiv; sepse:1..qe nuk e keni lene flamurin atje dhe ..qe e keni organizuar e realizuar..pata dy verejtje dhe i paraqita, sa per dijeni tende qe thua se ska pas udheheqes, kjo po me cudit nga ju!!! sepse si ndermerret nje organizim i tille e nuk ka udheheqes?? del se organizimi ka qene joserioz dhe sa per sy e faqe!! se dyti, me cudit qe thua se jeni mbledhe ne tuz!!!.kur keni bere shpalljen ca dite perpara per kete iniciative!! vetvehtes po i ben dem me kete deklarim Robert!! tung-respekte..

    • Megjithëse nuk besoj, mund tketë pas të tillë në kolonë por po e përsëris, unë ato info nuk i di dhe as nuk kam qasje në burime të tilla. E në thashetheme nuk bazohem.
      E përsëris se ne ishim Iniciatorët ku paraprakisht gjithçka ishte e përcaktuar, e nga kjo del se formalisht edhe ishim në rrolin e Udhëheqësit, por duke qenë se qëllimi ishte diçka tjetër aty askush nuk luajti rrolin e udhëheqësve e bajraktarëve… duke besuar se tgjithë aty kishin ardhë për tnjëjtin qellim, të gjithë ishin të barabartë. Nuk kishim qëllime të promovimit as ngarkesa tjera, por primare ishte realizimi i asaj që u bë, sado simbolike dhe e vogël që është… në fokus ishte 28 Nëntori dhe Flamuri e jo renditja.
      Sigurisht se edhe nga ky sqarim mund të gjesh biruca për krijimin e polemikave tjera por unë e përfundova.

  27. Pasha zotin, te vraft zoti, pse i thua ato fjale te mrapshta, asiher nuk fole si duhet. Po sa mir din ti se kush jane te udbs e kush jo, ka te vin ty kto informata, apor chdo gja e mir chi bahet ne malesi e kritikon ven e pa ven,ruej se ti mundsh te jesh nji prej atyne chi punojne perkrye morachet. Udbashat nuk dalin ne kryue te kolones, por rrine anash si ti me pa se kush asht aty. Udba kur bahet dicka e mire per neren tone e te malesise nuk del ne krye te kolones por mutohet me prish para se te bahet, e me njollos pas chi bahet.Ty te pengoi edhe grupi dede gjo luli ci mori pjese ne vlore.

  28. .besa edhe ju zotin en nim se ikini la duart sa ini kundeshtaret e njani tjetrit ater aty buk nuk ka .vdhezer te dashur duhet ye jeni te gjith zbashku nese doni te kini gja se sijakini nis jeshtu jo serbisht e gabelce por kinezce -e kinezet kan mu berzan ,se ju me njani tjerin spunoni as nuk veproni per njenitjetrin gjith kush don mu ba kryetar ata nuk egziston por duhet te merri vesh ashtu si te je ne interesat e malsis e te vendit ,ejo gjithkush ci eka pak zotsi shkon pas inetesa cepis vet .

  29. malsia ate nuk e don .pomegjithate ,ju duhet hapur syt e te shiqoni larg ete shifni se ku jeni dhe kush u prin se me deputetet dhe funcioneret qe ka malsia sot pasha besen gja per fill nuk kini as me shkua deri ne zet.se ta sa i kini ikini te shitun e punojn ne interesat e veta personale, te gjith ata tecilet i kini ne funkcion jane me ate mettalitetin komunis -ekan ne gjak se kan punua meta qysh ne moshen femirore dhe vasht pjekur esudel kurr per ate ekini shum shtir se skini kan me marr mrrapa.

  30. FLamurin Malesoret munde ta perdorin neket menyr ne qoftse Malazezve u pengo ky.Ateher te njejtin mundet ta perdori,vec meni ndryshim, pran shqypes ta shkruejme emni ,e GJERGJE KASTRIOTI,Ky asht simbol i gjithe shqiptar,dhe simbol nacjonal EVROPJAN

Comments are closed.