Opozita e Malësisë shfaq pakënaqësinë për ardhjen e fshehtë të z/kryebashkiakut të Podgoricës në Dinoshë

Camaj : Mugosha ia dorëzon fanellën lojtarit rezervë

Siç njofton gazeta e perditshme “DAN”, ardhja sekrete e nënkryetarit të Kryebashkiakut të Podgoricës Vladan Vuçeliq me qëllim që banorëve të këtij fshati t’ua paraqesë një version të punuar të Planit Urbanistik për fshatin Dinoshë mund të nënkuptohet se Kryebashkiaku Mugosha ia dorëzoi fanellën lojtarit rezervë, mendon Nikollë Camaj, këshillëtar i Lidhjes Demokratike në KU të Tuzit.
Kryebashkiaku Mugosha kishte njoftuar javën e kaluar se ai do të vizitonte Dinoshën me qëllim që banorëve të këtushëm t’u paraqesë Planin e Zhvillimit të këtij fshati. Megjithatë, në vend të tij, dy ditë më parë në Dinoshë u shfaq Vladan Vuçeliq.

Kur në mars erdhi deri tek incidenti në Dinoshë, Mugosha kishte përdorur një fjalor i cili nuk është e përshtatshme për një Kryetar Bashkie, por është i përshtatshëm për Mugoshën.
Për këtë mendoj se dinoshjanët s’do ta mirëpritshin me kënaqësi, prandaj ai çoi dikën që ende nuk i ka shpenzuar kreditë tek banorët. Kryebashkiaku ska çka të kërkojë në Dinoshë. Unë mendoj se me këtë ai sikur do të tregojë se në Kryeqytet ështe e pashmangshme që të vihet deri te ndryshimet dhe se ata mund të llogarisin në njerëz të tjerë.
I vetdishem se po largohet, me siguri përpjeket për të zgjidhur disa gjëra në favor të Kryeqytetit dhe jo për të mirën e banorëve tanë. Përderisa ardhjet në Dinoshë janë të fshehta, nuk mund të vlerësohen si pozitive. Unë shpresoj se Dinoshjanët e kanë hetuar këtë dhe do ti thonë “Goodbye Charli” . Mendoj se me këta Mugosha ia jep fanellën lojtarit rezervë, thekson Camaj.

Sipas Camaj, në Dinoshë shkojnë msheftas gjithmonë kur kanë në plan diçka që nuk është “e ndershme, e drejtë dhe e përgjegjshëme për qytetarët”. Kur shkohet msheftas shkohet me qellim që të fitohet përkrahje në mënyrë që ma vonë dikush mos të kundërshtojë planet e tyre. Të gjithë e dime se Donoshjanët i kundershtohen urbanizimit të fshatit, e për ndryshe është edhe kontradiktore që të urbanizohet Dinosha përderisa nuk kemi urbanizuar qëndrën e Komunës Urbane të Tuzit.
E gjithë kjo flet për qëllime jo të ndershme në raport me Malësinë dhe perpjekjet e tyre për të përfituar her njërën palë, her tjetrën. Nëse kemi parasyshë rezultatet e zgjedhjeve të fundit, ata nuk kanë më mbështetje në Malësi – thotë Camaj.

Ndersa Kryetari i Kuvëndit të KU të Tuzit Fadil Kajoshaj mendon se Mugosha kurrë nuk do të vijë në Dinoshë dhe kështu gjithëherë do të çoj dikënd në vend të tij. Gjiçka që propozon Kryebashkiaku Mugosha është kunëdr dëshirës së banorëve. Vuçeliqit i kam thënë se propozimi që e kanë ofruar për Planin e zhvillimit, për Dinoshën nuk do ta përkrahin as qytetarët dhe as Kuvëndi i KU të Tuzit. Ne do të paraqesim vërejtjet tona me shkrim – tha Kajoshaj. Ai shtoi se KU e Tuzit me 21 shkurt i ka dërguar letër organizatorit, ku kanë kërkuar që në projekt të përfshijnë kopshtin e fëmijëve , qëndren për kulture si dhe një klub penzionerësh. As qytetarët e as Komuna nuk kanë kërkuar që në plan të përfshihën kapela dhe zgjerimi i varrezave. Ata që kanë parashikuar zgjerimin e varrezave do të thotë se shkojnë kundër dëshirave të fshatarëve të Dinoshës dhe kjo është më shumë se keqdashje – thotë Kajoshaj.

Albert Camaj

 

37 Comments

  1. Po se dreqin nuke po mesohna mende dikure,po a kemi sy ne badhe e mende ne krye a po e shohim se cka po bajne me ne.Po ne se jemi te gjithe budalla dreqi ta haje ,ku dreqin jane udheheqsat politike,nuke e keme ne principe me u ba me nerva por keta jane te gjithe kufijte e tejkaluar.Nuke kame nerva te shkruoj me gjate,porpershendetje

  2. Kajoshaj vet e ka votuar palnin urbanistik bashk me udsh, dhe dps, tash lete l..ehi sat te done dhe ti mashtroj qytetaret si shpetimtare. tyrp per te dhe per shokt e tij.

  3. kajoshaj smundet her me shtet her patriot je en kolicijon me shtet e je me ekstremista fetar por kur sje ken patriot shqiptar

  4. Koha asht mej pa gjanat realisht. p.sh. aj djali me mjekerr si talibant pati thane ne nje inerviste: Na e kemi shtetin prej vetit, me fjale tjera, bajme chka te duem. Besoj se nuk jam i vetmi qe ka pa intervisten.

  5. Dinoshjanet kerkojne te ndertojn kopshtin e femijeve, qendren e kultures dhe klub e penzionerve te Kisha e Shen Hillit me qellimin kryesor per te mos lejua ndertimin e kapelles dhe zgjerimin e varrezave. Toka asht prone e Kishes ku partia komuniste me ’45 ja ka konfiskua dhe me ligjin e restituimit Kisha ka drejt ta marr pronen e vet…ashtu sic ka ba xhamia e tuzit. Kyt fakt Kajoshaj dhe te tjer politikan dinoshjan e dine mire prandaj kerkojne qe kto 3 objekte ti ndertojne buze Kishes ne pronen e saj. Ne Perendim kto 3 objekte kurr nuk ndertohen pran kulteve fetare e aq ma pak pran varrezave…kjo ndoll vetem ne Afrik .

  6. Ne qoft se lojtaret e timis pare jane te kqi ather duhet shkuar ne rezerva , por sidoqofte mua me duket se si ata qe jan standrad si ata ne rezerve nuk ja vjen kuj 5 centa , kishte me ken mire te gjith mej qit nga loja e mu tha hajt e ruoni lopet se nuk ini per tjeter vetem per by…te vet se hanadreq se jav pa mush hajrin perpos xhepi yj …….

  7. Po, Pranvera, e kemi pa. E besoi se na e pergadisin nji befasi (jo te kandshme) si zakonisht!

  8. Une nuk e di se chka nenkuproni ju me fjalen Opozit?Por me sa e di une dhe me sa jame i informuam me ngjarjet e Fundit Politike ne Malsi dhe Male te zi as Camaj dhe as Kajoshaj nuk jane Opozit persa i perket pushtetit Lokal Kajoshaj eshte ne pushtet, ndersa ne nivel qendror LD ne MZ eshte ka perfaqsuasin e koalicionit pjes te shumices parlamentare. Ater kush eshte Opozit ktu…
    Po disa njerz ne vend qe te largohen nga politika te kerkojn falje per te kqiat qe ja kane ba Malsis, me i kerkua falje popullit, populli i fale me gjithe se njeni prej ketyre t dyve e ka dite mire se chka asht tye baaaa.
    Sot mundohen njeni po mundohet me josh kete tjetrin politikisht prej pas gardhit qe kane pas ndermjet njani qe tradhtonte hapune tjetri prej pas perdes….

  9. Analisto, urrejtja ndaj dikujt ste len me i pa gjanat nrejt. A asht SDP ne pushtet qendror, por ne Podgoricë asht opozite. Keshtu edhe LD e IQ. Sa per analist qe je më çudit çi flet kso marrinash edhe pse e ke pranua se e urren njanin prej ktyne. Po ai asht pak ma i mencem se ti, e derisa ti se njeh thanien, rri shtrëmt e kuvët nrejt, ai e din thanien, qëjt lehin e karvani vazhdon.

  10. Z Zef Lulgjuraj pa kurrfar nenchmimit dhe urrejtjet ndaj bashkmalsoreve te mi ku do qe ata ndodhen, une i komentoj gjanat ashtu sich jane, dhe ashtu sich eshte e vertet. Persa i perket asaj se njeni prej tyne eshte ma i urt se une aty sdua me hi se ai qe thote per veti qe jam ma i urti din mai pakti. Por une te garantoj qe njeni nga keta dy, eshte ma dinak se une dine me tradhtua e une sdi, eshte manipulator e une ni gja te tidhe nuk e kam praktikua kurre, eshte ma demagog se une, sepse une gjthher i them gjanat ashtu sich jane.
    Persa i perket thenjes qenet lehin e karvani ecen perpara, besom se me jeta qen qe jane duke lehur per te karvani vetem mrapa eshte duke i shkuar….

  11. Zefot edhe ni gja nese SDPja eshte opozit ne podgoric dhe nuk do te thote se eshte eshte Mazhoranc ne Nivel qendror ka Ministra, Ndihmesministra, dhe Zvkryeministrin ne Qeveri.
    Ka Kr e parlamentit, per SDP nuk mund te thohet se eshte opozit mose per UNION e LDne MZ qe skan ken kurre edhe ata jane fajtoret kryesor te gjendjes se mjeruar te shqiptareve ne Male te Zi. Ti Zefot mos fol per mech se besom se nuk merresh vesh ne pulatik ma shume se vet Mjeksi.

  12. Vet spo thom se jam ma i mencem, por thac, duket se ai asht ma i mence se ti e bela edhe sasht. Por ma dinak se ti sasht me siguri se ai vepron haptas e ti pshehe pas jektij analistit. Kur ti thuesh kto gjana me emen tat belda edhe te besoj. Deri ater vet ty te shoh vetem si lojtar te pushtetit. Ty bela ste pelqejne por tjeter opozit sot ska vec ld e iq ne tuz

  13. Zef bela asht por bela sasht, bela edhe e ka vlersua se tane Malsia do jete jeshtu si ju qe e perkrahni ater ma mire me ba si bane ai, si baj une dhe kjo na del se ai eshte ma i mechim se vet. Ai haptas nuk vepron kurrifije, por msheftas shume bile, por keto qe i bane ai i kalojn te ju qe jeni politikisht te pavetdishem me chka po ndodh.Thuaje edhe ti me emen mos e shkruaj Zef por ashtu si e ke e po flasim.
    Ti mire e dine se une nuk jam lojtar i pushtetit se me ba me ken kisha me ken me ty e me kete shokun tand qe po i del zot.
    LD e IQ en Tuz jane Opozit asht e vertet, e ne Podgoric jane Mazhoranc, Ke viej me i shfyrtzua jeto kullosa jeksaj Pranver ma mire se me u marre me i gja chi i ke met en qaf…

  14. Analisto, ne livade ska cka kullotet se i ka pa marua ai ci te ka godit te kshtuzem, e kur jam marr vet me politik shqiptare ti je ken me reformske snage. Me taman tash do kohe sjam aktiv por hala mun kuptoj se kush ku asht e ni mos kurrgja tjeter mun e di se ti je nji njeri i smut ci malesise as malsorve te miren sva don. Po shyqyr ci nuk ke gja doret vec jet forum ku pa emen tat, mune me sha gjithkan.

  15. E more Zefot po chka dine ti se chka jane ken reformmske snage po ti nuk dine se chka done me thane fjala Reform, e she se nuk dine chka shkrua ke dasht me shkrua i kufizuam e shkrua i kushtzuam hahahahahaha. U tane jeten kam tej ty me t thane se je budall e sem ke besua.
    Politika jote shqiptare na ka pru ktu ku jem ne shkatrrimin politik te shqiptareve, per arsye se asht fillua mrapsht e ja kane nise njerzit qe kane qen laik ne politik,si persh ti qe ske dite tjeter vetem zivio Tito ty rrah me krrab neper aksione punojnse.
    E More more, ti ke kujtuaj se e ke kryet e math se ke edhe met po ti tana krye me byk ka pune me bush e jo me met…

  16. Ti zotni analisto vertet e zbulove vetin se kush je se nuk e ke gja te re me u pet njerezve en qaf e me u shpif tue kujtuejt se jane ata ci menon ti e ne fakt ske lidhje. Malesia e din je ni psikopat e antishqiptar more vgjc e vec u ban ner njerzve kur i fye se ua rrit rejtingun. Pra vet kisha me dasht me ken si ai ci i drejtohesh ti, por as qenin nuk kisham me dasht me pas si ti.

  17. More Analo, me ba me u kandidua,per kryetar te komunes urbane ti, e ne anen tjeter i nipi i Ali Gabelit,te garantoj se nipi i Alis kite me te fitua bindshem.
    Pra kaq autoritet gezon ti ne Malsi, more sekletari i partis komuniste por edhe i besuami i partis tash e gjithmon

  18. En rradhe te pare une nuk jam ai qe mendoni ju, se e di se per kane e kini fjalen,por ju garantoj se per keto gjana qe ju flisni dhe medemek mundohi te shisni mend ketu ne Forum ma mire si une fjetun se ju chuam, e noshta situaten e shqiptareve e njoh ma mire se VGJC sepse ai e ka pas lshua me 1990 ndersa une pak ma vone.
    Une asnjeher nuk kam qen ne Forcat Reformista Nikolla juaj ka kerkua me hy aty, Une asnjeher nuk kam qen me Liberalt dhe Unitetin popullore ku e keni pas Vasel S as me Stankovicin e VGJC dhe as me Gjukanoviqin tuaj qe jeni ju me te e sot shiteni si Opozit.
    Ti Zefot une e ti nifena kaher, po ti vone e ke shkye libresen e komunistave ti kur e ke themelua LD hala e ke pas en xhep.
    Fatkeqsi asht ken ater e tash por ma mire shtyj jaso karrocash en Store more Kal Ka,,,,cet.

  19. O Mehill me ba me u kandidua une kisha me marre vota ma shume se ti po te garantoj, se jam i bindun se ke Autoritet me te vogel se ALi Gabeli.
    Nuk shkruhet Sekletari po Sekretari more fyell latonit une skam ken kurre Sekretar ti bela e ke fjalen per N……n ai ka ken Sekretar i PKJ ka ken edhe i LDne MZ me instruksione te Misko Vukovicit ka punua edhe si Sek i PK edhe i LD.
    Keni ba pune te madhe ju me M……t B…..n tash me T….r Gj……j, s….. nga Gucia e qe nuk asht ma i mire as S….i B…….j te gjithe te afermit e tyne i kane te punsuam ata patriota.
    N…..n as ni dite nuk ka tej pa pune por ai ka ra en dore te tyne ka dite edhe eshte sherbtor i sig qysh se e ka pas ba ni gabim.
    E mjer Malsia kush po i pri e kush i ka pri….

  20. VGjC psikopat dhe njeri pa moral njerzor. Ai po i ndy edhe ata qe po i perfaqson e perkrah…
    Ma shum ka respekt ni konobaric ne Malsi se ai

  21. Pasha besen e zotit more Rrok je ty hager jata qe se hane burrat se VGJC une e kam njoft me te 1990 por tash nuk e kam takua ka 3 vjet.
    me 1990 VGjC asht ken njeri prej atyne djemve te Malsis qe skan lane gja pa i thane Rrahman Morins en Podgoric, Branko Kostiqit en Tuz, Ai edhe Gjon Dreshaj e do tjere qe i kane perkrah.
    Une kam pas ater rrespekt kam edhe tash por ju jeni njerz kafenesh, bani politik kafenesh, keni rrespekt per Kamariere e jo per Patriot se Kamariere shkruhet RRok e jo konobaric, por ju kur sdini me fol shqip, me shkrua shqip, sdini as me menua shqip.

  22. Eshte e cuditshme sa shum po merreni me V GJ C, a ashte e mujtun se aq hale ne sy po e paska Milli me bashkepuntoret e ti!
    Nuk po me duket se po mund ta ndaloni, frigohem se shum shpejt do te kapitulloni ju se bashku me Gjukanin,
    Si e di une V GJ C eshte politikisht nji nga shqiptaret ma te spikatur ne Male te Zi.
    Une nuk e di kush jeni ju qe cpifni ketu, por nese dikush nga ju ka qen ndonjeher i kycun ne politik,ateher nga komentet ketu shifet se i cilit nivel jeni.
    Kete propagand qe po e bani ketu( ne emer te DPS), shume shpejt do ta leni, se Milloja i ka ditet e numruara!

  23. Analisti ta krahasosh me kamariere mu dukt pak si shum, per ata e shkrova konobaric se aty mund te krahasohet aj far “burrit”.
    Vertet se nuk ja vlen te flitet per te se ai kurr ni tmir nuk e ka ba perpos qe esht krah i reformistave te stankoviqit, e tash pajoviqit por edhe “shef” i disa trinjve tcilt i ka flliq. Ai jo se seshte politikan, analist, patriot por nuk asht njeri ne kuptimin e fjales.

  24. don zoti krye Milli e me ta edhe ky shtet, ater nuk mbetet vend as per at “burrin” por shkon bashk me shkijet e millos per tcilt punon si puntor i lir

  25. Ti Roko duket se je ose Patiot-idiot ose ndoshta si shumica sherbetor i Millos,
    Sa i perket VC ai eshte kundershtari ma i madh i Millos edhe i gjithe sherbetoreve te ti, qe perfat te keq, sot jane shumica e shqiptareve, duke perfshi ketu elle ty.
    Ti duket se po e urren VC se nuk ta don Millon!

  26. Pershendetje, besa more Guri kuq, frato djali na kha ne amerik e dime se sa i mire ka qen ky burri edhe se delegacioni i kuj ka fjet ne shtepin e tij,keshtu qe ne mos u mundo mena tregua kush este V.C se njohim ma mire se ti Por mos e din po te tregoi une se kur ishim ne demonstrata per drejta kombetare ai na shiqonte permes ballkonesh ndersa agjentet e millos dhe delegacionin e tij i prite e i percjellte e ua jepte direksionet e duhura kunder shqiptareve qe ata si dishin e besa pra tan ne prame fleshin ne shtepin e ti. Mos e ke dit po te tregoi une se cfar patiotit eshte ky edhe ne sherbim te kuj ka qen. Rafte mira ma fort e don Millin se ty bir. Por ty e mua e jarit e tjetrin na e sha millin perme marr sa me shume info mej cua aty ku duhet tung .

  27. Komentet qe behen me fuerje nuk kane vlere!Shume veshtire me i marre vesh ata qe e shajne dhe i kane inatin ati qe nuk e don Millin dhe administarate e korruptuar te ti.Nuk e di se kush eshte kush se te gjithe komentojne me nofka XYZ.Mos e gjykoni ate tjetrin per ata qe ju mendoni se ai mendon,gjykoni ate tjetrin per ata qe ai tjetri vepron,vetem aty ku dominon komunizmi dhe diktatura denohet tjetri per ata que mendon se tjetri e ka mendua.Gjykoni dhe denoni ata te cilet haptas punojne dhe jane krahu i djathte i Millit dhe pushtetit ne fjale.

  28. pernimend interesante, qysh se jam ne amerik kam marr pjes 5 her ne demonstrata per ceshtje kombtare, ne washington, new york dhe detroit. ne asnjaren nuk e kam pa “patriotin” v.c. !!!!!!
    a thua ka pas pun ma shum se tjert? a thua skapas mundsi ? a thua dicka tjeter?

  29. RRoko Une jam lodhe duke i spjeguar gjanat, disa njerz jam i bindun 100% se i kuptojn por shtiren se jane sherbtor te konglomenikaturs Fashite te Millo Gjukanoviqit, por besoni se shume shpejt do ju vi funi jo chdoher do te mund ti vidhni votat dhe keshtu me ramjen e ti konglomerati i therrimcave te politikes sharlataneske te klaneve kriminale do te zhduket bashk me ju.
    Dita e clirimit po afrohet, dhe mos bani marak se do te filloj epoka e re ku do te zbardhet cdo gje, ZeF Gjonaj ti ne baze te komenteve te deritanishme qe ke ba kam ardh deri te ni perfundim se ti nuk ie normal, me ty nuk vlen as te merret njeriu.
    I disave ketu nuk munesh me na tregua se kush asht ken Milli kush Stankovici, Kush asht sot Milli kush Pajoviqi. Kush ishin Reformistat cili ishte qendrimi i tyne ndaj Kosoves…

  30. Milloja juaj ulurinte nga sheshet ne Podgoric, kolite shqiptare napadajmo Dubrovnik, politika e tyne ishte politik ultranacionaliste srbe, ndersa Reformistat zhvillonin ni politik ndryshe , por ju kur nuk dine se chka done me thane fjala refor dhe reformator chka kam me u thane une ju.
    Para pak ditesh per Ora 24 ai tha se shqiptareve u kem dal boxhit, po vadha po bile edhe na kane qaros me ni fluturim shqiponjet, e Politikanet tane tradhtar kane marre rrogat 4 Vjet en saje te ati fluturimi, kane legjitimua nje pushtet te imponuar nga Milloja te cilin gjate zgjedhjeve thoni se do ta bojkotojn.
    Ju haptas tregoni se jeni tradhtar edhe nuk u vjen tyrp aspak, ju haptas punoni kunder interesit te popullit te vet, por mos mendoni se do te dorzohemi.

  31. o analist plase to i mbrojt shkavellat Stankoviqat, Kavariqat, Pajoviqat etj. Po cfar shqiptari je ti?
    Po ata shkije jan si Milloja. Ti shum po i don more ata shkije, vllaznit e Millos dhe mbrojtsit e crnagores

  32. Do tju sulmojm deri ne shkatrrimin perfundimtar.
    DIkur nuk besonin malsoret se ni grup i vogel do mund te perbadhet me Perendorin Turke dhe Topat e Degrut dhe Bedri Pashes, por u deshmua se ai qe eshte i drejt dhe lufton pe te drejten e vet kur nuk humbet se nuk len e drejta me hume aio e mban ne siperfaqe.
    U deshmua se cheta e vogel e Ded GJon Lulit ishte Flak Malesh per Armikun dhe tradhtaret e atershem, une kam besim te cheta e vogel e Anton Lulgjurajt se do tja arrin dhe do te dalin e verteta ne sheh me Malsi do te ullheqin Shqiptaret dhe jo tradhtaret, Patriotet e jo Sherbtoret Servil te Pushtetit antishqiptar. |
    Anton Lulgjuraj Gjerdani i burrnis dhe [patriotizmit njeriu qe merr tituj nderit, ka do shkon dhe kudo e thrrasin, qe eshte shpat e ngritun mbi krye te sherbtoreve…

  33. analisti esht ne tnjajten kohe me Kavariqin, Pajoviqin, Stankoviqin dhe Antonin.
    e gazi i botes. leje at djal e mos e flliq se boll e ke flliq.
    dhe mos na e permend Ded Gjon Lulin ne te njejten koh me fisfiriqa

  34. Analisti asnjeher nuk eshte dhe as nuk ka qen ne asnje periull kohore,me Kavarica as Pajovica as Stankovica o k…sh qe nuk kullot din chka fol por sdin chka thot.
    Por jam i bindun se para 100 vjetesh kishim ni Pris te sinqert e ai ishte Deda tani zoti na fali Antonin, une nuk jam jam me te, por e perkrahi me gjithe shpirt, per te eshte aio kenga si zog shqipet Mal mi Mal e ka fal zoti ate djal.
    Kote e keni o UDBasha te gjithe jeni chua e spo doni me lane kete djale me marre Malsin ne dore, duke i pasur si me prioritar Nxansat e Jovo Chaurs e zoti ju vraft.

    • Pershendetje burra po kycem pak edhe vet ne kete dabate po thuajse kote edhe ato te gjitha me sulme nga analisti me shok. Me ta thane te drejten se perbes me ke ba me qesh v..o se pasha besen e zotit me e pas perkrhajen e malsise ky djali smujm me nal vet as ti as askush tjeter, me marr malesine ne dore. Por ne baz te analizave te votave qe me kan than se kapas ky djali ne malesi 190 vota smuj me marr as nje keshilletar ne ate qyqe komunet e jo ma malesine.E ishalla ky fiton e perparon por me shoqin tat vec demtohet e per dit e me shume ja demton imazhin e ti shoqi yt, pasi pothuajse te gjith e sulmojne rreth tejet se dihet cfar kalibret ke qene e je edhe sot.

  35. o analist o njeri i smut, ik mbytu se tka dal sorrati.
    antoni djal i mir por aman sa asht me ty e kavariqin e permes tejet me pajoviqin, e kreu karrieren pa ja nis edhe ai.
    Ded Gjon Lulin mos e permend pash besen ne kto komente. Ai i ka pri Malsis por para se i ka pri ka deshmua se asht prijes. Ajo kuklla jote ka deshTua, to u falenderua ty, se asht vegel jotja to me punsua Kavariqin, bashkpunua me shkije dhe ka promovua flamurin malazez ne zemer te Malsis si askush ma par.
    tyrp te kjoft

Comments are closed.