Për shkak të motit shtyhet aksioni i pastrimit të ambientit

Për shkak të motit me shi, sot nuk do të zhvillohet aksioni për pastrimin e qytetit me rastin e Ditës së Tokës, por shtyhet për të mërkurën me datën 24.04.2013 në të njëjtë orë në të njëjtin vend!!!


Ju faleminderit për mirëkuptim!

OJQ Koha Jonë

 

Me 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, OJQ Koha Jonë organizon aksion për pastrimin e ambientit.

Lexoni lajmërimin e OJQ Koha Jonë: 

OJQ “Koha Jonë” me datën 22.04.2013 me rastin e Ditës së Tokës, do të organizojë aksion qytetar për pastrimin e qytetit. Aksioni do të fillojë në ora 12.00 nga ndertesa e Komunës Urbane të Tuzit përmes qendres së Tuzit deri te Gjimnazi “25 Maj”. Në të njëjtën mënyrë të gjitha shkollat fillore në fshatrat e Malësisë, në mënyrë të organizuar do të pastrojnë ambientet ku ata kalojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Malësisë që ditën e hënë, më datën 22.04.2013 në ora 12, mrapa ndërtesës së Komunës Urbane të Tuzit të na bashkangjitën në këtë aksion qytetar në mënyrë që të gjithë bashkë të tregojmë qytetari dhe të ndergjegjësohemi që ambientet ku ne jetojmë duhet ti mbajmë sa më paster.

/MALESIA.ORG/