Futbollistët e “KF Malësia” kthehen në Malësi

Tuz – Malësi (11.06.2013)- Futbollistët e vegjël të KF Malësia u kthyen sot nga turneu evropian, që u zhvillua në Shtutgard të Gjergmanisë.

Në këtë turne morën pjesë më shumë se 100 ekipe nga krejt Evropa.

Talentet e rinj treguan përgatitje të shkëlqyeshme. Ata ditën e parë të turneut, arritën të kualifikohen për ditën finale. Ditën e dytë u mungoi vetëm 1 pikë për tu kualifikuar në çerekfinale të turneut.

Sipas fjalëve të trajnerit, David Camaj, ata për dy ditë zhvilluan 15 ndeshje; 5 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje. Ai tha se është i kënaqur me paraqitjet e ekipit të tij.

Ai sqaron se rruga nga Tuzi deri në Shtutgard u ka marrë më shumë se 30 orë. Kur këtë fakt e zbuluan organizatorët e turneut, na thanë, “është e pamundur, ju jeni mbretër të futbollit”, tha Camaj.

“Kemi udhëtuar gjatë, dhe ajo ka ndikuar në lodhjen fizike të futbollistëve tonë, megjithatë ata bënë paraqitje të mirë dhe jam shumë i kënaqur”, tha Camaj për portalin MALESIA.ORG.

kf-malesia-nisen-shtutfart-1