Tuzi mund të bëhet komunë vetëm në përputhje me ligjin aktual për organizimin territorial.
Është e domosdoshme që ligji të zbatohet, ndersa Kryeqyteti i ka krye të gjitha detyrimet e tij ndaj kërkesës që erdhi nga udhëheqësia e Kuvendit dhe kryetarit të Komunës urbane të Tuzit, tha kryetari i Komunës së Podgoricës, Miomir Mugosa, në konferencën e sotme për shtyp.
Në lidhje me bisedimet në mes të DPS-së dhe disa nga përfaqësuesit e partive shqiptare, ai sqaroi se Tuzi nuk mund të bëhet Komunë pa referendum si dhe pa aprovimin e organeve kompetente. /MALESIA.ORG/