Nishani- institucioneve fetare nё Detroit: Nderim pёr mbёshtetjen e çёshtjes kombёtare

Në ditën e dytё tё qёndrimit nё Detroit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi vizita  tё veçanta nё Teqenё Shqiptare tё Bektashinjve, nё Qendrёn Islame Shqiptare, nё Kishёn Katolike Shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarёve” si dhe nё Kishёn Katolike Shqiptare tё Shёn Palit.

Nё fjalёt pёrshёndetёse, Presidenti Nishani, nё mёnyrё tё pёrsёritur, vlerësoi lart rolin dhe kontributin shumëplanёsh tё diasporёs shqiptare tё Amerikёs: “Shqiptarёt e Amerikёs meritojnё nderimin e çdo shqiptari pёr mbёshtetjen e çёshtjes shqiptare, pёr mbajtjen gjithmonё lart tё emrit tё shqiptarit, pёr mbajtjen ndezur tё flakёs sё shqiptarizmёs, pёr mbajtjen lart tё flamurit, pёr ruajtjen kulturёs e traditave tona tё pasura dhe kalimin te fёmijёt tuaj`. Kreu i Shtetit Shqiptar vuri nё dukje, gjithashtu, edhe rolin e tyre nё lidhjen dhe forcimin e miqёsisё me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, aleatit tё madh tё Shqipёrisё dhe shqiptarёve. Kisha, xhamia dhe teqeja kanё qenё dhe kanё mbetur shtёpia e Zotit dhe e shqiptarisё.”

Nё mesazhin drejtuar kryebashkiakёve tё pranishёm, Presidenti Nishani pёrcolli ndjenjat e thella tё miqësisё sё popullit shqiptar pёr Shtetet e Bashkuara dhe i falenderoi pushtetarёt vendorё pёr atmosferёn mikpritёse dhe mjedisin miqёsor qё i kanё ofruar shqiptarёve tё ardhur, si emigrantё nё qytetet e tyre, tё cilat kanё bёrё tё mundur integrimin e tyre tё plotё nё shoqёrinё dhe jetёn amerikane; gjithashtu, nёnvizoi se shqiptarёt, tashmё qytetarё tё devotshёm tё kёtij shteti tё madh, me dhuntitё e punёn e tyre tё ndershme po ndёrtojnё njё jetё tё mirё pёr vete, po i shёrbejnё shoqёrisë ku jetojnё, duke i dhёnё kështu njё imazh tё mirё Shqipёrisё.

Tё gjithё drejtuesit fetarё, edhe nё emёr tё besimtarёve, shprehёn falënderimet ndaj Presidentit Nishani, pёr dekorimin e institucioneve tё tyre dhe e vlerёsuan kёtё akt si njё njohje tё punёs dhe ndihmesёs sё tyre pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt nga ana e shtetit amё.

Kryetari i Bashkisё sё Harper Woods-it, zoti Kenneth Poynter, i pranishёm nё Qendrёn Islame Shqiptare, nё emёr tё Kёshillit tё Qytetit, i dorёzoi Presidentit Nishani njё Proklamatё Nderi, pёr shёrbimin e shquar pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt

Nё Kishёn Katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarёve”, Kryebashkiakja e Southfield-it, zonja Brenda Lawrence, i dorёzoi Presidentit mesazhin e mirëseardhjes dhe falënderimit nё emёr tё qytetarёve tё kësaj bashkie. /ORA News/