12 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA

11-shtatori-2001Sot bëhen 12 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast presidenti Barack Obama do të marrë pjesë në një minutë heshtjeje në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë për t’iu bërë homazh rreth 3 mijë vetave të vrarë gjatë sulmeve më 11 shtator 2001.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ekipi i sigurisë kombëtare i Obamës është duke ndërmarrë hapa që të evitojë sulme terroriste që kanë të bëjnë me përvjetorin e së mërkurës, raporton REL.

Obama e ka diskutuar përgatitjen dhe sigurinë me ekipin e tij të martën.

Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar hapat që po ndërmerren, por megjithatë ka njoftuar se këshilltarja e Obamas për siguri kombëtare dhe kundër terrorizmit, Lisa Monaco, për muaj të tërë ka qenë duke i rishikuar masat e sigurisë për përvjetorin në fjalë.

Kjo e përfshinë edhe një kërcënim të fundit të Al Qaedes që ka çuar deri te mbyllja e 19 misioneve diplomatike muajin e kaluar. /rel/

Ndër viktimat ishin edhe tre shqiptare Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj. 

Perkujtim:

Me rastin e 12 Vjetorit te Tragjedis Botnore,  Shtator /11/2001 ne W.T.C.  New York,
Me nder dhe respet e kujtojme ” Simon Marash Dedvukaj.”
Jemi krenare qe e patem dhe jetoj me ne 26 vjet.,
Ra ne krye te detyre duke tentue te ndimoj shoket e punes dhe te tjert per rreth.,
Duke pune dhe fitue per te rrith familen , I pejetshem Qoft Perkujtimi i Tij.
Simon i Dashtue dhe i Nderuem Pushosh me Paqe.
E leht te kjoft toke ku te pushojne eshnat ne New York to Amerikes.
Me madhe dhe respekte

Nga:
Familja Miraj dhe Farefisi Dedvukaj.