Deklaratë e përbashkët e shoqatave shqiptare që veprojnë në SHBA

Kryetarët e shoqatave të Diasporës, me origjinë nga trojet shqiptare nën Mal të Zi si shoqatat “Ana e Malit” dhe “Ded Gjo Luli”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, Fondacioni “Plavë-Guci”, Fondi Humanitar “Malësia”, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” (Detroit) si dhe shoqata Atdhetare “Kraja” , me seli e veprimtari në SHBA, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur më 17 Shtator 2013 në Nju Jork dhe Detroit, analizuam gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe shprehim shqetësimin e të gjithëve për diskriminimin dhe nëpërkëmbjen e të drejtave elementare njerëzore të kryera nga aparati shtetëror i Malit të Zi ndaj popullatës autoktone shqiptare.
Në mledhje analizuam veprimet perfide të shtetit malazias për qëndrimet dhe veprimet në shkeljen e të drejtave nacionale e demokratike të Shqiptarëve si: çpopullimi i trojeve tona nga shqiptarët; mos lejimi i perdorimit të lirshëm i simboleve kombëtare; ndryshimi i ligjit për përfaqësimin e popullatës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; arrestimet dhe burgosjet gjatë aksionit famëkeq e terrorizues “Fluturimi i Shqiponjës”; injorimi dhe mos dhënja e të drejtës për komunën e Tuzit; tentimi për ndryshimin e strukturës demografike duke sjellur ardhacakë nga veriu i Malit të Zi në Tuz; arrestimet e 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë; eksproprimi i pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë; marrja e kompetencave në mënyrë arbitrare për pasuritë detare të komunës së Ulqinit si dhe konfiskimi i pronave private të shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit.
Kryesitë e shoqatave tona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me ftesën e bërë Millo Gjukanoviqit nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NACC) për “pjesmarrje nderi”(!) në darkën e 17-të gala më 27 shtator 2013 në Nju Jork, e lëshojmë këtë,
Deklaratë:
Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare nën Mal të Zi, vlerësojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me ftesën e bërë Millo Gjukanoviqit jo vetëm e ka anashkaluar dhe nënvleftësuar rolin dhe aktivitetin e fuqishëm të shoqatave dhe të diasporës tonë në SHBA.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave aktive që veprojmë në SHBA, kryesitë tona dhe antarësia e gjërë, e konsiderojmë se një ndërmarrje e tillë e NAAC-ut është më shumë si një spektakël medial sa për të ngopur apetitet e dikuj tjetër në dam të interesave të Diaporës dhe futjen e grindjeve në mesin tonë.
Ne vlersojmë se kjo ftesë e bërë Gjukanoviqit është aprovim i shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve dhe bie në shpërputhje të plotë me interesat jetike nacionale të shqiptarëve autoktonë nën Malin e Zi.
Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, duhet të përdorë ndikimin e tij për të garantuar të drejtat e shqiptarëve nën Malin e Zi në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare etnike. Në Republikën e Kosovës me disa qindra malazias, Gjukanoviqi kërkon që malaziasit të jenë element kushtetues, ndërsa shqiptarëve autoktonë nën Mal të Zi (që janë 7 për qind e popullsisë në këtë shtet) ua nëpërkëmbën në vazhdimësi të drejtat elementare kombëtare etnike.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare nën Mal të Zi, të mbledhur në Nju Jork më 17 shtator 2013, kërkojmë nga qeveritë tona në Tiranë dhe në Prishtinë që të përdorin ndikimin e tyre të gjithanshëm e në vazhdimësi ndaj këtyre veprimeve të patolerueshme dhe çdo bashkëpunim në raporte të ndërsjellta me shtetin malazias të jenë në bazë të marrëveshjeve të reciprocitetit.

Shoqatat nënshkruese:
1 Ana e Malit –New York
2. Ded Gjo Luli – New York
3. Fondacioni Dom Simon Filipaj- New York
4. Fondacioni Plavë-Guci – New York
5. Fondi Humanitar Malësia – New York
6. Shoqata Atdhetare Malësi e Madhe – Detroit
7. Shoqata Atdhetare Kraja- New York
8. Shoqata e intelektualve te pavarur- Detroit

New York, Detroit
23 Shtator 2013

72 Comments

  1. Shkrimi ka mundur te jete me i mire sikur te kishi zavendsuar fjalet VLERSOJME, KONSIDEROJME dhe KERKOJME me fjale te tjera…

    Dysh +

  2. O SYNI shume analist i fort na qenke. Nga krejt teksti, nga i tere angazhim ju “analisti” te gjitha i hedh ne shport….Tu kisha lut vetem hiqe nofken syni dhe merre nje te kundert nga syri….

  3. Deklarata shterpe, sterile, e pa far jo productive dhe shum e e shum tjera gjera qe nuk kan vlefte as ne letren qe jane shkruar !
    edhe nje deshtim I diaspores ,apo fitore e propagandes se politikes se malit te zi ??????
    kush e helmoj diasporen?
    cka u be me diaspor shqiptare ?
    kush jane keta lider te ketyre shoqatave te vdekura ?
    dhe shum pyetje tjera qe cdo njeri I rendomte mund ti bej, ku jane SHQIPTARET?
    NEW YORK dhe DETROIT
    23 SHTATOR 2013
    TYRP
    Kur nje protest me nje 100 protstuas nukjeni te zotet me organizua at’here jeni te barabart
    e me te vedekurit
    INMEMOARIM
    lajmrojme te gjithe spiunet dhe anti shqiptaret she diaspora ka vdekur
    shifni daten e tyrpit 23.09.2013

  4. Hajde de. Me ne fund vendoset te delni me kete deklarate. Mire keni bere. Me mire se te heshtni Disa gabime fatale ne terminologji Por ne dashte. Nuk kemi prit prej jush me teper. Po ku e gjetet termin reciprocitet. Nese GJermania ka qene fashiste ateherna edhe shtetet e tjera duhet te ishin fashiste. Plus 10 te tjera. Po perse nuk demonstruat.Ju ini nen une jam mbi Mal te ZI.

  5. KURRAVICA
    Si menon ti, a thua ma mir asht me kene ja e forte apo tete te dobeta. Ma mir tete kryetar apo nje kryetar. Mkene tete bashk kishu me ja kalua NACC.
    Te e kishi lexua dy here Antunin u kishte dal ma e mire.
    Mire u pashim ne demostrata .
    Besa I kini nervozua partiat shqyotare mbi zMAlin e Zi. E ato nen mALin e zI as nyk pi tihen. Mali I ZI asht I rane e I ka zan nen e jau ka marr frymen.

    • Sado çi jân,jân teopërshum,Detroitin e marrvesh me dy Shoqata por çka i duhen New Yorkut 6.Jekshtû e kallzojn Shqiptart bashkimin Komtar kûdo çi jân. Po,mir pojau lâm atynet vullnetin,por për pakica e drejtat e popullit e kan Shqiptart ministrin, tash, nuk dij sa vjet,tre a katër jân kên prej Ulqinit e besa e kapa edhe Malësija e âsht gabim meja çua protestin Gjukanoviqit.Gjukanoviqi i ka ministrat e atynet u duhet mei bâ punt e veta.Kush i xgijell partijat?Populli shum t’neruoshimit e zâni i popullit âsht zâni i Zotit,kapa tha Lul Gjeloshi te mreti.Pse poja lâm gjithmon fajin tjetërkuj.Përgjegje duhet me lyp te politikanat Shqiptar n’Malin e Zi.Nuk rregullohen drejtat e Shqiptarvet prej Ameriket, Kosovet as prej Shqipnijet,por jâty kû jetojn Shqiptart.

      • Dod lej marrinat. Tan kohen tnjajten kang. Cka kishe ba ti trushe prej shumcs ktu ne Malsi? Mos je ti ma patriot e maj mecim se shumica e malsorve?

        • Vet nuk jam maimêçimi as ma patriot por e dij se çka don me tha demokracija.Populli i xgijell ata çi i don e na mujm me tarakat sa t’duom prej gurbetit ose prej kûdo çi jem.

  6. O”Syni”! ta paskem lakmi,se syri yt qenka I mbrehte si brisku!
    Ore ju te shoqatave te lartepermendura! me keto dekleratat tuaja te hajshme e bajate po bini ne zakone te keqija duke i lene punet pas dore.Juve zoterinje aktivitetet tuaja u kane zane lemashk dhe kjo deklerate e perbashket nuk eshte gje tjeter vecese nje veshtrim kolovajze me jarge rreshqitese peshku.Tash dy jave e paski shoshit kete pune e tani na paski dale ne kete portal fluer e flake,tutje me rrembim, dhe na u beki kanal i kthimit te vajit e ankesesPo gjueni shejtanin nga largu me hobe more ju.Ana Mali,Ded Gjo Luli,don S.Jubani,Plave Guci,Malesia,Kraja,”Intelektet” etj.qerret per terheqejen e topave duhej ta kishit bere gati qe me kohe,e me 27,me dale mu aty ku eshte vendi I caktuar per ate drke…..

  7. ….ishte dashte me u qit haberin te gjithe shqipetareve te Amerikes.Me kete deklerate te perbashket na u paski ngjite”ne maje te malit”dhe me nje sentimentalizem,shkurrje e perloshje po na telalloni dekleraten tuaj shkel e shko.Zbritni nga mali e prinju malesoreve per ne demonstrate,se perndryshe deklerata juaj mbetet vec nje hon i deshprimit i qullasheve mizere te shoqatave deshperuese tuaja nga New Yorku e Detroiti.Teper vone e teper pake!

  8. Kjo është qesharake. Çfarë keni arritur? Realiteti është, si këtu në Mal të Zi, që këto organizata në diasporë janë të udhëhequr nga aktivistët dhe JO intelektualë. Përpjekjet tuaja janë më shumë si humanitar dhe JO politik. Kjo është për shkak se asnjëri prej jush nuk dini asgjë në lidhje me çfarë të bëni.

  9. Është ironike që ju të dalëni me këtë deklaratë, sepse gjysma e anëtarëve tuaja do të marrin pjesë në këtë darkë.

    Kjo eshte nje hipokrizi. Gjysma e organizatave tuaja nuk ekzistojnë, vetëm me emër. Nuk duhet të jetë vetëm një shqiptar Shoqata Amerikane që flet në emër të shqiptarëve në Mal të Zi dhe jo tetë. Shumë prej jush do të vuajë të njëjtin fat si Atheu Na Bashkon – egot e tua do të të vrasë ambiciet tuaja.

    A mendoni se dikush ju merr seriozisht – Pashko (Luigj) Gjokaj. E. Berishaj, etj – të cilët nuk e dinë dallimin në mes të Malësisë dhe Malit të Zi.

  10. Nje prergjegje ndaj ketyre patriotve te arave, Ju qe nuk beni asgje, por jeni lider te kafeneve dhe pubeve te ndryshme ju kisha kshilluar qe te keni kujdes ku ofendoni diasporen, se ju ndytesira sllave qe mshefeni pas petkut patriotok jeni asgje me teper vec jo sy por QORRA te politikes. Nuk dua te merrem me njerz te mshefur pas perdes se patriotizmit e pinojn kunder vllezerve te vet. TURP per ju te tyrpruar

  11. Po cka meprit me shume prej neve, kur vetem sharje e ofendime bejme per njeri tjetrin…
    Per ate i kemi punet si i kemi- per faqe tane te zeze. Vellezer te nderuar, edhe diaspora eshte pjelle e jona, as ata nuk kane rene nga qielli- thene shkurt e shqip, pjese e mentalitetit malsor apo shqiptar !!!!. Vertet duhet pranuar se kjo Deklarat e diaspores eshte teper e zbutur, te them siperfaqesore dhe mjaft e zbehte por me siguri u ka munguar harmonia mes veti. Kete e them nga pervoja jone e hidhur- dy shqiptar < 3 mendime e jo 8 shoqata te hartojne nje deklarate gjitheperfshirese… Edhe kjo do kaloje si shume te tjera, por do ju lutesha pa ofendime mes njeri tjetrit, mbetshi me te mira!!!!!!!

  12. kjo deklerat e shkruar me ni gjuh kaq te but thua se ka pas frig autori se dote lendoj gjukanoviq nese nuk mbeshtetet me ni protest ne njujork asht shum shterpe prandaj une mendoj se nese gjith kto shoqata nuk jan ne gjendje tepakten antart e vet ti bien ne ni protest ater meteverrtet jan shoqata kote se nese vin antaret e shoqatave ater dote bahej ni protest mjaf e mir me ni numer qe dote paraqiste ni fuqi pas kesaj deklerate kaq te dobt .
    por nuk duhet lan vetem shoqatave por edhe komuniteti i gjer duhet aktivizuar ne kto rast dhe te pergjigjet ksaj situate ashtu si ka hije duke i lan menit me njeri tjetrin por te bashkohemi kunder ni anmiku shekullor ashtu si na ka hije

  13. Po more Burra po por sdi ku mej marr burrat
    ni doni me i dhan pake randesi ksaj pun duhet me kenun tan keto shoqata ne demostrat
    per ndryshe flasim kot.NAACC nuk ja don shpirti demostraten as me tije se e din se asht ne dam te gjukanovicit duhet demostrata e mbar shqiptare per treguar padrejtsit tona ne Male te Zi burrat keqyren kur asht veshtir se kur asht mir flasin punt vet let tna nihet zeri i Shqiptarit kundra tradhtarit.

  14. Te falemnderit shume “sinqerisht” se pikerisht eshte se si thua dhe vlerson ti. Eshte e pa duruesheme dhe e pa falshme qe te fyejn njerzit e vete sikur te ishin ata nga nje planet tjeter, eshte TURP dhe ofendim per cdonjerin qe sakrifikon me punen e tije vullnetare per te bere dic per vendlindje.

  15. Keta bije te atedheut ne DIOASPOR kan bere shume per ceshtjen komtare e te njellosesh punen e tyre eshte akt i shemtuam dhe qyqar. Eshte hera e pare qe jemi bashkuar te gjitha shoqatat e keta dalin me teza dhe spjegime keshe “intelektuale”. Ne ato shoqata kemi Dr. Mr. dhe njerz me reputacion te lart ne jeten amerikane….

  16. TURR, TURP dhe veçëm TURP për ju shoqatat e ne veçanti TURPI ma I madh për “kryetarë” të këtyre pseudo “shoqatave shqiptare” sepse këto ma hije u ka me u thirr shoqata malazeze. Me vjen TURP per me kontribuar ma per keto ” shoqata” lot jan crogorske organizacije!

  17. O “juristi i maleve” se malsore njelloset emri ty,, qe po te mungojka edukata elementare e lere me te perdoresh termin jurist. Shko me Gjukanin e veglat e tij, se jam i bindur se ne jeten tande ske ba gja per te miren e atdheut.. Ti nuk e ke vendin me shoqata e as me pupullin tend po shko e rreshtohu aty ku e meriton dhe rrin rehatshem….me vllezrut tuaj malazez dhe serb…. Diaspora e amerikes eshte NJESHI e ceshtjes komtare, kurse ti dhe veglat tuaja jan NJESHI i tradhetis.
    .

    • Mergata ka ber shum për çeshtjen kombëtare, por jo patriotizem jekto shoqata me ne krye jekta far kryetarë të shoqatava. Shumica e jektyne “kryetarëve” dhe antarev kurr nuk kan pas ne zemer atdhedashurin as kurr nuk jav ndalua udhtimi per ne vendlindje. Nje pjes e tyre kan mësuar shqip ne Amerikë. Mund ti thrrasim shoqata folklori, humaniar e tjer. por jo edhe shoqata patriotike. Me fal por nuk të çuditem se qenke i njejt si shumica (jo të gjith) e tyre. Ata individ qe kan marr pergjegjsi me udheheq nje shoqate duhet pa tjeter ti kundervihen me demonstrata gjakatareve sllavo shovinistave servo-malazeze siç esht idoli juaaq Gjukanovic qe po e mbroni aq shumë.

  18. Edhe n’mos NJESHI I tradhtise, po NJESHI I injorances 😛

  19. Gjethet e vjeshtes,ndaje mendimin me ty se ky julisti i LESHIT s’ka ber nje te mire per kombin e tije.
    Te gjithe ata qe hjelline gure mbi diasporen jane njerez te shiture tek pushteti.
    More i mjere,po diaspora i ka te gjitha,edhe flamure edhe komune i ka te gjitha ,nder standardet me te mira botrore.
    Diaspora e ben per ju o te mjere (te gjithe si ti),tere jeten tone ne po sakrifikojme……..po ju atje cfare beni apo pse jeni ???!!!!
    Te me falin te gjithe patriotet ne vendlindje,e di qe s’jane te gjithe jurista si ky qe don te ua humbi edhe te vetmen shprese-DIASPOREN

    • Diasporës as Malesorve nuk jav humbi se edhe une jam nga diaspora me banim ne NY por nuk peruli ish shoqatën ” Jusuf Gërvadha ” me dhe antarin patriot Gjeto Sinishtaj qe udheheqi shoqatën dhe radioprogramin për afro tri dekada duke organizuar tubime dhe demonstrata ne perkrahje të bashkekombasve ne trojet e veta shekudhore! Krahasoj pak keto shoqata me të lartepermenduren dhe patriotin Gjet Sinishtaj qe dua gjithçka per çeshtjen kombëtare.

  20. Kure fliter per diasporen duhet te kihet kujdes, sepse diaspora nuk egziston qysh dje, diaspora shqiptare ka qen e lavdishme cdo her kure ate e kan udhehequr mendimtare politike, fatkeqsisht sot eshte diaspora ne nivelin ma te ulet nga te gjitha koherat.
    Aresyeja qendron ne faktin se pjesa ma e vetedishme e diaspores qe ishte e kordinuare nga Tirana dhe Prishtina, sot eshte pasivizuare, dhe tani Malsoret kan mbet te vetmuare, pa ndonje kuader qe ka potencjale te merret me politik, dhe ata qe egzistojne si Dr Palok Camaj, jan te bllokuare nga propaganda e sigurimit te Gjukanoviqit!
    Fatekeqsisht Diaspora Malsore ateher kur nuk duhej benin protesta tani kur eshte teper e nevojshme dalin me nje deklarat qesharake, dhe te turpshme sikur mos te egzistonte nje Malsore i cili se paku munt te…

  21. Munde te perpilonte nje deklarat serioze me nje fjalor te pjekur diplomatik(ashtu sic beri Anton Lulgjuraj), te cilin diaspora mund ta konsulltonte, ose ndonje tjeter sic eshte Dr Palok Camaj, Nua Ivanaj, Pjete Berishaj( Pecin), dr Ivezaj, pse jo edhe Naser Cobaj, bile edhe Gjon Lulgjuraj!
    Por jo!
    Ai duhet te jet nje i adhuruar nga disa grupe injorantesh malesore te cilet i kan zan peng disa malesore te cilet dine te udheheqin me diasporen!
    Vetem merni si shembull se kush zgjidhet neper shoqtat te lartepermendura, zgjidhen njerez gjysmeanalfabet, dhe mbesin jashtte deri edhe P. hd.
    Por na jemi kush jemi dhe per ate jemi ku jemi

  22. Guri i Kuq
    O injo… o idi… i Malesis po ku i ke keta patriot e intelektual tut qe spo iu nihet zani ma sa qyqes ne dimen, u a Paloka e Gjoni e Pechi e Coba e Nou, po keta te gjithe shukaten tash qe asht koha me ngrit zanin, po ti me ta nuk po e kundershtoni Gjukanoviqi .
    Edhe the se diaspora ka ken e fort prej Tiranet e Prishtinet, po ata kan ken ne terr e qorr more qorr deri sa na va kem cil syte.
    Mos u merr me keto pune se as sja ke kajden as nu din gja per kto pun sa po na kallxo ne ktu se kush asht i zoti.
    Dr P. C. kurr se ka pa kush ku as kurr se ka dhan as i menim as i leke per ceshtje te shqiptarve, e metvertete se se ka lan kontrabanda e shqiptareve por ajo e cila ka kene e lidhun me UDB e jo ajo shqiptare more shkerdhat kombtare.

  23. Ktyre antarve te shoqatave te formuara si kpurllate ne plehe mase shijute,do te ishte ma mire ti largohene ktyre percarjeve qe po i bajne ,se nuke jane ne interesin e ceshtjese kombtare.E dime se cfare patrijotashe jane.

  24. Ne i lypim njerkes te na jape gjinin, e kemi nenen gjalle. Sa here kane protestua Malazezet para ambasadave kosovare, apo Greket para atyre Shqiptare per te drejtat e tyre ne Kosove the Shqiperi. A mendoni pse? Shpresen e vetme qe kemi eshte ndihma e Tiranes dhe Prishtines, atyre duhet te ju prishim gjumin, bile edhe te protestojme kure vijne delegacjone ne diaspor dhe trojet shqiptare nen mal te zi, poashtu duhet mose te i lame te qete ase ambasadoret dhe konzujt tone ne mergim, perndryshe i kemi dekadat apo vitet e numeruara

  25. Jan do Dr. e Mr. qe kush si ka pa kurr, jan do patriota sezonal si domatet, e qe dite e nate i ke kafeve e qe ne kok e kan te instaluar nje sistem operativ te tejkaluar dhe qe nuk eshte kompatibil me kohen, Kur i lexon keto komente mund te vresh se me cfare strukture njerzish kemi te bejm. Anaizoje se si i vlersojn dhe si gjuajn gure e dru ne vllezrit e vet.. Shtrohet pyetja PSE. Jam mase i bindur se ne keto shoqata pjesa dermuese i kan edhe te afermit e vet, por keta nuk jan askund vete e i shofin me inat e gjelozi te afermit e tyre. Malazezet knaqen kur e shofin se si bashkpunojn shqiptaret. Si duhet te jan bashk ndryshe njerzit vetem kur 8 shoqata dalin me nje deklarat te perbashket. Po sot analist e Dr e Mr ne komente jan me bollek. U prift e mara u ju patrota e vllezer te percar.

  26. “Simo”: Po perse i keni udheheqesite e organizatave? Po sa here i thirret personat e permendur te konsultohesh me ta? Po perse, pasi nuk po ndihet aspak, Dr Paloke Camaj Esq., edhe tani e ftuan ne Columbia University ku ligjeruan Ramush haradinaj dhe Edi Rama. Ata ja dijkan adresen. Juvet nuk ju lajon Djukanovici ta thirrni.
    Perse kryetari i “Malesise te Madhe” ne Malesi mundohet te bashkoj partite shqiptare kure ato jane te bashkueme me Gjukanovicin.
    Po perse nuk i baashkoj rreth Anton Lulgjuraj
    Perse i kishin thane thuej se beri “gabim historik” qe e qiti flamurin malazez ne Mal te Zi. Sikurese ju i kishit lirua ato tokena nga Mali i Zi.
    na lodhet me perralla tash 23 vite.

    • Ne te gjitha keto pyetje qe ja keni ba, te garantoj qe kurrnje pergjigje adekuate nuk asht I zoti me ta dhane, prandaje pyetem, kush asht ketu analfabet ? Simi asht I forte vetem kure has ne te dobet 🙂

  27. perkthim ne shqip

    NAAC Bashkohu me ne për të festuar 17 vjetorin e jashtëzakonshme të individëve të cilët kanë kontribuar pa u lodhur në mbështetje të zhvillimit demokratik për popullin shqiptar në Ballkan Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj besnik dhe të shohim përpara festuar me ju.

    Ju jeni të ftuar përzemërsisht për Gala Awards 17-vjetorin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) do të mbahet më e premte, shtator 27, 2013, 6:00 në Cipriani 42 Street, në New York City.

  28. Se si eshte Malesia dhe cfare jane poatriotet dhe lidershipat ne Malesi e din edhe nje femije 5 vjecar- pra per faqe tane te zeze!!! Ne nga Malesia e kemi shikuar diasporen si nje dritare nga e kemi pare rrezet e diellit qe shendrit nga perendimi dhe prat keshtu do ta shikojme. Por duhet pranuar se deklarata e diaspores eshte nje reagim teperrrrr i bute, qe sinqerisht nuk ngjane ne ato te deritashmet qe diaspora ka bere… Por une jam i sigurt se kjo nuk do t * ia ulin vlerat dhe meritat qe ka pas , ka dhe do te kete edhe me tutje mergata jone ne Amerike.. Duke e njohur nje numer jo te vogel te bashkevendasve atdhetar me zemer, mish e me shpirt, pa e kursyer as xhepin per ceshtjen kombeteare , besoj se veprimit te NAAC-ut do ti japin pergjigjen e merituar..Edhe njeher vellazerisht…

  29. Edhe njehere vellazerisht do ju lutesha pa ofendime mes veti, se kjo vetem e con ujin ne mullirin e armikut, Kemi nevoje, si askurr me pare, per unitet, unitet dhe vetem unitet…..

  30. E shifni se sa shpejt lajmrohet nji nga ata malesore per te cilet fola ma larte.
    Per fat te keq si Simoni jane nje numer teper i madhe ne diaspore dhe kjo eshte aresyeja pse jemi ku jemi.
    Ja pra sa shpejt u vertetua ajo qe thash ne komentet e me parshme!

  31. diaspora, me gjith respketin per ju kam nje sygjerim a keshille per ju, si te doni: pash zotin mbydhini ato shoqata propagandistike finansiare me prapavije interesat personale dhe mos u merrni ma ne jete me MALESINE se e fiket ket vend pergjithmone. jam i vetdijshem se keni kontribua shume, ja disa shembuj qe i di une: FLUTURIMI I SHQIPONJES u skenua ne DETROIT, shte[pia e kultures ne Tuz u skenua ne Detroit, AutoAmbulanca qe e derguat ne qendren spitalore ne Tuz, a e dini se per cka perdoret dhe kush?…Fakulteti i Mesuesise sikur tmosh ishit JU do ishte ne Ulqin, Shtepia Malazeze ne NjuJork u ndertua nga JU-shumica e donatoreve ishin Shqiptare e Musliman, Fusha e Dheut te Zi ra ne duart e asimilatoreve per faktin se ju nuk investuat asnji cent ne vendlindje

  32. asnje shkolle ne gjuhe shqipe nuk e hapet ne gjith ameriken, asnje cerdhe per voglushet ne shqip, vec asaj para 4 vitesh ne Nju Jork qe e hapen diaspora nga Shqiperia e jo ju, pervec disa individ e te cilet i keni SYRGJYNOSUR gjith jeten atje, bustin e Dede Gjon Lulit e groposet ne oborrin e UDB ne Tuz, erdhet e goditet shtetin e MALIT TE zI ME 2006, Keni ngatrruar me VETDIJE, politikanet tane ktu ne Malesi, Ulqin e Plave e Guci, duke mos u percaktuar asnjihere se ken duhet mbeshtetur dhe duke ndenjur anash si injoranta qe jeni…ka edhe tjera….keni meritat per ndamjen e buyrsave studentore ne baze te gjakut e farefist duke mos respektuar rregullat qe vete keni vendos, keni merita qe kur vini i shetisni te afermit neper restorante dhe fejoheni me ndoj vajz tak-tuk, dhe keni merita qe u…

  33. pra keshilla ime per ju eshte: AS TELEFON MOS BENI NE MALESI se na fiket pergjithmone….tung e pershendetje te perzemerta!!!

    • I neruoshimi “pasha zotin” si djal po thua se nuk kan investua as i cent ën Malësi,poti a po she se i kan investua ën Kish t’Trijeshit gati i milion dolar e tash von e kan festua 250vjetorin e asaj Kish.A po she se sa çpejt lashtohet investimi kur vjen prej Ameriket,ja kan sigurua punën Fratit.

      • o Dode, pse pom shpifesh djal??? vet i numrova investimet e tyne…smujta mej permet t gjitha pasha buken. e besa kan investua both, mem dvet mua tana vijn e i marrin mrapan se pasha zotin gja sna duhen e vec sherrin jau kem pa deri sot…neser dite e re nafake e re …

        • Mos u idhno me Doden se ky vetem per Kishe mos ti kine dha ite ke I knaqun, edhe dreqit tja kine fale ite ke ma ne qef. Po kure nuk e don Zotin, si menon se ka mej besua dikush se don Malesine. Jem I Zoti me u betue se nuk e ze kryet vech don meu berzije si krraba ne skrop. Jaq merret vesh sa thot e ka godi kishen me paje fratin. Mire kine pa di disa te vjeter chi kan kallzua ku e ka banimin dreqi: Ne b… te plakut, ne vet se me edukua rinine meu kthye ne rruge te Zotit, ky e kundershton ne chdo mnyre. Me tu gadit….

      • Marre e hordhek per ty Dod edhe per kyt tjetrin chi perbehet ne rren, Kurr se besoj se kini ba I cent vjefte per Malesi e doni me fole per nima chi ka ba diaspora, ajo e ka paje gjalle Malesine e ju vech rrini si qyqe pas kompjuterit e terrtakatni. Dijaspora asht e perbame prej njerzish e nuk asht e pa gabueshme, por kush punon edhe gabon nojhere, e ju gaboni tye fole pa di chka folni jo nojher por sa here chi shkrueni. Ti Dode ne vechanti rueju se idit ka met pyt breshni, por mos u chudit aspak, se ti je I vetmi plak ne ket portal qe e kundershton Zotin pa praj ne tana mnyra, nepermes kishave, meshtarve e kshtu me ralle

        • a je ti Komisjon en komisjonin e kavariqit???? hahaha, doda nuk e shau kishen as fratin por tha se i kan gjet pun njaj fratit, e tue me dijt se fritnit sot, spakut te na n malesi jane ….. ma te perkryem-te ghjithe vozisin xhipa e shkojne neper darka ne restoranet ma te shtrejta, atehere doda ka te drejte….hahahaha, ndoshta i hanee darkat e blejne xhipat me rroga mujore!!! a din sa i kan rrogat???? e per diasporen mua mos m fol nojsen, kan nimua both e teper, jua numrova ndihmat e ka edhe tjera, por ne ndonji teme tjeter do ti them edhe ato, e ti qiti poshte ato nese ke ndoj fakt e mos leberat

    • Ty te paskan fike ne ndonje mnyre se Malesine normale e kan ndimue sikure e dijne te gjith ata qe kane nje pike men ne krye. Gabime s’po thom se kan ba por vetem nje perqindje te vogel te atyne qe po pershkruen ti i “menchuri”

  34. “Pasha Zotin”, mos u nervozo shume. Mundesh me ra ne depresion. Me thane te drejten keta te Detroitit si me i pas fut ne konzerve prej 1970 deri 2013= 43 vjete.

    Tani jo vetem qe vijme me fejua ndonje vajze, por vijme ne pushume edhe te i freskojme te dashurat tone ne brigjet e ujrave te Mesedheut. Bile bila bashkeshorteve tona u ka hy ne qief Malesia. Ma fort se Carribiens. I keni frutet e fresketa.

    E ti Guri i Kuq a nuk e din se edhe tani kemi ketu shqiptare special qe kan ardhe me sigurua terenin pera se te vijne delegacionet. Kejo eshte gjithkund ne bote.

    Edhe ata munden te hyjne nganjeher ne kete Faqe. Sikurese “Simoni”

    WE LOVE MALESIA

  35. Aty ketu, kesaj here ja qelloje ky i semuri Pasha Zoten!
    Nje gabim trashaman e beri, se “Flururimi i shqypes”, ishte ma teper projekt i F. D. dhe V. S., sesa projekt i Detroitit, ata te detroitit ran viktim e lojes se disave atje dhe ketyre dyve ketu!
    E per fakultetin e mesuasise, kudo qe te ishte ti kurr zdo ta perfundoje!
    Sa i perket rrjeshtimit politik, me gjith ndikimin e dps, dhe te ashtuquajturave parti shqiptre, diaspora se shpejti do te rrjeshtohen pas Anton Lulgjuraj, se paku ata qe nuk jane pionat e Millit!

    • e i mjeri Fishta, per me te kthye sparit po ja nisi n fund: FDIne e ka themelua ANB-ja me qellim humbjen e mandateve shqiptare dhe percamjen e votueseve shqiptar n mal t Zi-le ta perkrahin Diaspora sa te mundet se shumica sdijne shqip! Fakultetin e kam perfundua, por jo Msuesine e ti vuej me punet e hallkut se sdin gja tjeter!!! Fluturoshinte ment’t e kres- as Ferhat as Vasel skan pas lillje me ket pune deri diten e ngjarjes!!! vizitoje Detroitin dhe ke me pa se cka te thojne atje per ket pune-jasht mbledhjeve patriotike po mendoj!!!

  36. Guri i Kuq e Rrroft Malesia
    Me sa po e shoh une qenkeni bineq ose te klonuem, une asnjehere nuk i u dola zot shoqatave qe vertete kesaj hera as nuk e meritonin sepse Gjukanoviqit duhet t delet ne demonstrate me kembgulje ejo me hezitim.
    Mos u merrni me keso shkrimesh e me rrejt vetin kur permendni disa njerz si truni e malsorve te amerikes, hajde se po ta pranoj se shoqatat jane para falementimt po si e spjegoni ju ket aktivitetin e ktyne aktivistave sic jan Dr P…. i Njujorkut N.. intelektuali i Detroit qe asnjihere tah 20 vjet qe u ban luftra e kerrdina ne troje shqiptare nuk duelen me i dal zot vendit te vet ne asnje demostrate,si spjegohet kjo apo thjesht vetem se ishin pjese e shtetit te Malit te Zi,ata shkuen me va ba perhajr edhe pamvarsine ne darken solemne malazaze ne…

  37. Analfabet
    Ti vertete qenke analfabet,kend me thirre aj duhet lajmrue vet, aj nuk u avitet aktiviteteve shqiptare dhe te trras demostraten vete,ky ka met marr pjese ne Darken e NAACut me Ramen edhe me Gjukanoviqin e ambasadort e tij, po ju pritni e kqyrni si po shkojn punt
    Kuku kush kenki ju kur kta tek jane bosat tu atdhetare.ky doktori yt aq i madh ashte me N.. I…..
    Ktu gjithmone kan marr pjese ne demostrata Dr Repisht, Dr Leka, Dr Vela, Dr Gjoni Dr Ana Kohen hebrejo-shqiptare e ky doktori yne asht teper i madh me marr pjese ne demostrata tona e me tej me shkie nuk kenka i vogel
    Edhe Antonin e kini dieg se asht fmi e ja kini bush kryet se doktori edhte shqiptar i madh, ne bule e kini djeg se asht i ri e kuket ju e aj fmi per ju..

  38. SIMO,
    Si nuk te vjen tyrp. I mjeri ti per vehten. E di se e ke zemren e plasun . Mos u nervozo. Qetesoju. Del para deret e demonstroji familjes. Hama dreq pese pare nuk ja vieke. Dr P. C. eshte tregua prej Prishtines, ne Zagreb, Malesi, SHBA. Doktor I Zagrebit. Avokat I New York. Keshilltare I UCK. Formuesi I organizates se pare shqiptare ne Ballkan. Sigurisht qenke shume I angazhuar per te ba propaganda per Gjukanoviqin gjare vizitet ne SHBA. Me ata qe I kan ardhe prel Malit te Zi. Por mos u lodh. As nevet nuk flejme. Perse nuk mbajte demonstrate. P. konsultimet e ka falas per Shqiptare.
    Per ty kishte me viiejte te shkruaj GURI I ZI. ose Mali I Zi. Ngjyra e kuqe per ty eshte armik.

  39. Nuk e kam natyren te shpifem por per dr. P. C. nuk kam ndegjua se i ka ba kujt keq, por as per ceshtjen kombtare kurr gja nuk ka ba. Kishim aktivist patriot gjat ramjes se komunizimit ne Shqipni, pastaj luftes ne Kosove dhe te ceshtjen e shqiptarve nen Mal te Zi. Kishte aktivitete te ndryshme. Un per vete di me than se kam marr pjes ne gati cdo protest per 30 vjet, por doktorin un kurr nuk e kam pa se ka marr pjes ne 1 te vetme. PSE?
    Per te e di se ka ken kandidat per president te Mali te Zi, si asht e mundur, PSE? Edi se para pak vitesh ishte ne takim me Gjukanoviqin, si pati mundsi? Kurr nuk treguan se cka folen e cka u moren vesh? PSE?

  40. POLIC me duhet me ta dhan vakcinen se te paska ra ne krye e ZIMIT me duhet me ja vu hajmaline e me ju lut Allahit te shtoshet. Pi qitnaj ato shkresa ao inqizume me Gjukanovicin e mis e kurrce DR C. ose nese nuk I qet kenke I shtim prej UDBES. Ose te ka cya UDBA
    Klintonja nuk di shkoj ne NAAC per arrsyr se Dr C. me shok interrvenun
    Mos harro me e marr vakcinen POLIO

  41. Me vjen keq qe kenke ftof e pomotit ne trup e ne koke se asgje nuk paske bere. Duket se tere jeten paske pase qene I pomotitun. Gripa te turbullon.
    E ty SIMO te paska pase pagua Gjukanovici me I pergadit terenin.

  42. Guri i kuq
    Pse tplasun,dot dal ne demostrat aty ku do te mungoj Bossi yte qe dot rrin me Gjukanoviqin tand qe ti po me akuzo mua.
    Ti shan si grat e kqija e nuk paraqet ne kete portal asnje te vertete por shamje e cpifje.
    Ti je ne Malsi e nuk di asgja cka bahet ne kete vend e prej anej perpjekesh me dirigjue dicka qe nuk ke fare ide se cka.
    A din cka cdo malsor qe ka bere te pakten nje demonstrate apo ka dhan nje dollar per cheshtje te shqiptarizmit meriton nderime e ti ato as nik i din, ndijen as nu i njeh, prandaj eshte e kote me mbush koken tende bosh
    Une e perfundova me ty more njeri qe nuk i ke dhene asgje ne jet, tani pergjegj “Polis” qe po shihet se ka kulture dhe i dijka gjerat e 30 vjetve te fundit ne kto aktivitete te Amerikes.

  43. Haxhi na trego ti pra nje te mir qe e ka ba doktori per Malsin apo per shqiptarizmin ne pergjithsi? Ato qe i shkrova vet jan te verteta qe i din gjithkush. E ni kam harrua dicka na i trego ti?
    Po njeri ka doktorua, per vetin e ka, por cka ka ba per komb se phd dr ka bota me miljona. Edhe ne Malsin e vogel jan disa sish, nder ta edhe A…….. G….. qe deri pardje e keni la me florinj kurse nga dje e gjuani me balt.
    Mos u nervozoni nga e verteta

  44. Ti po laberat se asht kan me Gjykun. Qiti faktet. Akuzon pa fakte rren. Aq shum ka ba. Sipatizusit tu jane kan me Komunista kur Dr C…. ka luftua ata. More kakarroq si mudesh me than ashtu per Dr C….. More ULBASH. Po a asht ken Shpi Bardh, Kosov, Shqypni, Keshiltar i UQK. E i qin mi tjera. E ti thua 30 her demostrata ke fitua gripa kot e cka bane.
    Na kallxo cka bane more qyqykjoshe. Si e sha Intelektin e Malcis. Plac placte dreqi.
    Qiti dokumetat. Po kush je ti me kritiku. Kur permete emnin Coju ne Kam . Ose shko e shit qeVapa. Ose burek ka te Demostrojn Tjerat.
    Ruj moS u ftof se tash dek. E te shpalin Malcort e Detroittit HEROIN KAMPAR
    Mos lodh ma koken

  45. Ta ka dhan HAXHIA hajmalin e nuk te vejme re fjalen. Kur te sherohesh Lajmroju.

  46. Simoni dhe Polis,
    Me thane te verteten po shkruani si te ishit rrite ne bjeshket e Cetinjes. Me vjen keq te them, por komentet tuaja jane baraz me zero. Qellimkeqe dhe pa kurrafre vlere. Me mire shkoni me fjete e pushoni. Ndoshta ju ka rendua era e ngjyres.

  47. Besoj se ka ken ne Shtepi te Bardh, si edhe qindra mijera deri sot, apo ndoshta ka ken i ngarkuem me ndoni pune? Nese po, cfar punesh? Besoj gjithashtu se ka ken ne Kosov Shqipni e sigurisht edhe ne shtete tjera. Njerezit qe kan mundesi udhtojne. Keshilltare i UCKse nuk ka ken. Kjo nuk eshte e vertet. Sa i perket ceshtjes kombetare ai nuk ka be asgje, zero. Ndoshta ne ceshjtje personale po. Nese po na trego cka ka ba? Punon diku ne ndonje universitet? Ka botua dicka ne lamin shkencore? Udheheq ndonje institut? Me sa di une, e ndoshta gaboj, asnje nga kto. Pra cilat jan ato te berat e tija?
    Perpos ketu ne komente ne kete portal qe i shkruan 2-3 veta me 20-30 emra te ndryshem ende nuk pata rast te ndegjoj per doktorin ne kete kontekst.

  48. pyeteni shefin e FDI-V.C. cka ju thot per doktorin, ai e njeh shume mire se kane qene bashke dikur-puntore te sherbimeve sekrete te dreqi e din se kujt…pyeteni pasi nuk i besoni Polisit!!!! madje shpejt do ti dale boja ksaj pike!!!! shume shpejt

  49. Pasha zotin ( I dehur) te ka kape kallja e trunit e nuk te cuditemi cka thua. E ty polic te ka kaoe polio. Po e di ku te djeg por ka me te djeg ma mire Dr C. ka qene 17 vite profesor ne Podgorice e tani ka hape Zyren Juridike ne New York. Doktor I Zagrebit e avokat I New York. Ma trego nje individ ne shqiotar me edukate te larte juridike sesa Zoti C.. E ti plasesh inadit more udbash se veten e kallxon kush ije. E per UCK ja kemi pa here faktet more rrebel, del me emen se te I tregojme more fare e keqe . Polic Edhe ne unifirme te kemi pare. Rebel

  50. “Polis” taman ja paske qite vehtes emrin e bukur-Polic. Taman e paske shok”Pasha Zotin”. Njeri i dehur me alkohol. Tjetri i dehur nga xhelozia. E paske mesua mire zanatin e UDBES, por ne dashte po punon me kompenzim. Jemi ngi me perrallat tua e shokeve te tu. Tash 23 vite vetem me prralla. Ku i keni rezultatet. Edhe nese ke shkua 1000 here ne demonstrata. Por jo ini te nxanun me poshtersi. Te cilat po i shofim cdo dite. Sikurese ti, edhe “pasha zotin” na pate thane se do i qesin provat se V C asht spijun. Rrejti, u zhduk per disa muaj. Tash, gjate vizites te Gjukanoviqit, perseri kermijet po dalin jashte. Per fat te mire, e dijme se kush jeni, dhe fjala juaj nuk vlen as pese centa.

  51. Mos u nguti more vellezer malesor- shqiptare, pse ofendoni njeri tjetrin, pse po merrni emra neper goje!!! Besoj se per gjithken dihet se ku e me ken eshte, apo per kete do te flase historia. Te kemi pak durim dhe kur te japim konkluzione duhet te kemi argumente.. Pra do ju lutesha mos te merremi me thashetheme e me paragjykime e shpifje per njeritjetrin, nese keni ndonje opsion pozitiv per ta kapercyer kete situate le ta propozoni….Le te bejme edhe autokritike dhe te shohim seicili se cka kemi bere per atdheun tone!!! Po te ishim te gjithe kaq atdhetar sa shitemi ne kete forum, ndyshe do i kishim punet. Por fatkeqesisht jemi keta qe jemi e punet i kemi per tane faqe te zeze…

  52. Guri, Komuna e Haxhia qetsoju se po plas. Ti vec dole me emen e nuk te ka hije te sjellesh si i semur.
    Te pyeten se cka ka ba doktori per ceshjtje kombtare e ti po thua se paska ken profesot ne Podgoric, vertet ka ken asistent. Qenka edhe avokat ne New York. Kto jan ceshtje personale. Dr e avokata vec ne malsor i ke 50 e mos te flasim ne shqiptarizem. Mos u ba qesharak

  53. guri e komuna, hahaha, a vuani prej alkoolit a cka asht me ju??? sa vjec jeni qe sdini kush jane VC e PC??? se pakut a e shihni situaten aktuale n Malesi, e kontribuesa shume t forte jane te dy per ket gjendje…njani asistent i podgorices, e tjetri s…. i podgorices-kane te perbashket podgoricen-thaftju krahi-pyetni shoket e tyne se kush ishin kta dy njerz n PRISHTINE??? sa te respektuar ishin, sa te dalluar ishin??? cka punonin??? a doni me jua ble kaj kafe se bela kthjellohi….

    • Edukim e edukim t’neruoshimit,kurrkâ nuk marr për êmën as nuk shaj,por e komentoj temën.Vet nuk kam tha se diaspora nuk i ka nimua Malësis,prite Zot, por ato nime jân individuel për me kalua ditën ose muojin.Kadikuj nuk âsht both mei tha edhe iqinher:Mos ja çoni peshkun me hâgër por çojani veglat me zân vet peshkun, me djes t’veta me ushqimua familen e për jâta e kam marr kishën e Trijeshit si shêmull.Kurr nuk jâm kên ën Trijesh por e besoj se ata e kanpa kishën.Për pas banorvet Malësija ka mashum kisha e xhamije se Vatikani ose Stambolla.Ju e dinini mamir se vet, se ini me shkolla,sa puntor e kishin gjet punën ti kite investua ato dolar aj njeri, ose shoqata,me godit i punisht ose fabrik t’vogel n’tok t’Malësis.Karabushko pole ka mujt me kën vêt i mir për ivenstime.

  54. “Pasha Zotin” neser ulja “Policit” nji strajce shega e te I hane se eshte pomotit keq. E as me gjak nuk ini lark por kini pas disa konflikte.
    Ulja edhe nji steajc ne thana pre Drekajve nese nuk I prodhojne shegat. Bela habitet pak se na carti me rrena. Tan po e shohim. Bela ka hager bobe shum e I kan ra ne krye.

  55. doktor un anji her nuk e quajta doktorin tradhtar as spijun, por thac ata cka eshte dhe e din gjithkush. Nuk po sjellem si rrebel sic po ben ti. Te gjitha qe i thash jan fakte qe ti nuk pate si ti mohosh. doktori per ceshtje kombatre ka ba zero, per personale ka doktorua dhe u paska ba avokat ne NY e dikur edhe asistent ne universitetin e malit te zi, ne gjuhen serbe. Po edhe paska shtetit shtete sic i ceke ti. doktor eshte ba vet ashtu si dhe avokat, sukses i tij, por veprat e bajn njeriun me ken cka eshte, dhe ta njofin si te till. Ne ceshtje kombtare ai nuk ka vepra, fatkeqsisht.

Comments are closed.