Dhjetë shtetet që më së shumti e urrejnë Amerikën

Në studimin e fundit të zhvilluar nga Meridian International Center dhe Gallup, në përputhje me projektin amerikan Global Leadership, janë anketuar banorët e huaj në 130 shtete të botës.

Në disa pjesë të botës, njerëzit për SHBA-të mendojnë kryesisht negativisht dhe kanë mendim shumë të keq për lidershipin e këtij vendi. Në shtatë vende, më shumë se 60 për qind e popullsisë nuk mendon mirë për udhëheqjen e sotme amerikane, ndërsa në Pakistan ky numër arrin në pothuajse 80 për qind.

Bazuar në hulumtimin, portali 24/7 Wall St. ka publikuar një listë të dhjetë shteteve, banorët e së cilave urrejnë më së shumti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumica e shteteve në listë janë të vendosura në Lindjen e Mesme, ku SHBA-të janë të pranishme politikisht apo ushtarakisht.

Në dy vendet e fundit janë Greqia dhe Serbia. Siç thuhet në portal: “Serbët janë të zemëruar, sepse SHBA-të ishin ndër të parat që i dhanë mbështetje Kosovës së pavarur”.

Dhjetë shtetet që urrejnë më së shumti SHBA-të janë:

1. Pakistani
2. Palestina
3. Algjeria
4. Libani
5. Egjipti
6. Irani
7. Iraku
8. Jemeni
9. Greqia
10. Serbia

/MALESIA.ORG/