Komuna urbane e Tuzit nuk heq dorë nga kushtëzimet për Kryeqytet

 Fadil Kajoshaj miratoni vërejtjet, dhe ne do të pranojmë Planin Urbanistik.

Siç njofton e përditshmja ”DAN” Kryetari i Komunës urbane të Tuzit Frano Lulgjuraj, ka formuar komisionin që ka përpiluar vërejtjet dhe sugjerimet dhe ia ka dërguar Sekretariatit për planifikim dhe zhvillim për mbrojtjen e mjedisit. Komisionin i cili është i udhëhequr nga Fadil Kajoshaj, kryetar i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit është i përbërë nga përfaqësuesit e të të gjitha partive politike në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit. Kajoshaj përsëriti se vërejtjet kanë të bëjnë në lidhje me kufijtë në Kryeqytet dhe Liqenit të Shkodrës rrugës së Tuzit, si dhe për varrezat e qytetit.

”Sipas dokumentacionit që ata neve na prezantuan shtëpitë në Rakiq nuk janë në Tuz, dhe ato deri me tani kanë qenë tonat. Sa i përket liqenit, vetëm kemi thënë se kur është në pyetje Komuna e Golubovcit kufijtë janë deri në bregun e liqenit, kurse kur ne jemi në pyetje ajo është me kilometra e kilometra nga liqeni. Ne kërkojmë që të vlejnë të njëjtat rregulla për ta dhe për ne. Kemi propozuar që rruga anësore të jetë në variantin perëndimor. Unë mendoj se është opsioni më i mirë sepse në anën lindore do të duhej të zgjedhën çështjet pronësore.
Siç kanë planifikuar ata do të duhet të prishin 50 shtëpi. Në vërejtjet kemi treguar se varrezat qendrore të qytetit të jenë pranë varrezave myslimane tek Cemi dhe jo në qendër. Përveç kësaj, ne kërkojmë që edhe pjesën e Dushiqit ta parashikojnë si zona industriale, si dhe një pjesë drejt shtëpive në Rakiq”. Aty do të mund të vendosen depot e kompanive të ndryshme deklaroi Kajoshaj.
Ai përsëriti se në qoftë se Sekretariati nuk i merr parasysh të gjitha vërejtjet e tyre që i kanë dërguar ata nuk do të votojnë Planin Urbanistik në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit. Kajoshaj theksoi se ata këto vërejtje i kanë përfshirë për shkak se ato janë më të rëndësishmet dhe kanë të bëjnë me mbijetesën e qytetarëve të Malësisë.

Albert Camaj