Kuvendi Komunal i Ulqinit miratoi sot njëzëri në seancën e jashtëzakonshëm vendimin për shkurtimin e mandatit të përbërjes ekzistuese të Parlamentit, me të cilën u krijuan të gjitha kushtet për zgjedhje të parakohshme në Komunë. Iniciativën për shkurtimin e mandatit qeverisës e paraqiti Partia Demokratike e Socialistëve-DPS më 28 tetor dhe e kanë nënshkruar 21 këshilltar. Në shpjegimin e kërkesës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, thuhet se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme për shkak të ngadalësisë burokratike, mungesës së bashkëpunimit të fortë, zbatimin e paefektshëm të ligjit, mungesën e dokumentacionit të planifikimit, investimet e pamjaftueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve të pashfrytëzuara, rritja e papunësisë, rënia e shpenzimeve standarde të qytetarëve dhe shpenzimet e mëdha publike.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme janë shënuar diskutime të shumta dhe replika për punën dhe jo punën të përbërjes në largim dhe të opozitës.
Zgjedhjet e parakohshme në Ulqin sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, ose ndoshta në gjysmën e parë të shkurtit. /Albert Camaj/