Gjokë Martini, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, viziton Kosovën (VIDEO)

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjok Martini, ka vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, dhe varrezat e dëshmorëve në Skenderaj, i shoqëruar nga veprimtari Adem Demaçi dhe Drejtori i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skender Krasniqi.

Nga vizita e tij e parë në Kosovë, ai ka vlerësuar lartë arritjet e vendit në fusha të ndryshme, duke përmendur edhe rolin e përkohshëm të EULEX-it, largimin e të cilit Martini e ka vlerësuar se mund ta përballojë Kosova.

“Por edhe EULEX-i i ka ditët e numëruara, për atë kosovarët duhet me ken krenarë që kanë arritur suksese në qeverisje, në parlamentarizëm e çdo gjë tjetër e janë zot i vetit si me ushtri si me polici kanë mundësi me u mbrojtë”, ka thënë Martini.

Përkundër vështirësive shëndetësore Martini ka bërë qindra kilometra rrugë për të vizituar Kosovën, për të cilën ka thënë se vëren përmirësime në shumë aspekte jetësore, duke vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve për lirinë e vendit.

“Megjithëse binte shi, dhe ishte mot i dobët, sikur e patë edhe vet, u ndjeva shumë mirë në atë shi e në atë lagie, kisha me ba prapë e prapë, jo vetëm në shi por edhe në ngrica edhe në dëborë e në breshër”, është shprehur Martini.

Gjok Martini organizoi dhe u priu dhjetëra demonstratave e veprimtarive atdhetare në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë, të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri.

Në një vlerësim për atë thuhet se Martini ishte “ Me tepër se një lis i madh i shqiptarizmit, Gjok Martini u kthye në një monument të vërtetë dhe të gjallë të shqiptarisë”. /Kosovapress/

Njeriu që ndaloi ‘Yugo-n’ të shitet në SHBA

Intervistë më veprimtarin shqiptaro- amerikan, Gjok Martini, me të cilin është diskutuar për aktivitetin e tij të mëparshëm, për situatën e shqiptarëve në Serbi e Mal të Zi, dhe situatën e shqiptarëve në përgjithësi. Megjithëse në moshë të vjetër, dhe jo mirë me shëndet, Martini ka folur edhe për rolin e EULEX-it, dhe përjetimet e tij rreth vizitës së tij të parë në Kosovë, i shoqëruar nga veprimtari Adem Demaçi dhe Drejtori i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skender Krasniqi.

Gjatë bisedës, Martini, ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur si pseudodemokrat, kur është pyetur për kohëzgjatjen e takimeve të ndara të Martinit dhe ish kryeministrit Berisha me ish-presidentin Clinton.

KosovaPress: Dihet nga veprimtaria e juaj, se keni qenë kundër shitjes së automobilave “Yugo”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si u bë që ju të filloni atë fushatë, dhe cili ishte rezultati i asaj “proteste”?

Martini: Për ‘Yugo’ jam organizuar në vitin 1985, kanë kenë tri arsye, me bojkotue partinë komuniste, me bojkotue Qeverinë jugosllave dhe me bojkotue Qeverinë serbe. Se u prodhojshin në një qytet serb. Ja kem arritë qëllimit mbas 3 vjet bojkot, e kemi ba korporatën e Yugo-s me falimentue. Korporata e Yugo-s ka kenë me drejtor amerikan, ish-ambasador në Jugosllavi, dhe unë kom dalë përpara çdo aktiviteti, i kam sabotue, i kam bo me u dorëzue.

KosovaPress: A kishit mbrapa vetes edhe njerëz të tjerë?

Martini: Kem pasë anëtarë të komunitetit shqiptar, por ata nuk besofshin shumë në atë punën që bojshim, pakicë, kem bojkotue Gjeneral Motors-in, bojshim protesta përpara qendrës së Gjeneral Motors-it, kena udhëtua sa herë në Florida, Kolorado, Nju Jork, Masaqutes, Ohajo, Detrotit e shumë vende të tjera. Kam dalë kundër Yugo-s, kundër Agjencisë Olimpike, United States Olipmic, me protestue Yugo-n se e kishin sponsor Y ugo-n, e unë kam shku në Kolorado në ditë të ftohta, ditë të vështira, me erë me ngrica me dëborë e i kam dërmua.

KosovaPress: Si u bë që takimi me ish- presidentin Bill Clinton, me ish- kryeministrin Sali Berisha zgjati jo më shumë se shtatë minuta, kurse me juve zgjati më tepër se 20 minuta?

Martini: E vërtetë, Clintoni na ftoi ne si parti demokratike që ishim, si degë partie shqiptaro-amerikanë, ne ishim vertetë demokratë, kurse Berisha pseudodemokrat.

KosovaPress: A mundesh me na folë për gjendjen e shqiptarëve në vendet jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, në Mal të Zi e Serbi?

Martini: Gjendja e shqiptarëve jashtë Kosovës, si në Preshevë e Mal të Zi është e mjerueshme, është në një situatë e eliminimit fizik e të përgjithshëm të shqiptarëve atje, prej regjimit të padrejtë malazez e serb. Po flasim për shqiptarët në Mal të Zi që nuk kanë të drejta, vetëm një deputet, edhe ai titist, i vjetër, apo zyrtarë në frymë titist e komunist, që i shërben shqiptarëve, në thonjëza.

KosovaPress: Çka do të duhej të bëhej me këta?

Martini: Fola edhe me baca Adem Demaçin se çka duhet me ba për shqiptarët në Mal të Zi me nimua Plavë e Gucinë me popullsi shqiptare apo kosovare, që janë të papunë kosovarët, me shku në toka shqiptare me punua ato toka, me jetua, se Kosova i ka dhanë të drejtë popullsisë malazeze, kërkojmë na për shqiptarë me i lejue me punue me jetue, me gezua të drejtat e tyne, por shpresoj se Qeveria e Thaçit, apo nënkryeministrit Hajredin Kuçi, kanë m’u interesua për shqiptarët e kësaj treve dhe për shqiptarët e Preshevës, se janë në mjerim e sipër.

KosovaPress: E Shqipëria çka kish mundur të bëjë në këtë rast?

Martini: Shqipëria mundet me ba ma tepër se Kosova në mënyrë ekonomike, arsimore, shëndetësore, në çdo mënyrë Shqipëria do të mund të ndihmonte ma tepër, se Kosova ka dalë prej luftës pa një organizim qeverie, ka shumë nevojë Kosova vetë, por prap i kërkoj Thaçit e Kuçit, që me u interesua ma tepër.

KosovaPress: Si e shihni përmirësimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Martini: Ajo është një normalizim i domosdoshëm i detyrueshëm për Kosovën, por, është mirë që nuk është në gjendje lufte me Serbinë, por duhet me shique mirë Kosova se si do të manovrojnë me serbë. Mos t’i lejojnë serbët me u ba zot shpie në tokë të huaj.

KosovaPress: Po mendoni se po ndodhë kjo?

Martini: Jo, jo. Jam i sigurtë se Kosova dinë se çka vepron. E din mirë, por kjo merr kohë, me i vnu në paqe serbët.

KosovaPress: Ka mendoni se janë duke shkuar shqiptarët në përgjithësi, në aspektin politik, ekonomik e social?

Martini: Ky shekull është vetëm i shqiptarëve, as serbë as malazez e as maqedonë, nuk kanë të ardhme të gëzueshme. Gëzimi ka me kenë për shqiptarë. E shekulli shqiptarëve është ky shekull.

KosovaPress: Çka ma konkretisht, a pritni bashkimin e trojeve, bashkëpunim ma të madh të shqiptarëve në fusha të caktuara?

Martini: Bashkëpunim ma të madh ndërshqiptarë, por jo me bashkëpunue qorras me Mal të Zi, a Serbi a Maqedoni, se nuk na interesojnë ato, por ndërshqiptarë. Me u lidhë edhe një herë demokratikisht. Me qenë solidar me njëri tjetrin. Nuk do me thanë bashkim tash, bashkimi mund të vijë gradualisht.

KosovaPress: Si kaluat gjatë vizitës që i bëtë Kosovës?

Martini: Shumë emocionale ishte kjo vizitë. Megjithëse binte shi, e ishte mot i dogat, u ndjeva shumë mirë në atë shi e në atë lagje, kishim me ba prapë e prapë dhe jo vetëm në shi po edhe në ngrica e në dëborë e në akull e në breshër.

KosovaPress: A është kjo vizita juaj e parë?

Martini: Po, e para.

KosovaPress: Do të qëndroni pak, si e patë Kosovën për këtë kohë sa keni qëndruar?

Martini: Shumë mirë, shumë mirë. Gëzohem për kosovarë që e gëzojnë lirinë e nuk e kanë presionin nga serbët apo të tjerë. Bile kur ecshim me veturë në Prishtinë, shiqoj një pllakë shihet EULEX-i, por edhe EULEX-i i ka ditë e numrume, për atë kosovarët duhet me kenë krenarë që kanë arritur suksese në qeverisje e parlamentarizëm, dhe janë të zotë e vetit si me ushtri, si me polici, kanë mundësi me u mbrojtë, kanë edhe Shqipëninë, edhe shqiptarët tjerë ka në ndihmë Kosova.

KosovaPress: Ndonjë porosi, që ndoshta ka mundur të mos përmendet gjatë bisedës?

Martini: Porosia ime, jo pse i bëni punët keq ju, por sa më pak me serbë me u marrë e me ble, se dëgjojë se shumë tregtarë shkojnë për Serbi e blejnë mallra serbe e bijnë në Kosovë, e lënë kosovarët pa bukë e pa punë. Atë duhet t’ja ndalojnë me ligj, përndryshe ka me shkue pa u marrë vesh puna jonë.

75 Comments

  1. Gjok Martini ka merita per ndihmen qe i ka sjedhe popullit Shqiptare kur ka ken nevoja,e njof mire!Gjok Martini eshte nji figure e pa lodhur,anti-komunist i cili e ka tregua vetin.Jo vetem Gjoka por mbare familja e ti,kur edhe nana e Gjokes ne moshen 80 vjecare e ma ka marre pjese ne domostrata me rrugime 10 ore e ma teper,ne kohe shume te veshtira,bore,akulle,shi e stuhi,ajo nuk ka dijte te ndalohet por me parudha ne dore,tue brohorit kundra dhunes qe Serbija shtronte ndaj popullit te Kosoves,Gjok Martini me te ndieren nanen e ti,bashkshorten,djalin dhe tri vajzat e ti kane merita te pa kufije dhe jane nera e Kombit.

    • Kurrgjâ ma kollajt nuk âsht se me kên antikomunist e me ik prej vêtit kû ka le e mos me mujt mei nimua komi s’vet.Mêdja ême âsht:Mamir me kên Komunist e me têj aty kû ke le e mei nimua popullit s’vet aq sa mûj.Për shêmull Malësija po lufton për kom e drejtat saj, vet po iki mei nimua Malësis prej gurbetit.Kush jâm vet, tradhtar ose atdhetar?Vet ika se nuk mujta,ose nuk guxova mei nimua Malësis e kush e ka bua Kurravicën?Mua nuk m’kan bua Malazest por P. M. kryetari i komunes tuzit 1957.Si mun vet mei nimua Malësis prej ktejna (Lexoje blogun>gurraelecit.blogspot.com<)
      Prej gurbetit muç komit mei nimua veç finacijell e jo politish se pushtuosi nuk t'tije prej atej.

      • Shumher e ka përmêt vëlau êm Paloka:Druzhe Tito ti jedini,t’ja bâft nânës(ta …. nânën) Gjok Martini.Sot po dij se kush âsht Gjok Martini,vëllau ka dijt kaher. Po thon se e ka zâvêt Yugo mos meu shit ën Amerik e ni âsht e jâjta nime çi e ka bâ për komin Shqiptar ater nuk e meriton luvdimin se Yugo nuk e kapa kvalitetin për Amerik as për Europ ater nuk e kan ble.Vet jâm kên ater ën Gjermani e dij mir situatën e Yugo,kur i kan këthye mrapa nga Serbija,jo rreth politiket por rreth kvalitetet.

        • Valla tash e paske marre vesh bukur hahahaha. O aj asht Gjek Martini e jo Gjok Martini 🙂

  2. Nuk dij se çka kame tha Koço Danaj e i neruoshimi Frashri pas jektij interwuit.

    Martini: “Nuk do me thanë bashkim tash, bashkimi mund të vijë gradualisht.”
    Gradualisht kan kalua 134 vijet,a duom edhe aq me prit,gradualisht?
    —————————————————————————————
    Iqin Shqiptar,iqin ideea e jâshtû tash iqin e disa vjet.Kur po rrin ELITA e tân Shqiptarit rreth sinijet kokërllak(pa krye t’vêtit) e me shkrua i platformë,mei kallzua jektij popullit t’shkret se çka don e çka i duhet me bâ komit Gjithshqiptar.Jekjo politik poe pan popullin as n’tok as n’qijell,jekso politiket poe hup komin Shqiptar,poe tret n’për tan bot,jekso politiket poe da komin pijes kaj pijes.Shqiptart jân kên t’dam n’pês pijesa e sot u da edhe Kosova n’tri…

    • ….edhe Kosova u da n’tri pijesa e elita e Shqiptarit e ka plot gojën me Bashkim Komtar.
      Deri kur poja bâni komit jekështû.Politikanat e intelekti i Gjermanit kan dijt se çka duon,a dijn intelekti e politikanat e Shqiptarit se çka duon a por tarakasin, ëm falni, gjithicilli me ideja t’veta pa platforma t’gjithkomit Shqiptar. Iniciativa e Bashkimit komtar duhet me arrdh prej Tiranet oficiell e jo prej shoqatash folkrorit çi po tihen përdit,vet kisha me bâ jekshtû e ky tjetri ashtû,si lojna fëmish.Bashkimi Komtar nuk âsht lojna fëmish se aty kajher derrdhet edhe gjaku,shum t’neruoshimit politikana e intelekti i gjith Shqiptarit,por merrnije primêt Bashkimin Komtar ni e doni.Ni mos dini si e ni mos e doni ater mamir heshtoni.

  3. A po dhanderr ? E po si po thue ti asht se ska si ndryshe, si per mik ma 🙂

  4. Ehe nje here SHENDET DHE JETE TE GJATE GJOK MARTINIT, me shoke, per kontributin qe i bene shqiptarizmit e posacerisht MALESISE TE MADHE, me apo pa dekorata te Sali Berishes- te gjithe po i shohim.

  5. LISHAHI
    Sa per njoftim Gjok Martini nuk ka qene anti-komunist, vlluau i tij ka qen anti-komunist dhe nuk kan fole nder vedi per sebet te kesaj pune, sepse Gjoka ishte komunist.
    Me te mira dhe shkruani te verteta sido qofshi ato.
    Korrektsia eshte pesha e te drejtes, nese delni jasht keti konteksi atehere po i humbin kohen vehtes dhe dalim te pasprovuar ne shkrime.

    • E VERTETA
      Dvet ihere kush asht Lishahi ater ke me di pse ka shkrua ashtu. Duen tash mena shite patriotizem e me shpirt edhe sot I ke per komunizem e per Xhaxhin Enver. Ata qe nuk e njohin Zotin e nuk e duen, jashtu thone. Nuk mujm na me naltua mikun as te afermin tue shkrue te pa verteta, sepse ato I kane Kamet e shkurta.

  6. Dod (Kurravica) vet e respektoj se ti ata cka e thua, e thua pa u psheh, por haptas. Por Gjok Martini edhe pse e ka lshua Malesine, ai ka ba shum per komb.
    A ke ba ti gja?
    Bile ma mir me e lshua Malesine e mos me ba asgja sesa disa qe i kem ktu, e vetem sherrin po va sheh Malesia

  7. I neruoshimi Tuz,vet nuk muni mei rrah parmzat se i kam dimua Malësis se nuk jam izoti mei dimua.Vet e kam lëshua Malsi me 1948,por kurr nuk e kam harrua.Dikur ka tokua se edhe dyher ën vjet me vizitua.E besoj se e ke pa adresën e Blogut e ni ke interese vizitoje Blogun e aty keme gjet Dod Gjekën, poezija ême kamet kallzua se sa e dua Malësin. Edhe vet kam mûjt me shkua ën Amerik ose diku tjetër jasht Europet por ater nuk kisha mujt me vizitua Malësin saher çi t’dua.E dij se shumica u kan nimua financijel familes,por financat kalojn çpejt,Malësija don xhvijellim,Malësort duon pun e jâty duhet me finacua mepa rinija bukën e vet.Nuk asht both mei dhan njerit dolart me ble bukën por mei dhan pun dete fitoj buken e vet.Jâty gabojn Sqiptaro-Amerikant.

  8. Po mire, a asht dikush chi ban perpas qiefit te Kurravices. Kollaj mesojme vet e Kurravica, po ata chi i fitojne dollart edhe i dajne me te afermit e tyne tash sa sekada, s’asht punua rruge as object as struj ku ne Malesi chi nuk ka nimua dijaspora, pra te shumtit prej asaje Amerikes chi e poshtnon Doda. E tash per hapjen e fabrikave ne Malesi, sikure pretendon aj, dijaspora vetem pret te bijen Doda projektin dhe meja fillue punes, bile shyqyr qe i ka ra nermen 🙂

    • Shum t’neruoshiomit,edhe ti Komisjion,Projekta kime pa Malësija both edhe shkolltar ka Malësija both.Bile gati mashum shkolltar se çobana e puntor,por shkolltart kan hî ën politik e nuk i intereson profesioni i tynet se me politik fitojn mashum se me ekonomi.Vet nuk kam tha se diaspora nuk i nimon Malësis,prite Zot se ju pomi shtijeni fjalët ën goj pa dvet mua.Te kisha pa at,gati, milion çi i ka shtî aj njeri ën Kishën e Trijeshit e nuk dij sa mija dolar ën Kishën e Vulêjtë vet kisha dijt çka me bâ meto.Shum t’neruoshimit,tân Malësija jau kite pa hajrin e jo veç i Frat.Krishti i kite dhân masparit popullit buk ater vetit.

      • Kurrkush nuk guxon me tha gâ kudra diasporet se shtir kite jetua Malësija pa diaspor ater edhe pa Gjok Martinin.Ti kite shtî diaspora financat bashk n’do projekta,Malsija ite kên maixhvijelluomi region ën Mal t’Zi.Ju e dini mir at urti kur thot:”Mos ja nep peshkun por epja veglat dete zâj peshkun vet,epja punën me mujt me ushqimua familen e jo me pajt ti familen prej Ameriket e rinija stragat n’për mejhana e disko kluba.Mos thuoni prap se Doda nuk beson ën Zot,se ën Kish shohet iher ën jav e buk duhet me hâgër dy-triher ën dit shum t’neruoshimit Malësor.

        • Ha buk Dodgjeka e mushe barkun masiqe per tjeter stkite pa fale Zoti….

          • Unifikim,tash kje both me gjua pushk prej pas gurit,kallzoju e bâju burr.nuk dua met dhân êmën se ti e din mir se kush pshehet pas gurit me gjua pushk.Buk nuk kam lyp kurr prej kurrkuj ater as prej tejet nuk po lypi.Ni don si nijerzit meu përgjegj,mir se vjen por jekshtû asht barrej mei tha jâri tjetrit.Gjithkush e ka edukimin e vet Vet kurrkuj nuk ja ltoj nerin as shpirtin por komentoj temat e ti nuk e pan temen por pickon pa me pa fajin.Ni asht praksa jektu me sha jâri tjetrin ater ëm falni

  9. Sa per informim tu tregoj disave qe nuk dine dhe nuk e njofin Gjok Martinin. Gjok Martin rriedhe prej ni familje te ndershme dhe patriotike dhe anti komuniste dhe antisdhave, te paret e tij ishin nga katundi i Pikales nga fisi Vucinaj. Prej padrejtsive qe i bane shteti Jugosllav Baba i Gjokes Nike Martini Vucinaj leshon Pikalen dhe ike me familje ne Shqipri dhe strehohet ne Velipoj kjo familje ndrron mbiemrin Martini.Gjoka lind ne Shqipri per ate arsye quhet Martini. Kure Gjoka ishte 14 vjecare perseri Baba i ti e shef se ase ne Shqipri nuke ka jetese pore vuejtje nga te pa drejtat perseri kthehet mefamilje ne Jucosllavi dhe e burgosin me dy djelmet e mdhej Nocin dhe Paloken ku e shofin vdekjen para sysh prejfuejtjeve qe ju beshin thejn burgun dhe ikin ne Itali dhe prej andej ne Belgjik…

  10. Ku aty familjarisht bashkohen.Baba i Gjokes vdes ne Belgjik disa prej tyre shkojne ne Amerik ku ni familje edhe sot jeton atje ne Belgjik.Gjoka gjithmon ashte marre edhe si femi me ceshtje patriotike tue pa dhe tue ndegjue se sa te pa drejta i behet popudhit Shqiptar ne Jucosdhavi. Nuk due me fole ma per veprat e tij Patriotike dhe Kometare se folin zemer shenoshet dhe ata qe e njohin e njef Senati dhe Kongresi deri edhe presidentat e Amerikes.Gjok martini ashte nji familjar i mire dhe i ndershem ka shkue mire me vedhazen se Marku dhe Paloka kane vdek shon mire me Nocin shkon mire me kusherini dhe krejt komunitet.

  11. Nuke ka njeri qe muj te thone ni fjale te keqe per Gjoken nuk ashte cnjerzue me kurre ni njeri ka ba punen e tij patriotike ka organizue Demostratat dhe iden e tij e ka vazhdue me krye naltesi si ata Familjare ashtu edhe Kometare .Sqarimi tjeter a ashte Gjoka komunist jo ju betohem se per 30 vjet ne amerik kisham pa dishka ne shtepin e tij me shej komunizmi ka pase dhe ka simbolin e paster Flamurin Kombetare,Gjergje Kastriotin dhe Fuguret shejte ne shtepin e tij pore mi te gjithash ka nerin dhe burrenin ka nji familje te shendoshe shpirtnisht dhe kometarishte.Ka nji mikpritje Shqiptare. Kushrinit i dishroj shendet dhe kethim te mire ne mesin familjare dhe ne mesin e komunitetit te Detroitit ku disa nga ne e presin pa durim.

  12. Penda, pasuria e madhe, fati te jesh lider dhe flijimi i jetes jane karakteristiket qe e bejne njeriun e madh. Me kusht qe te gjitha keto elemente te dedikohen ceshtjes te njerezimit apo, dhe, kombit. Kemi pase thane ne Malesoret: “Kjaje Zot hallin, shume ja treti njerit igballin.

    • I neruoshimi Komuna Kur po thoni,edhe u besoj se asht atdhetar,pse nuk e ka vizitua Malësin por ka shkua ën Kosov?

  13. PRITA PA DURIM A PO SHKRUE DIKUSH MA GJAN PËR Z. GJOKË MARTINI!. FALEMINDERIT SHUMË Z. ZEF VIÇINAJ ME ËMËN E MBIËMËN TË SAKT QE I SHKROVE KËTO FJALË SHUMË TË SAKTA PËR VLLAUN TONË TË NDERUAR. Z.GJOKË MARTINI.UN shtjefën ivezaj.E DI MIR DHE E DIJNË TË TJERËT SE Z. GJOKË MARTINI ME KREJT FAMILJE E TIJ,TAN JËTËN IA KA KUSHTUE ÇESTJES KOMBËTARE SHQIPOTARE, PËR KËTË PUNË TË SHTRËJT DHE TË SHËJT ME JU JEMI KRENAR MALSIA E MADHE SI DHE KREJT KOMBI SHQIPËTAR. ZOTI U NDEROFT!

  14. Zef Vucinaj
    Pase hine ne ket pune na trego nje te vertete per Gjok Martinin, a ka qene Gjoka ne deonstrata antikomuniste ne Amerik kunder sistemit komunist te Enver Hoxhes, na trego more Zef nese Gjoka nuk ka marr pjes ku eshte arsyeja, per Markun e dime te gjithe se ka qene nacionalist, as nuk ka kurrfar dyshimi pe te se bashk e paten braktis Atdheun me Gjoken.
    I gje ta kemi te qart te gjithe, ne duam ta quajm dikend patriot dhe nuk eshte nacionalist atehere zdim cka eshte patriotizmi as nacionalizmi.
    Tungjatjeta

  15. Unifikimi
    A po e she Shqiptarizmin ka hahen njeri me tjetrin, a po i sheh katunart qe nuk kanpas as nevojtore ne shtepi kur jane rrite edhe keta po mbajn pushtetin.
    Te gjithe njohem njeni tjetrin, jo te gjithe u nderuan dhe vlersuan.
    Dikush tjeter me mundime i ndertoj shkallat, e te tjeret po i hilin larte per to.

  16. A thua e njeh krejt Kombi Shqiptar Gjoken ? N’se po bravo por……

  17. Dua te falenderoj Shtejfnin, Zefin, dhe te gjithe ju tjere si per fjale te mira por edhe ato jo te mira. Nuk dua qe te shkruaj teper shume pse me njerezit qe frigohen nga e vertetes dhe nuk jan te zot me dhan kritike me emer po vetem mbas komputerit.

    “E verteta” – ke drejt, Gjoka sebashku me Konsullin tuj Ekremin e shume te tjere nuk dij a jan ken ne as nje demonstrate kunder Enverit. Ke ba pytje Zefit por vet do me ju pergjigj. Keni dashur nje fakt e vetem ni dua me ta dhan – Ketu ne Detroit ne vitin 76 dhe neper viteve 80’s ishte festivali e emruam “Shteteve te Robnueme nga Komunizimin” qe organizohet nga grupet anti-komunistat nga Pollonia si Soladarnois dhe te tjere ku Gjoka merrte pjese sebashku me Llesh Grishen me djale, Mel Kaplanin etj. Aty foleshin me gazetar dhe me njerezit…

  18. S’kam dite qe gjithe shkrimi nuk del kur eshte e gjat po nuk por e perseris. Ne fund, merruni sa te doni kunder Gjokes pse ne jemi mesuar me veprimet juaja anti-kombetare titiste. Fakte flasin. Kalofshi te gjithe nje dite e lumtur.

    • I nderuari Agron, 1 koment mund te jete deri ne 800 shkronja.
      Per Gjok Martinin kemi respekt, perndryshe nuk ishte publikuar artikulli.

      • Robert ti je ndera e kombit tone! Flm per mir kuptim pse nuk e pata me ju por me disa shoket dhe bashk
        atdhetar.

  19. A ka Gjoka ma ndonje te shpise, apor me duket u “konsumuen” te gjith. Tana kto faje I ka Xhaxhi, edhe sot po ja tijejm te “mirat”. Kan dashte enveristat me punue pa Zot edhe me I ba heroj, po nuk shkon ata se te gjitha dihen.

  20. Asht normale qe dikush te flasin edhe negativisht ( nga inati) edhe per Gjoken si per te gjithe tjeret, por si Gjoka ka pak. Ai jeten ja ka kushtua ceshtjes kombtare. Shembull i rradh.
    Do te mbesin gjithmon i madh.

  21. Gjok Martini eshte nje shqiptare i vertet, shqiptare i madh.

  22. C’jane keto bric-a-brack? c’jane keto cikerrima? Nuk ka shqipetare ne Amerik qe eshte shquar dhe ka zhvilluar nje fushate te pa perkulur e me aq perciellshmeri vepruese kundra armiqeve tone shekullore serbo-malazezo-grekomaqedone se sa I nderuari Gjoke Martini.Gjoke Martini eshte karakter dallues tipik I shqiptarizmit.Asnje shqipetare i amerikes nuk ka arrijte sa zoti Gjoke me i perfshi dhe konsolidue pozitat dhe potencialin e nacionalizmit shqipetare ne Amerike.kundra jugo-serbise.Ai kurre nuk ka pyete per”parti”,motoja e tij prim e proper ishte “Lidhja dhe bashkimi i zemrave tona ne rrezistence ndaj okupatorit”.Gjoke Martini ishte I rrepte e i vazhdushem.Vepra e tije vezullonte dhe shendritte si parja e re……

  23. Agron nuk ke te drejte te shprehesh ndaj njerzve nacionalist ashtu me arrogance, une nuk e fola asnje te keqe per Gjoken vetem se fola te verteten qe edhe ti e pranove, nese Marku ishte nacionalist ose ne te tjeret a thue se na ben titiste si po na quen ti i nderuari djali i Gjok Martinit, a thue se kjo eshte ndergjegje atdhetaresh te na shpifesh se jemi titiste.
    Neve i quenim enveristet dhe titistet te njejte.
    Vete Enveri qe klyshi i Titos, prandaj mos te krenoheni as shume per atdhetarizem enverist.
    Llesh Grishen me djale e kemi pare ne demonstrata antikomuniste atehere kur Ramiz Alia klyshi i Enverit kishte vizitue Kombet e Bashkuara me 1990 dhe nuk e zuri ne goje Kosoven,komunistet perkrye rruget brohoritnin ” Parti Enver jemi gadi kurdohere” disa enverist mbaruan ne spital nga…

  24. …Gjoke Martini eshte zjarri i rinise shqipetare,anti-m-a-l-a-z-i-a-s,i rrepte e i vazhdueshem,plotesisht dhe nga cdo pikepamje,cdo dite e ngadite,eshte dita plot me dielle e patrioteve shqipetare per BASHKIMIN KOMBETAR……le te rrnoje edhe 100
    *******
    “antikomunistat”nuk kane dale ne demostrata kundra pushtetit te Enver Hoxhes qysh ne vitin 1956 kure ne OKB pat ardhe Mehmet Shehu.”antikomunistet”filluen daljen ne demostrata vetem ne vitin 1999 kur kryetari Ramiz Alia erdhi per here te pare ne New York.Sepse Ramizi filloi me i degjue….

  25. Nacionaliste, ata edhe dhe provokonin demonstrarat tona dhe na e conin gishti dhe benin perpjete me dore drejt flamurit te Shqiperise me ylle qe ishte ne obirrin e Kombeve te Bashkuara.
    E verteta eshte themeli i drejtsise qe te hape syt te marrshojme drej qyteterimit te europjan.
    Komunizmi dhe idete tjera qe pershkuen Atdheun tone e pame se ku na cuenn ne gjirin e shteteve me te prapambetura te Globit, prandaj heshtni qe ti hapni rrugen idealisteve te denje qe vertete punuen per Atdhe.
    Pranoni te fala

  26. klithmat per demokraci,dhe me u cele ndaj perendimit.Me be demostrata kundra Enver Hoxhes ishte e kote.Ai s’cante koken per demostrata,per lindjen as per perendimin.Shume nga”antikomunistet”shqipetare,nuk ishin edhe antikomuniste jugosllave.Ne demostrata antienverijane qe beheshin ne New York e Detroit merreshin pjese shume antikomunista,spijuna te UDB-se,ishe antare e zellensa te “Beses”si N. I. etj.etj.Fatekeqesisht disa veteran antikomunista mburreshin me keta nesoja.C’prej vitit 1999 asnje”antikomunist”qe merrte pjese ne demostrata kundra Tiranes se kuqe nuk ka marre pjese ne demostrata per Kosoven,as vellai i Gjoke Martin,Marku qe eshte dalluar si nacionalist.Per keta tjeret as mos te flasim.

  27. Ne vitin 1981 UDBA dhe jataket e tyre te “Beses,neper mes nje prifti don M. Gj. tentuen me gllaberue kishen e ShenPalit.Me UDBE-ne u perberballuen antikomunistet por ne ndihem u shkuen edhe enveristet si D. G.,K. D.,D,K. J.,Z. D. e te gjithe tjeret.Me kujtohet mire kure atehere UDBA solli ne mesin tone misjonin e tyre ne krye me Gj. D. dhe ne kishen e Shen Palit dekorun me dyer te mbyllura spijunet me medale.Por,ne gusht te vitit 1983 kur UDBA ne Detroit solli ansamblin folklorik ne krye me F. L.,asnje “antikomunist” nuk u perballue me ta.Ishin enveristet qe e bene luften vetem.Ne fillim te vitit 1984 UDB-ja solli misjonarin tjeter alfresko,ish-ministrin e keshillit ekzekutiv te malit te zi,N. L. Gj..ne vitin 1985 UDB-a…

  28. ……malesoreve te detroitit ua cou peshqesh gjeneralin.I cili ne mes tjerash ne tubimin publik ne sallen PNA ne Hamtramck deklaroi se ne demostratat e pranveres se 1981-shit ne Prishtine; – NUK KA PATUR VIKTIMA…………..Rrini me shendet,pershendetje nga;Kastriot Albani

  29. Po perse kishin me ja pase inade ? Nese ka qe nuk e simpatizojne, nuk do te thot se kane inade, por nuk pelqejne idejat e tija Enveriane, e nder ta jam edhe vete.

  30. O e vertet nuk dita qe je nacionalist por flm dhe nuk fola gja per nacionalista dhe mos u shpijf. Kush eshte ky “e verteta” nuk di por vazhdo si tan jeten tuj mbas nje komputer. Me than se kush je ju kerkoj falje neqoftse se nuk je tititse por besoj qe ajo nuk ndodh. Jan shume qe mund te shkruhen dhe mund te mbajm debate gjith diten. Nese don mi thuj disa fjale ne agronmartini@yahoo.com. Kaq per “arrogancen” teme.

    • Propaganda propaganda propaganda hahahahaha d.m.th. i eliminuet edhe nacionalistet, merre me mend njerzir qe ende nderojne enverin me grusht dhe festojne dite(vdekjej)lindjen e tije duan ti dalin zote Shqiprise.
      Djali i Gjok Martinitnuk qenke ne dijeni se paska ne botem shqiptare nacionaliste, por sipas teje u dashka te jene titiste, prej kuje e mesove kete ide??!!, a thue edhe marku axha yte ishte i tille, e nese po atehere jo te gjithe shqiptaret ishin titiste.
      Ne Njujok me rrethe kishte Nacionaliste te edukuar dhe shkolluar qe ishin Antikomuniste, te jemi te qarte me te gjithe Antikomunist do te thote Anrti-enveriste dhe Anti-titiste, ju me duket se nuk po ja diki formulen nacionalizmit

      • Ahahah Propagand po bani ju pse po mundohesh mi pru nacionalistat ne kete tem por vet kurre si kam permend por ti i permende. Ti nuk je nacionalist je vetem nje klysh i titos. Jam vete i zoti me dale me emer, por pytja eshte a je ti shoku nacionalist? ma mir ti me shoke organizoheni nje demostrate kunder Malazeve ne Dc. premtoj qe do vijm. Per sqarim Marku eshte arratis ne 1955 kurse Gjoka me familje me 16 tetor 1960, nuk jan “braktis bashke”kaq kam menua qe din.

  31. Me falni per Gabim.Ramiz Alia ka ardhe ne New York ne shtator te vitit 1989 ose 90.C’prej vitit 1990 asnje “antikomunist” qe delte ne demostrata kundra rregjimit Stalinist ne Shqiperi,nuk ka organizue as nuk ka marre pjese ne demostrata antijugosllave per te drejtat e shqipetareve atje.Ketu ne Amerike tani eshte mengjez.Me gezim po shkoi ne pune?kur te kthehem do vazhdoi…..ua tregoi une ca fakte e te dhena!

  32. kur te shkruash dicka qe e lexon krejt kombi duhet te jesh i sinqert dhe mos me pas menija kontroll mbi ty gjok martini asht ni patriot i pa lodhshem qe punoj per temiren e kombit tan jeten pamarr parasysh bindjeve socialoshoqnore te tij aj e kishte ni pik synim bashkimin komtar dhe rreZistencen e hapur kunder anmiqve te kombit kushdo qofshin ata pranda per gjoken vetem rrespek kan ata qe e duen kombin kurse ata tetjeret nuk kan ndoni vler per ta vlersuar gjoken apo njerzit si gjoka . mevjen shum mir qe kaqen ne gjendje te vizitoj kosoven .

  33. Zotri moderator pasi bene perjashtime per Agron Martinit te lutem mos i nderpre keto komente shpejt se due me fole vetem te verteta me keta komentues te ndershem
    Rrespekte per Juvet gjithehere dhe faleminederit.

      • Per komentet jashte 800 karakteresh,pa kurrfare qellimesh te kerkova vetem mos te nderpriten keto komentime
        Faleminderes

        • Nuk bera kurrfare perjashtimesh, 1 koment mund te jete i gjate deri ne 800 shkronja (simbole), si per ju, mua dhe cdo nje komentues tjeter… dhe do te ishte mire, ju lutem, ato ti perdorim per debate te shendosh dhe jo per ti shpalle lufte njeri-tjetrit

  34. Shkodra e vogel
    Terhiqu mbrapa se nuk je fare ne dijeni te ketyre muhabeteve.
    Nese nuk ke qene i pranishem ne keto kohera ne Amerike te lutem mos u perfshije ne keto debate, aktiviteti yte ne amerike vjen mbrapa, pastaj terhiqu se kemi te bejme me konverzacione qe mire i dijme une , shoket e mije dhe ata te cilet po perpiqen qe me cdo menyre te perpiqen qe te jene edhe sot ne skene dhe ta arsyetojne aktivitetin e tyre qe nuk dallonte shume me ate titist.
    Merre te fala nga une.

  35. Ku shkrova gja kunder nacionalista ne komentin tim? Ti flet te verteten? Une ta pergjergje me nje fakt qe kerkove ti dhe as plotesist nuk eshte botuar pse ishte teper e gjat.

    • Agron e shkrove se “Me than se kush je ju kerkoj falje neqoftse se nuk je tititse por besoj qe ajo nuk ndodh” kto ishin fjlalet e tua jo te mijat.

  36. Nacionalistet e vertete kishin qer qellim te luftojne komunizmin ne troje shqiptare, titistet ishin antishqiptare qe donin idene e Titos dhe Jugosllavine, enveristet ishin antishqiptare qe perkrahnin sistemin monist enverian dhe nuk pj… per perndjekjet, burgimet, vrasjet dhe te keqiat qe i kishte sjelle enver hoxha popullit shqiptare, ata (enveristet) e dinin se kosova ishte laene jashte kufirit sepse tito me enverin kishin bere marrveshje ne “Mbledhjen e Bujanit” qe te betet kosova dhe trojet tjera shqiptare jashte kufijve te shqiperise dhe nen jugosllavine e titos. Ket ue merremi veshe. Enberizmi ishte veper e perkryer e titos, prandaj merruni pak me studime dhe mos mbeteni te qorrte me propaganda qe ju lane rrejte te tjeret.Ju ende me pa tyrpesi pretendoni se jeni ne te drejrte…

  37. Kastriot Alba
    Ckate them ty pasi paske destinacionin ne Detroit.
    Besa e te tjeret titiste me titistet e tjere te detroitit dhe enveristet nuk ishi asgje tjeter vetem lashi i pshtjellun i Enverit dhe Titos qe manevroshi nepermes Bashkim Pitarkes e Abdi Baletes me Millan Stevoviqin me shoke qe i kishi ne Detroit.
    Ju keto duhet ti kuptoni ose zgjelli mire ndervedi atehere kaloni ne skenen e Nacionalisteve qe vertee e donin shqiperine.
    Nese dikush mund te perzieje ketu disa shaljan qe kishin privilegje Jugosllave ne Anmerike dhe tentoni te delnin ne demonstrata me nacionaliste te vertete atehere une po ju theme se ini te verbet dhe te mbytur ne shurren tuaj
    Nacionalistet shqiptare ishin ata qe vertete trokiten ne Washinhton per Kosove dge Shqiperine.

  38. Pyetne V. U. se kush ishin nacionalistet shqiptare, dhe pse E. B. nuk ja nisi ceshtjes shqiptare bashke me nacionalistin e shquar Prof, Dr S. R..
    Ju lutem pastronju nga rruga qe e kini nxane ne emer te Shqiptarizmit.
    Shqiptaret e vertet ishin ata qe donin Zotin dhe Shqiprine e Lire dhe jo ata qe gjuani Kishat pesha dhe i rrenoni ato.Ne Historine e Popullit Shqiptare te medhenj mbesin biografia e tyre shqiptare te jete e pa njolla ne sherbim te Atdheut.
    Nesa ka komuniste te mire atehere le tu mbatet vendi edhe atyre aty, kuurkush nuk do ti qese anash kontributet e tyre, por besoni e jane te rradhe.
    Pake mende burra

    • E verteta, vertet te pershtatet ky pseudonym. Kurre ndonje fjali nuk m’ka pelqye sa kjo jotja ku thue: SHQIPETERET E VERTET ISHIN ATA QE DONIN ZOTIN DHE SHQIPERINE E LIRE. Po pra, te tille ishin edhe kleri I Shqiperise qe u marterizuen deri ne te fundit dhe nuk deshtuen, pse ishin te vendosun per nje Shqiperi te lire nga smundja e rande e komunizmit. E kta tash e kane gjete me u zbukurue me pendla te hueja. Jo, jo, zbukurimet u takojne atyre qe e merituen. Edhe me rastin e 100 vjetorit te Pamvaresis kishte ardhe njeni me flamure me I pri shoqates per festime, e nuk ja merrte mendja se njerzit e dijne se chfare flamurit I pelqen atij, aj me ylle (petokrak)

      • Gjyka
        Shqiptaret kane vuajtur neper shekuj, gjithere kane qene te keqetrajtuar e askush nuk i ka afrue as ndihmue, prandaj edhe jemi te tille si jemi,veshtire eshte per ne edhe me u gjind e verteta ne mes nesh.
        Mbasi iku Turqia dhe nisem temarrim pak fryme, erdhen sunduesit tone edhe ata te keqinj, edhe ata ashtu te zese sikur vaziret dhe pashallaret e turqise qe i perdori turqia per mashe mos me djege duart e veta per 500 vjete.
        Te tille ishin edhe Sundimtaret pas turqiet”Pashallaret e Kuq” qe cbine gjithcka shqiptare e bashk me to e debuan edhe Zotin prej vendit te vet,Shqiptaret vetm at Zot kishin qe besonin ne te edhe ate va mueren duke mbyte sherbtoret e tij.

        • Kjo tragjedi zgjati 50 vjete pa permend pasojat e saja, qe e cuen vendin 100 vjete mrapa.
          Hajde e merre me mend se si muj me lulzue zemra e shqiptarit kur u ckue copa copa,ndolle me ra i lufte e mkamet populli po jo i lufte 500 e 50 vjecare e Turko -komunizmit.
          Tani perseri kemi ket Zot dhe perseri duen me ta marre dhe me te thane ne jemi ata qe luftuem per keto troje.
          I nderuemi Gjyka po si mundet dikush me ta marre te drejten e vuajtjes tande e me te thane une kampas te drejte me te luftue ty e me ta marre Zotin tand, Kjo eshte Obamanizem po kalojme nga sistemi Bolsheviko-Komunist ne ate Liberalo-Socialist.
          Keta gjithmone kane te “drejte”, po shiqo ku po vetet mileti.

          • Une i dua edhe komunistet se ne fund te fundit vllazen i kemi,edhe dua me i harrue plaget qe na kan mbet nga aj sisitem i djallit por po kam nje problem se nuk po me duen ata mue, atehere po mbetemi perseri te ndare e percare.
            Une kam nje bindje e ndoshta jam gabim, se pa Zot nuk mundet me ece Shqipnia as ne Europe as ne vendin e shteteve te qytetnueme perendimore.
            Zoti e ruajti Shqipnin e Zoti kurre mos e leshoft dore se edhe mos qofshin njerzit e lire mendja dhe shpirti i tyre do ti coje nje dite ne lirine e vertete.
            Rrespekt gjithmone per Ju

  39. “Për ‘Yugo’ jam organizuar në vitin 1985, kanë kenë tri arsye, me bojkotue partinë komuniste, me bojkotue Qeverinë jugosllave dhe me bojkotue Qeverinë serbe. Se u prodhojshin në një qytet serb. Ja kem arritë qëllimit mbas 3 vjet bojkot, e kemi ba korporatën e Yugo-s me falimentue”. Edhe ata cka asht per tu besue, kur deklaron se e ka ndalue shitjen e “yugo” ne SHBA, me jep shkas mos me besue. Kur asht ne pyetje profiti lypet ma shum se i gjok martin me e damtue ekonomine e SHBA; cdo gja po duron letra dhe interneti ne kohen e sotme.

  40. Ju lutem leni keto komente, qe disa prej tyre po me duken edhe nonsence(te pakuptimta),ja pse????? ka pas edhe disa te ashtuquejtur benverista te mir edhe te keqi, ka pas edhe te ashtuquejtur disa nacionalista te mir dhe te keqinje..Prandaj mos i ndani gjerat ashtu ju lutem. Ishte Klubi Jusuf Gervalla ne New York qe jepnin me 100 e mija dollar per Kosoven, organizonin edhe demostarta kunder qeveris Serbojugosllave, prandaj keni miresi me i studijue gjerat. Ne vitin 1990 ne demostarta antikomuniste pran OKB, se kur erdhi Ramiz Alia u zhvilluen demostarat et fuqishme kunder vizites se tijna qe i mashtronte boten se ne Shqiperi ka gjoja liri dhe demokraci..

  41. Me qindra demostrues por ne po te njejten dit ishte marre leja me shkua ne demostrat edhe kunder misionit jugosllav ne Centall Park ne Manhatan jo shum larg, dhe prej 300 e ma teper qe ishim atje pran OKB se me kundershtua Ramizin dhe politiken e ti, kur shkuem pran misionit jugosllav numri ra ne ase 70 ose 80 veta.. Kjo tregon shum vllezer, pse dikush thot jam nacionalist dhe luftoj komunizmin ajo sishte ashtu, komunizmin duhej luftuar ne te dy anet e kufirit, ashtu si me te vertet benin disa komunista te vertet.Gjoja edhe V..V.. ne New York shtihej antienverist,,por aje ishte TITIST ateher cfar vlerash kishte aje.. Edhe nje fakt se nuk dua ketu me mbrojt Enveristat larg asaj..por sa fmi te nacionalisteve shqiptar nga mergimi u angazhuen ne luften per lirin e kosoves, ase me mjete as me…

  42. Xhep prandej kur gjysma e atedheut ishte e roberuar, dhe kta gjoja nacionalista nuk canin koken qe te clirohej ajo pjes e truadhit tone nga zaptuesit Serb, se di se cfar nacionalizmit ishte aje.. Prandaj deshta te ju them se ka nacionalista falco, dhe ka edhe enverista falco.. Nje gje e di se zoteri Gjok Martini ka ken patriot i vertet dhe jo falco, ka kushtuar krejt jeten e ti per lirin e Kosoves dhe trojeve tjera te roberuara nga sundimtaret Greko Sllav. dhe bashkimin e tyre me nanen shqipni. Une e njof nga afer dhe asnjher se kam pa tye cua me grusht kur ka pershendet diken ne Amerik per gadi 50 vjet, dhe ne shtepin e ti vetem flamuri kombetar pa yllin e stalinit ka valavit gjiothmon, dhe cdo darsem apo manifestim vetem ashtu e ka organizua zotri Gjoka,, prandaj ato akuza mbani per…

  43. Ju pergjerohem “antikomunisteve” qe t’ja shlyejne fajet zotri Gjoke Martinit ne te njejten menyre si Sali Berishes.Antikomunistet asnjehere nuk e celen gojen per te kaluaren e Sali Berishes as atehere kur beri koalicion me komunista te Ilir Metes me formue qeverine.Eshte interesant se shume nga antikomunistet gjithe veren shkojshin ne vakanca ne bregdetin malazias me I sherue e prabullit ato “zhile stare” ne Igallo,kurse ne vjeshte ktheheshin ne Amerik dhe gjithe dimrit benin plane si me rrexue komunizmin ne tingujt e kengeve serbe ke hani I Kolecit ne Hamtramck duke u kenaq me: “Odakle si sejo djevojako mlada,….iz serbije brale iz Krushevca grada.”E kur Kastriot Albani vizitonte Shqiperine ne 1982,83,85,88.betitnin “rrini larg Kastriotit eshte I kuq!”

  44. Safet Butka
    Une po te drejtohem direk ty, pasi mu dejtove indirekt mua me “kto komente Noncence te pakuptimta”,nojse ska lidhje fort por te jemi te qart, kur del njeri ne pazar ose del me shit ose me ble dicka. kshtu po ta marr edhe une ty.
    pike se pari une nuk e pergojova Gjok Martinin se ka ba ndonje te keqe, edhe une jam dakort me ty vetem e vetem per nje gja, se nese ka “komunist” te mir dhe patriot eshte Gjoka, sa shok ka Gjoka gjeja ti e mi dokumento atehere po merremi vesh une e ti. Une nuk e di asnje komunist qe ne shtepine e vete ka mbajte flamurin pa ylle, dhe nuk di asnje titist qe nuk e ka mbajte fotografine e Titos apo flamurin e Jugosllavise ne mur.
    Te mirremi vesh per nje pune e te jemi te kjart: Cdo njeri qe asht marre me keto ise kapas edhe simbolin me te cilin…

  45. ishte identifikua, kjo eshte e kjarte sikurse 1+1=2, ashtu si nuk ka nacionalist te vertete qe ke mujt me i gjete ne shtepi simbole te hueja jo shqiptare, as ylle e as flamur te Jugosllavise.
    Tani problemin e kame me ty qe po u del Zot komunisteve,te cilin flamur e ke pas ti ne shtepi dhe ne te cilen demonstrate ke marre pjese ne Mankatan ne ate komuniste te Ramiz Alise qe brrohoritshi “Parti Enver jemi gati kure do here” apo ne ate nacionaliste qe kishte dale me ju kundervu Pamiz Alise qe nuk e pergojoj Kosoven asnjehere per hire te titoizmit te tij dhe te shokeve qe i kishin dale ne mbeshtetje te tij prane kombeve te Bashkuera.
    Na trego o Safet Butka ku ishe ti,a ishe ndoshta ne demonstrate nacionaliste qe kaqe mire po i mbeshte sot, qe po va din numrin e madhe te protestes,dhe te…

  46. protestes me numer te vogel para misionit Jugosllav.apo ishe ne tuben e atyre qe brohoritnin Enver hoxhen.Duke te pare me kaq karakter te luhatur para lexueseve dua te bej edhe nje pyetje tjeter a mos ishe ne te dyjat apo asnjane dhe i vezhgoshe te dyja, nese eshte keshtu atehere une kesaj pune tande nu ja di as emnin.
    Nuk ja di as emnin se po thue se kapas enveriste te kqij e nacionalist te keqij, kete dheoj e shkrimi kurr nuk kampas rast me e pa ne keto vjetet e mija, i keq mbrojtsi i komunizmit e i keq komunisti.
    Po nese ka qene numri i vogel para misionit jugosllav atehere paskan pas mungue patriot aty, sepse ate dite nuk u perzien se bashku ma ata demonstriues pasi u perleshen i here mire ndermjevedi.
    Klubi Jusuf Gervalla ka tubue komunistet dhe qendra e tyre ka qene dhe eshte…

  47. Green Kitchen.Aty po ne ate klub edhe sot festohen date(vdekja)lindja e “shokut” Enver
    Per keto edhe shume raste te tjera njeriu duhet te mose kete frige ta flase te verteten, disa nga keta po e flasin te verteten por ajo e vertete po tregon se kush vertete ishin ata.
    Une nuk njoh asnje komunist qe kapas autoritet te dale para nje Senatori apo Kongresmeni te ankohet per ceshtje te Kosoves pasi keta ishin Demokrate dhe ata ishin komunist, kjo ne njefare menyre nuk ishte edhe e justifikushme per arsye se amerikanet dhe komunistet ishin dy botekuptime te ndryshme.Shqiptari enveristo-komunist te rrine ne nje tavoline me amerikanet.Keto lidhje me amerikanet i kane ba nacionalistet shqiptar qe kane kene edhe biznismen te vjeter te komunitetit si dhe Balli e Legaliteti qe kishi vu rraje ne…

  48. kete shtet demokratik dhe anti-komunist.
    Te jemi te kjart liri kerkuan ata qe donin liririn e jo ata qe donin popullin e vete ne robni sikurse ishte populli yne ne Shqiperi nen sundimin totalitar te Enver Hoxhes..
    Nese nje grup populli te nje nacioni ne mergim nuk kerkon lirine e popullit te vete te pushtuar ne shtetin e vete atehere si muj ky popull me kerkue clirimin e popullit te roberuar nga armiku.
    Safet Butka e di se edhe keto ishin noncence e te pa kuptimta per ty e shoket e tu por ndoshta per kikend tjeter do te jene pak a shume te verteta.
    Pozita ime eshte e qarte Zoti dhe Atdheu.

  49. Kastriot Albani
    Te tregova edhe me pare destinacioni yte eshte Detoiti dhe Tirana e viteve 80-ta, tash u sqarove pak.
    Keta qe po thue ti ishin klyshet e Titos boss-it tand Enver Hoxhes e jo nacionalistet shqiptare.
    Ti vertete nuk ja dike fijen kesaj pune, por paske mbet u ushtruar mire sa here qe e vizitove a Shqiperine dhe e pave at popull te vuajtur si nuk te shkoj menjdja asnjehere more burre me u dale kundra, se edhe aj popull kapas deshire me e hager i kapshat buke te mire sikurse ti.
    Vite me rradhe qenke kenaqur tye vizitue Atdheun tand te dashur, ma merr mendja se paske bere dicka per ate popull, edhe ti e peke bere pjesen tende bravo te qoft,ti lirin e ke kerkua ne Amerike e sta prish qefi aspak se populli yte buken e zeze that. Aferim.

  50. Kastriot Albani
    Te tregova edhe me pare destinacioni yte eshte Detoiti dhe Tirana e viteve 80-ta, tash u sqarove pak.
    Keta qe po thue ti ishin klyshet e Titos boss-it tand Enver Hoxhes e jo nacionalistet shqiptare.
    Ti vertete nuk ja dike fijen kesaj pune, por paske mbet u ushtruar mire sa here qe e vizitove a Shqiperine dhe e pave at popull te vuajtur si nuk te shkoj menjdja asnjehere more burre me u dale kundra, se edhe aj popull kapas deshire me e hager i kapshat buke te mire sikurse ti.
    Vite me rradhe qenke kenaqur tye vizitue Atdheun tand te dashur, ma merr mendja se paske bere dicka per ate popull, edhe ti e peke bere pjesen tende bravo te qoft,ti lirin e ke kerkua ne Amerike e sta prish qefi aspak se populli yte buken e zeze that. Aferim.

  51. Isha 22 vjec kure ne vitin 1978 emigrova me bashkeshorten nga Franca ne Detroit.Menjehere e gjeta kongregacionin tim,shoket dhe kombpatriotet e mije;vellain tim bajraktarin te ndjerin Bajram Cunmulaj,Llesh Lajcaj e Marash Ucin,Gjelosh Kalaj,Vasel Ujkaj e Gjergj Kalaj,vellezerit Vucinaj;Nocin,Markun,Paloken e Gjoken,Dode Nikollen Nikollaj me djem,Martin Franin Lulgjuraj dhe Llesh Luketen,Petrit Butken e Kole Mihillin,Xhevdet Hoxhen,Zef Rrustin dhe Eqerem Bardhen,..dom Prenk Camen.Jam bashkue me ta koke me koke.Kjo ishte nje shoqeri akcionale e lidhur si me flanxhe ,patriotike antijugosllave, antikomuniste.Jam bashkangjite Gjoke Martinit spiker ne radioemisjonin patriotic”Zani i Shqipes”….

Comments are closed.