SHBA, masakër në shkollën fillore

vrasaaaaaja-27 persona mbetën të vdekur, 20 prej te cileve femije te moshave 5-10 vjeç, pasi një person i armatosur, me aftesi te kufizuara mendore, hapi zjarr me breshëri në një shkollë fillore në shtetin e Connecticut, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ky është vrasësi, i cili mendohet të jetë me aftësi të kufizuara, për shkak se vuan prej autizmit, që vrau të ëmën, mësuese, në shtëpinë e saj në Connecticut, përpara se të merrte makinën e saj e të shkonte drejt e në shkollën fillore, ku ajo punonte, e të vriste 26 persona, përfshi 20 fëmijë, përpara se ta shkrepte armën për herë të fundit në drejtim të vetvetes.

Adam Lanza, 20 vjeç, mbante në duar një pushkë .223 dhe dy pistoleta, kur hyri në shkollën fillore Sandy Hook, pak çaste pas orës lokale 09:30 dhe të niste të qëllonte njerëzit dhe nxënësit.
Dëshmitarë thanë se ai kaloi nga dhoma në dhomë, duke qëlluar persona, pasi fillimisht kishte vrarë drejtoreshën dhe psikologen e shkollës, dhe në fund shkoi te klasa e kopshtit të së ëmës, Nancy, ku vazhdoi ritualin e tij, për të cilin ishte nisur.

U vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur në këtë shkollë fillore në Connecticut të SHBA-ve, sipas policisë, pikërisht nga i biri i një mësueseje të shkollës fillore Sandy Hook, në Newtown.
Kjo është një nga masakrat më të përgjakshme nëpër shkollat e SHBA-ve, me një total viktimash të përafërt me 32 të vrarët në Virginia Tech, në 2007-n.

Raportimet e para bënë të ditur se ishte 24-vjeçari Ryan Lanza, ai që kishte terrorizuar komunitetin në Newtown, por zyrtarë të paidentifikuar thanë më pas se i dyshuari është vëllai i tij, Adam, 20 vjeç.
Ai vrau në fillim nënën e tij, Nancy Lanza, në shtëpinë e tyre, përpara se t’i drejtohej shkollës.

Ryan Lanza nga Hoboken, New Jersey, u mor në pyetje nga policia, sipas raportimeve të mediave amerikane, por nuk është shpallur si i dyshuar.
Ai u përfshi në vorbullën e dyshimit pasi, vëllai Adam mbante gjatë momentit të ngjarjes kartën e identitetit të Ryan Lanza, teksa ky i fundit ishte duke udhetuar me makine drejt shtepise, nga puna, i cili ka komentuar menjehere ne Facebook se nuk ishte autor i ngjarjes, sapo degjoi emrin e tij te permendej nga mediat.

Vendi më i sigurt në SHBA

Lejtnanti i policisë, Paul Vance, tha se 18 fëmijë u deklaruan të vdekur në shkollë, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë, teksa çoheshin për në spital. 6 të rritur u vranë gjithashtu, teksa edhe “killer”-i u vetvra në skenën e krimit, me siguri pasi i ka qëlluar vetes.
Një tjetër person u plagos, ndërkohë që policia po heton një skenë të dytë të krimit në Newtown, ku një tjetër viktimë u gjet i vdekur, pikërisht e ëma e vrasësit.
I veshur me të zeza dhe me një jelek antiplumb, autori i masakrës mendohet të ketë patur disa armë. Këtu përfshihen dy pistoleta, një Glock dhe një Sig Sauer, si dhe një pushkë të kalibrit .223, sipas raportimeve.

Të vrarët ndodheshin në dy dhoma, në vetëm një seksion të shkollës, sipas policisë.
Një prind, Stephen Delgiadice, vajza 8-vjeçare e të cilit ndodhej në Sandy Hook të premten, por që nuk u lëndua, tha se masakra ishte traumatike për këtë qytet të vogël.
“Është alarmuese, sidomos në Newtown, Connecticut, të cilin ne gjithmonë e kemi menduar se ka qenë vendi më i sigurt në Amerikë”, tha Delgiadice për AP.
Në një shërbim përkujtimor në Newtown, njerëzit u mblodhën jashtë dyerve të kishës, siç i drejtoi guvernatori i Connecticut, Dannel Malloy.

Ai e cilësoi sulmin si “një tragjedi e përmasave të paimagjinueshme”, duke thënë se “nuk mund të jesh kurrë i përgatitur” në këto rrethana dhe për të tilla ngjarje.
Në Washington, rreth 200 persona ndezën qirinj për viktimat, jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa disa të tjerë protestuan në të njëjtin vend, duke bërë thirrje për kontrollin e armëve.

“U larguan nga jeta te pafajshëm”

Masakra e së premtes është e treta më e madhe në SHBA, gjatë 2012-s. Në korrik, një person i armatosur vrau 12 persona në premierën e filmit Batman në Aurora, Colorado. Në gusht, 6 veta vdiqën në tempullin Sikh në Wisconsin. E pikërisht këtë javë, dy persona ndërruan jetë pas të shtënave në një qendër tregtare në shtetin Oregon.

Në shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama, tepër emotiv, i citoi këto incidente, teksa bëri thirrje për “veprime të rëndësishme, pavarësisht nga politika”. “Zemrat tona u copëtuan sot, për prindërit, gjyshërit, motrat dhe vëllezërit e këtyre fëmijëve, dhe për familjet e të rriturve, të cilët humbën jetën”. “Nuk besoj te kete ndonje prind amerikan, qe nuk ndien te njejten dhimbje therrese, sic ndjej edhe une”, teksa nisi te perlotej.

Obama ngushëlloi familjet e të mbijetuarve gjithashtu, duke thënë se “pafajësia e fëmijëve të tyre u hodh tutje shumë shpejt, teksa nuk ka fjalë që mund të zbusin dhimbjet e tyre”. Ai fshiu lotët nga sytë e tij gjatë fjalimit me “pikëllim të madh” ndaj jetëve të humbura.

Flamujt amerikanë në Capitol Hill u ulën në gjysmë-shtizë, në nder të viktimave.

Ne nje deklarate zyrtare per mediat amerikane, autoritetet policore konfirmuan numrin e viktimave, teksa jane shprehur te vendosur se “nuk do te lene asnje gur pa levizur” gjate hetimit te kesaj tragjedie. Ndersa autoritetet vendore te Newtown-it jane shprehur te tronditur ne konferencen per shtyp, duke e cilesuar kete masaker si “futjen e nje djalli ne komunitet”, ku u mor jeta e shume femijeve dhe disa te rriturve. Vetem nje individ i ka mbijetuar kesaj tragjedie, i cili ka perfunduar i plagosur ne spital, pikerisht zevendes-drejtori i institucionit.

U mbyllën shkollat e tjera

Policia mbërriti në shkollë menjëherë, rreth orës lokale 09:40 të së premtes, duke iu përgjigjur raportimeve se një i armatosur ishte në ndërtesën kryesore të shkollës, si dhe kishte hapur “plagë të shumta me armë zjarri”. Dëshmitarë raportuan rezultatet e dëgjimit të të shtënave, teksa njëri sugjeronte se “mund të ishin shkrepur 100 plumba”, në një intervistë me CNN.
Një prind, Richard Wilford, tha se djali i tij 7-vjeçar, Richie, përshkroi një zhurmë që “tingëllonte, siç e quajti ai, rënie kanaçesh”. Wilford tha se mësuesja e djalit të tij kishte mbyllur derën e klasës dhe u kishte thënë fëmijëve të vendosen në cepin më të largët, deri sa policia të mbërrinte.
Autoritetet thanë se kishin mobilizuar “çdo aset të mundshëm” në përgjigje ndaj të shtënave. Ekipet e oficerëve, me disa qen, kontrolluan shkollën dhe evakuuan ndërtesën. Zjarrëfikësit u thanë fëmijëve të mbyllnin sytë dhe të vraponin menjëherë larg shkollës, sapo të dilnin nga ndërtesa.

Sandy Hook, e përshkruar nga korrespondentët si një prej shkollave më të vlerësuara, kishte më shumë se 600 studentë, të moshave midis 5-10 vjeç.
Dëshmitari Mergim Bajraliu, 17 vjeç, tha se kishte dëgjuar të shtëna nga shtëpia e tij dhe kishte vrapuar menjëherë drejt shkollës, duke kërkuar motrën e tij 9-vjeçare, e cila nuk kishte pësuar gjë. Ai foli për një skenë emocionuese, prekëse, në shkollë, pasi prindër në ankth vraponin për të gjetur fëmijët e tyre. “Të gjithë ishin të traumatizuar”, tha ai.

Fillimisht, raportimet kontradiktore folen per dy atentatore, por policia pergenjeshtroi lajmin. Nje zedhenes tha se ndersa nje person i dyte u arrestua ne shkolle dhe po merret ne pyetje, ai nuk konsiderohet zyrtarisht si nje i dushuar.

Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore.
Përveç të vdekurve, janë regjistruar edhe një numër personash të plagosur, tre prej të cilëve raportohet në gjendje kritike nga “CNN”.
Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u qëlluan.
Burime të tjera thonë se të shtënat ndodhën brenda një klase.

Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Danell Malloy, ka vendosur te takoje personalisht familjet e viktimave. Autoritetet amerikane nuk konfirmojne bilancin e vertete te tragjedise, deri ne momentin kur te gjitha familjet e perfshira do te jene lajmeruar per tragjedine.

Burime zyrtare konfirmuan se sulmi u krye me nje arme te kalibrit 223 milimetra. Gjithashtu, ne vendngjarje eshte gjetur edhe nje pistolete.

Ndonese incidentet e armatosura ne shkollat amerikane kane bere buje edhe me pare, kjo masaker eshte e krahasueshme me me te renden te ndodhur ndonjehere, ne nje universitet ne Virxhinia, ku 32 studente u ekzekutuan nga nje tjeter student, i cili ne fund te masakres vrau veten ne vitin 2007.

Ne dy ngjarje te tjera te ngjashme per nga natyra gjate 2012-s, nje agresor vrau 12 persona gjate premieres se filmit te “Batman”-it ne muajin korrik, ndersa ne gusht, gjashte persona u ekzekutuan ne nje tempull indian ne Uiskonsin. /top-channel.tv/

20 Comments

  1. Zemrat tona jan te rendueme, me dhimbje per keta femij te pafajshem.
    Eshte edhe ma tragjike kur kjo ndodhi para festave te motmotit.
    Le te lutena per shpirtnat e tyne dhe per familjet e tyne..qe te mbijetojne kete
    dhimbje te papershkrueshme. Zoti e bekofte Ameriken..atdheun tone te dyte.
    Per ata qe jan te pikelluem ngushllime e per ata qe jan mire urime per festat.
    Nga New Yorku i madh dhei bukure, por sot ne pikellim, ku flamujt u shpalosen ne gjysem shtize..per repsket te atyne qe humben jeten!

  2. Ky eshte faji i republikaneve qe refuzojne te adaptojne nje ligj per ndalimin e shitjeve te aremeve. E pash ne Euro News sot nje ligjvenes amerikan i cili tha se ne disa shtete te rinjet me veshtire e kane te blejne nje birre ne shitore se u kerkojne leternjoftimin, kurse me ble nje revolver nuk te kerkojne asgje. Ky eshte nje absurditet qe vetem republikanet dhe perkrahesit e tyre e bejne. Tash sa here republikanet e bllokojne kalimin e nje ligji te tille ne kongres dhe dhomen e senatit gjoja me arsytimin se kushtetuta thote se qytetaret gezojne te drejten e armembajtes per mbrojtje…

    • Ti si jurist t’duhet me dijt se Amerika e ka demokracin.Atje muç me xijerr levoren n’mjedis t’rrugës e me vra njerin.Me çua dorën Republikanat për mei hjek arëmt prej urruget aeter kin me hup do kapitalista e kush kime financua republikanat.Jo i neruoshimi Jurist Republikanat nuk mujn met garantua se nuk kamet vra dikush n’mjedis t’rrugës,jashtu asht demokracija e Amerikës

  3. Si pasoje e ketyre anomaliteteve tash sa here po ndodhin keto tragjedi ne Amerike. Kur ndodhin raste te tilla si dje ne Sandy Hook, Con., republikanet futeten ne vrima dhe evitojne komentet qe mos te irritojne publikun. ARA eshte organizate e cila promovon dhe mbron te drejten armemajtjes dhe ka lobin me te fuqishem ne Washington,dhe ka perkrahjen e ligjvenesve kryesisht republikane.

  4. ma shum se 90% te vrasjeve e krimeve ne shba kryhen nga armet ilegale dhe jo te bleme ne mnyr ligjore, kshtu qe ndalimi i blerjes se armeve legale asht gabim dhe ne kundershtim me te drejten amerikane

  5. Merrni me mend, sikur nje malsor te thoshte,zoti e ruajt Malin e Zi, atdheun tone te dyte.
    Ku kishte me na vendos Prela me bashkpatriotat e tij nga dijaspora?

  6. Marku..kjo eshte targjedi..s’ka te bajne me politike more burr??!!
    Sidoqofte ju keni opinionin tuej e une timin…
    Per mue Amerika eshte e shtrenjte, ai vend qe me ofron lirine e fjales dhe te veprimit (kuptohet brenda ligjit), nuk me diskriminon ne asnje menyre.
    Kur Mali i Zi tu ap te drejtat dhe te ndalin diskriminim atehere mund ta “quani atdhe te dyte”.
    Mos harroni se Amerika nuk mori tokat tona dhe as nuk an pushtoi..kurse MZ dihet??!!!
    Shqipatret kudo jan prej Ameriket vec mire kan pas gjithmone…Tung

  7. Zoti Marku, shpjegimi eshte ky: te paret tane luftuan per te mos mbetur nen Mal te Zi, dhe se fundmi parejtesisht dhe arbitrarisht kunder dashires tone mbetem nen Mal te Zi. Ne vitet e 60-ta dhe 70-ta shume malesores, si pasoje e dikriminimit dhe politikes perfide per te boshatisur trojet shqiptare emigruan per ne Amerike ku gjeten mikepritje dhe bujari.

  8. Zoti e bekoft Ameriken me tan ata marrana e psikopat? Interesant…

  9. zotin e pacin ne ndihem familjet qe humben antaret e familjes,tragjedi voglushet pa pare cka eshte jeta mizorirsht nje katil jau shkurtoj endrrat e tyre te bukura e thashte zoti kso rastesh mos te ndollin askund ne glob….

  10. Ti z.Prel e hape ket tem , ti e bekove Ameriken,kurse une thjesht bera nje pyetje.
    Per ty Vrojtues nje pyetje, e cila kje lufta e shqiptarvet, per mos te mbesin nen mal te zi.
    A e din rezultatin e referendumit per pavarsin e Malit te Zi,dhe qendrimin e shqiptarvet.
    Nga aj rezultat del se mbi 90% te shqiptarve e pranuan ket shtet, per te cilin
    Na ullzuan dy kryeministra shqiptar, Berisha dhe Cheku

  11. Zoti Mark, pasi me pyete po te pargjegjem: nuk e di sa je ne dijeni per betejat e pergjakshme per mbrotjen e Hotit dhe te Grudes, Plaves the Gucise, Ulqinit dhe Tivarit ne vitet e 1880. Ato jane betejat me te pergjakshme qe te paret tane kane be bere kunder forcave malazeze te udhehequra nga Mark Milani i cili per fat te keq kishte gjak shqiptari. Ato beteja u fituan nga shqiparet, por per fatin tone te keq, Fuqite e Medhe ne vitin 1913, edhe perkunder mospajtimit te shqiptareve, ato toka shqiptare kaluan nen sovranitetin e Malit te Zi.

    • I neruoshimi Vrojtuos a muç mena kallzua përse nuk na kan dasht Fuqit e Mëdha e kû e kapa fajin Komi Shqiptar me 1878,1912, 1913, 1920, 1945 e 1990,ose nuk e kem dasht na vetvetin. Gjithmon po përmëten Fuqivet t’Mëdha e kurr nuk përmêtet faji ose padijeja e diplomacis t’Komit Shqiptar.Komi Shqiptar ka dal gjithmon si fituos luftash,kudra Turkut 1911 kudra austrohungaris me 1919 edhe kudra fashizmit 1945 e tash von kudra Srbijet Kosova.Aty diçka te Komi yn nuk asht ën rregull.

      • Amerika asht i tjetër bjesed,atje muç me bâ çka t’duosh por jo deri çi t’duosh.Amerika e ka demokracin për kapital e jo për popull.Si muj me kën demokracija ku nuk guxon me dal n’rrug se dron se povret dikush?Si asht demokracija kur kan mujt Malësor me ble arm sa t’duon e me vra jari tjetrin.Ni ke shkua me pi i got e tâ dash me kqyr rreth e rreth a pot vret kush e po thon se asht maemadhja demokraci n’bot.Jeky rrezik ka arrdh prej demokracijet.pushoshin paq.

  12. tyrp per ju, po ku e keni kulturen?
    ne kso lloj temash ju flitni ktu bastarllina.
    tanve qe jenu kshtu vije me va nalua krejt pjesmarrjen

  13. Valla Mali, ne vertete na mungon kultura se me sa duket ate na e volle ti dhe si duket ke mbingarkese te saj. Ne ne fakt shtjelluam dicka, por ti mbete i paqarte ne shenjestrat tua.

  14. SHBA, vendi i vetem deri sot ne historine e njerezimit qe perdori Bomben Atomike, bile dy here brenda disa ditesh, kunder civileve, gra, pleq, femije, te semure, te shendoshe, nga cka edhe sot ka pasoja tmerruese…Zoti e Bekofte Ameriken dhe Bombat Atomike!!! gjithsesi jame kunder cdo dhoj krimi kaq te cmendur qe ndodhi ne Konektikat por ky eshte realiteti amerikan…te kishte ndodhur dikun gjetiu menjihere SHBA e kishin qujt Sulm i Terroristave Islamik!!!! kam dhe nje pyetje: ne cilin vend te botes nodhin kesi krime kaq te cmendura vecse ne Amerike??? ka ardh koha kur Amerigo Vespuci duhet…

  15. Zoti e bekoft Ameriken dhe popullin Amerikan ngushllime mikun mat madh te kombit Shqiptar

  16. amerika ska dasht me hi as luften e par botnore as ne te dyten por ka nejt neutrale deri sa e kan sulmua en tparen gjermant duke bombardua nendetset amerikane kurse ne dyten deri sa japonia e ka ba
    rras me tok Pearl Harbor. Besa ater asht fut en luft edhe e ka perfundua si tparen ashtu edhe luften e dyt botnore. qysh ater e sot amerika
    asht hyper super power. superfuqia ma e mir der tash. paramenoje me ken superfuqi Kina ose Rusia ose Irani cka kishte me ndodh me
    bot

  17. qe se Dodgjeka na e sqaron cka dmth demokracia 🙂
    bota e falenderon usa qe i ka krye 2 luftat botnore qe i kan nis evropjant.
    dekomraci asht me pas drejt me ble armen cdo njeri qe ka dosje te pastert. ata qe duen me ba masakra e bajn se armt blehen edhe ma leht ne mnyr ilegale.
    kjoft bekua amerika miku i vetem
    yni

Comments are closed.