Këngë e re kushtuar maturantëve (video)

Jemi në prag të muajit maj, kohës kur maturantët përfundojnë vitin shkollor, përgatitën për natën festive të maturës por edhe koha kur ata i japin fund adoleshencës dhe marrin vendime për hapat e tyre në rrolin e të pjekurit. Mbyllet një kapitull rinor-adoleshent dhe hapet një tjetër i cili kërkon më shumë vendosëshmëri  dhe përkushtim, nga ku shpesh edhe varet e ardhmja e tyre.

Nata e maturës është natë festimi e argëtimi e cila shoqërohet me emocione. Emocione të cilat lidhen me një lloj ndarje apo transformim i shoqërisë në një dimension tjetër. Është ajo faza e jetës rinore më e bukur e cila te çdo njeri mbetet në kujtim gjithë jetën.

Një projekt i ri muzikor kushtuar të gjithë atyre që përfundojnë shkollën e mesme, si dhe të gjithë atyre që në mëndje ende kujtojnë ditët shkollore, vjen nga këngëtari i ri dhe shumë i talentuar Shtjefën Ujkaj.  Bëhet fjalë për një këngë të re e cila quhet “Lamtumirë o Shkolla ime”. Kënga prezantohet ekskluzivisht për të parën herë në Malesia.Org.

Që kurë isha në shkollë të mesme, më shkoi në mënd të bëj një këngë për shkollën, pra tja kushtoja shkollës. Kështu unë nisa një bashkëpunim me një kolege dhe shoqe time të ngushtë Leonoren Dukaj e cila më frymëzoj shumë në këtë drejtim. Duke falënderuar Leonoren që ma punoj tekstin unë mora vendimin që te punoj këngën.
Këngën e punova te një muzikant shumë i mirë dhe me një eksperiencë pune shumë të gjatë z. Samir Beqaj, të cilin dua ta falënderoj shumë.
Me këtë këngë dua të përshëndes të gjithë gjysmë-maturantët dhe maturantët e shkollave të Malësisë dhe më gjere“, shprehet për Malesia.Org, Shtjefën Ujkaj.

/MALESIA.ORG/