LDnëMZ Dega Plavë-Guci fton në bojkot

Lidhja Demokratike në Mal të Zi dega Plavë-Guci me rastin e zgjedhjeve presidenciale të 7 prillit fton të gjithë shqiptarët të bojkotojnë këto zgjedhje, duke mos dalë në zgjedhje fare.
Për ndryshim nga kryetari Mehmet Bardhi, i cili ju tha shqiptarëve të vendosin vet , dega e Plavë-Gucisë fton shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi dega Plavë- Guci me rastin e zgjedhjeve presidenciale me 7 prill duke u bazuar në parimet e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, dhe duke mos pasur asnje arsye për të përkrahur ndonëjrin nga kandidatët për president të shtetit të Malit të Zi, fton të githë shqiptarët që ti bojkotojnë këto zgjedhje ( duke mos dalë në zgjedhje fare ) për shumë arsye, shkruan në kumtesën e LDnëMZ Dega Plavë-Guci.

Ndër arsyet, shkruan në kumtesën, këto që do ti cekim më poshtë:

–          Diskriminimi i shqiptarëve dhe përfaqesimi jo adekuat ( proporcional) i tyre nëpër intitucionet publike ( polici, gjygjësi, shëndetësi etj.)

–          Diskriminimi i popullaëts shqiptare me rastin e shpalljes së njëanshme të parkut nacional “Prokletije” në kundërshtim me interesin dhe vullnetin e popullit shqiptarë.

–          Shpallja dhe mbajtja e referendumit për forminim e komunës së Gucisë kundër vullnetit dhe interesave të shqiptarëve, referendum i cili i ndanë në dysh shqiptarët në këtë krahinë.

–          Mosrealizimi i kerksës  më se 20 vjecare e popullatës shqiptare për kthimin e  statusit të komunës, për komunën e Tuzit gjejgësisht Malesisë

–          Diskriminimi i shqiptarëve me miratimin e ligjit zgjedhor, ligj i cili na kthen mbrapa pikrisht si para vitit 1997.

–          Diskriminimi i shqiptarëve permes ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare.

–          Diskriminimi i shqiptareve në arsim, përmes planprogrameve arsimore, teksteve shkollore dhe arsimit të lartë

–          Izolimi total i komunës së Plavës dhe Gucisë për një kohë të gjatë, mos investimi dhe mos zhvillimi ekonomik në këtë komunë.

–          Shpërblimi i shqiptaërve për votimin dhe përkrahjen e referendumit për shtetin e Malit të Zi me aksionin famkeq “fluturimi i shqiponjës”, ku si shperblim fituam burgosje dhe ushtrim dhune ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

–          Mos kthimi i pronave të shqiptarëve të ozurpuara nga pushtetet e mëparshme

–          Diskriminimi i shqiptarëve për përdorimin e dygjuhsisë, edhe pse një të drejët të tillë na e garanton kushtetuta e Malit të Zi dhe statuti i komunës së Plavës, në rastin konkret në këtë proces zgjedhor vulat dhe fletvotimet nuk janë të shtypura në të dy gjuhët përpos në 5 vëndvotime, përfundon kumtesa e LDnëMZ Dega Plavë – Guci. /MALESIA.ORG/