Shanset janë të vogla që në shtator të zhvillohet referendumi

Opozita pohon se shanset janë të vogla që në shtator qytetarët të deklarohen për Komunën e pavarur të Tuzit. Ata nuk kanë as një nga shtatë hapat për referendum.

Siç njofton gazeta “DAN”, versioni përfundimtar i studim fizibilitetit, të Komunës së Tuzit ,do të duhet të kompletohet deri në fund të javës së ardhshme . Në versionin e punuar buxhetit vjetor i komunës se Tuzit është llogaritur në 472.000? Me dorëzimin e ankesave nga anëtarët e komisionit është paraqitur dilema se a do të organizohet referendumi deri në fund të shtatorit.

Siç ka deklaruar Kolë Lulgjuraj, këshilltar i SNP-së në kryeqytet, sipas llogaritjes së thjeshtë nuk mund të arrihet shpallja e referendumit deri në fund të shtatorit.

Është e qartë se edhe konkluzioni i miratuar nga Kuvendi i Kryeqytetit në mars, me rastin e shqyrtimit të nismës për të mbajtur referendumin konsultativ për ndryshimin e KU ishte i paligjshëm. Asnjë nen i Ligjit mbi Organizimin Territorial nuk e njeh atë mundësi që Kuvendi i Kryeqytetit të miratojë përfundimet të cilat do të përcaktojnë afatin organizimit të shpalljes së referendumit deklaroi Lulgjuraj. Ai shtoi se në atë kohë anëtarët e SNP-së, kanë thënë se ekzistojnë shtatë hapa që duhet të plotësohen që një zonë të fitoi statusin e komunës së plotë. Kurse ne nuk kemi përmbushur asnjë hap. Procedura është si vijon, duhet të ekzistojë iniciativa e propozuesit të autorizuar theksoi Lulgjuraj.

Funksionari i Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj, është i mendimit se studimi i fizibilitetit duhet të jetë ekonomikë, e jo politikë.

Ata të cilët kanë bërë studimin kanë ra në provimin nga profesioni, sepse ata kanë bërë diçka për të kënaqur Miomir Mugoshën dhe jo realitetin. Më gëzon fakti që autoritetet lokale kanë shkruar kundërshtime dhe si duket edhe ata më në fund e kanë parë se kush është Mugosha dhe si qeveris DPS-i dhe në cilën mënyrë ata dëshirojnë për të arritur qëllimet e veta dhe jo të drejtat e qytetareve.

Referendumi do të shtyhet sepse nuk ka kusht qe të shpallet deri në fund të shtatorit. Ky është studim nakarade.
Kjo politikë çon drejt asaj që Malësia të mbetet pa pushtet lokal, sepse nëse ndahet Malësia ata rrezikojnë qeverisjen në Podgoricë. Ata do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mos prerë degën mbi të cilën janë ulur. Përderisa Malësia do të votojë DPS-in nuk do të ketë asnjë investim këtu dhe as s’do të na japin komunën deklaroi Camaj.

Këshilltari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, situatën rreth studimit të komunës e ka përshkruar si çardak as në qiell as në tokë.
Kompani a e cila e ka punuar studimin nuk e ka hulumtuar por vetëm ka përfshirë të dhënat e servuara. Kanë thënë se është vetëm një version i punimit . Një buxhet prej 472,000 ? në vit është bisedë për fëmijët. Shihet se është lojë në pyetje. Ne më parë kemi punuar një studim të ngjashëm dhe buxheti ishte më shumë se 2.600.000 euro. Kjo është një lojë politike që do të shtynin komunat urbane në zgjedhjet lokale. Pyetja është a duhet për të hyrë në zgjedhje të tilla apo me i bojkotuar. Unë personalisht do të kërkojë përgjegjësinë nga Kryetari i Komunës Frano Lulgjuraj, pasi që ai nënshkroi marrëveshjen me këtë kompani. Të arsyetohesh se Miomir Mugosha, është fajtor e të gjithë kohës ta dëgjoi atë dhe të bëjë siç thotë ai, ky nuk është justifikim. Ne nuk do të heqim dorë nga referendumi deklaroi Sinishtaj.

Lulgjuraj i gatshëm për përgjegjësi

Kryetari i KU të Tuzit Frano Lulgjuraj, ka deklaruar se ka marrë siguri nga kompania që drejton studimin se versionin përfundimtar do ta fitojnë deri në fund të javës së ardhshme.

Me Përgjegjësi them se gjiçka kam mundur, si kryetar i Komisionit dhe KU të Tuzit, në përputhje me procedurën e kam bërë. Unë nuk e di nëse dikush e pengon referendumin, sepse unë nuk e kam këtë informacion. Se a do të arrisim të përfundojmë çdo gjë nuk e di. Nëse dikush nga pozita apo opozita e konsideron se për këtë kam përgjegjësi, unë jam i gatshëm të mbajë përgjegjësi të plotë deklaroi Lulgjuraj. Për pjesën e paralajmëruar financiare të studimit Lulgjuraj nuk dëshiroi të flas.

DPS luan me vota të Malësisë

Kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, deklaroi se është qesharake të flitet për një buxhet prej 470,000 ?. Si kanë pasur fytyrë për të dhënë një informacion të tillë. Unë jam i kënaqur që pikërisht njerëzit nga DPS nuk e pranojnë këtë studim. DPS do të përpiqet në çdo mënyrë për të parandaluar referendumin në Malësi. Nëse nuk do të ketë referendum lirisht mos të llogarisin në votat e Malësisë. Të pavërteta kanë biseduar plotë dhjetë vjet dhe është koha ti ndalojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga referendumi deklaroi Camaj.

Nuk heqin dorë nga pavarësia

Kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Fadil Kajoshaj, deklaroi se hartuesi do të ripunojë studimin. Ne i kemi dërguar ankesat dhe çka ata do të bëjnë do të shohim. Do të na e sjellin versionin e ri dhe kjo duhet të jetë se shpejti. Ne nga referendumi nuk do të heqim dorë kurrë, as për një çmim. Në versionin e punuar mjetet financiare të paraqitura kanë qenë të tmerrshme deklaroi Kajoshaj.

Albert Camaj

6 Comments

  1. O vellezer malsor!!! Neve nuk na duhet ky dreq referendumi, me te cilin pushteti po luan lojen e lodrave sikur ne te ishim femije 4-5 vjec.” Nigjo se ta jap”.. Vertet athua jemi kaq injoranta sa nuk po e kuptoj kete loje qe podgorica zyrtare po bene me ne te ngratet… E kam thene kur Gjukanoviqi e Vujanoviqi premtuam urgjentisht shpalljen e referendumit per komune, e prap po e perseris se ata as qe kan ndermend ta japin komunen pa u mbajt zgjedhjet ne Podgorice. Nese kemi ndonje lidership me perqindje sadopak njerzore e atdhetare eshte koha per veprim.. Komunen duhet ta kerkojme pa kushte, pra pa referendum. E vetmja mundesi per ta fituar kete eshte dalja ne protesta te qeta, se vetem keshtu do alarmonim kancelarite perendimore . Harronjenhi se Gjukanoviqi do na jap komune pa…

  2. vazhdon Harrojeni se Gjukanoviqi do na jap komune pa presion nderkombetar.. Prandaj velllezer malesor te bashkohemi pa dallim feje e ideje dhe ta kuptojme njeher e pergjithmone kete sa nuk eshte vone.. Mos ta lejojme veten , sidomos per hir te femijeve tane, te na mallkoje zoti e kombi. .Nese nuk veprojme tani,te gjithe do jemi fajtor per te berat apo paberat tona…..

    • Sinqerisht,te lumt ajo dore,mir va ke shkrua,por na ra pika tye me va shkrua e tye me u bertit edhe ju nga vendi edhe na nga Gyrbeti,s’besoj se kan me na ndigjua,megjithse duhet ja tash ja kurre…Plotsisht jam dakort me ty,tfala…

  3. ishalla po bashkohna e po i kallxojm Podgorices se dim me ken te bashkuam , e te vendosun….. Bashkimi ban fitoren…
    e ata piunat e tyne te cofin se skan me pa cka me ba!!!

  4. Jekto lojna çi poi bâjn Malazest me Malëso,kallzojnse kush jan politikanat e Malësis, n’cilin nivel e kem intelektin sot.

Comments are closed.