Nuk ka dite,jave dhe muaj,te mos flitet dhe diskutohet me shqetesim te madh per gjendjen e rende dhe korrupsionin, qe eshte duke u kryer prej shume kohesh ne organet e gjykatave dhe te prokurorise ne Shqiperi.Njerez te thjeshte, specialist,kuadro dhe lider politik te ndershem,por edhe media e shtypi i pavarur,vazhdimisht sjellin dhe publikojne fakte dhe prova te ndryshme rreth ketij krimi kaq masiv ne keto dy insitucione teper te rendesishme,te cilat kane per detyre te mbrojne interesat e popullit dhe te shtetit tone nga cdo veprimtari e kunderligjeshme. Gjyqtar e prokuror te korruptuar,sot jane perfshire dhe zhytur thelle ne kete aktivitet kriminal,duke vene pasuri te medha sa qe do ti kishin zili edhe punonjesit e drejtesise te shteteve te zhvilluara perndimore,auropian,amerikan,kanadez,australian e tj. Megjithate,pamvarsisht se eshte thene kaq shume, deri tani nuk kemi marre asnje mase konkrete,per te zbuluar, parandaluar dhe ndeshkuar kete aktivitet kriminal kaq te shemtuar,pasojat e te cilit po i vuan nje popull i tere,prandaj pas kaq dekadash kur nuk eshte bere asgje,vec fjaleve dhe debateve pa vlere,ka ardhur koha qe te marri fund kjo marrezi e “krijuar nga politika” dhe tu kthehet shqiptareve drejtesia e vertet qe u ka munguar,perball te ciles duhet te japin llogari te gjitha ata,qe e kane cenuar ligjin ne kete menyre.
Te verifikohet dhe evidencohet e gjithe pasuria e tundshme dhe e patundshme,brenda e jashte vendit e gjyqtareve dhe prokuroreve.
Tashme dihet nga te gjithe se brenda sistemit te drejtesise,neper gjykata dhe prokurori,kemi te bejme me nje veprimtari te fshehte e te gjate kriminale korrupsioni.dhe nuk eshte e nevojshme qe te mbajme me ligjirata pafund rreth saj.
Shume gjyqtar e prokuror te ndryshem,qe nga mashtruesit e vjeter te kohes se diktatures dhe deri te grabitesit e rinje te periudhes se demokracise,me bindje te majta,te djathta,apo pa preferenca politike e partiake, me figure jo te paster morale dhe me vese teper te ulta,si genjeshtar,hajdut,falsifikator, pervetsues, e tj,duke qene te etur dhe te pangopur per te vene para e pasuri te madhe nepermjet detyres se tyre te rendesisheme,e kane shfrytezuar e shperdoruar ate dhe jane futur me vullnet e deshire ne rrugen e krimit.Keta zyrtar drejtesie,qe se meritojne aspak kete vend pune kaq te nderuar dhe te respektuar,nuk e kane kuptuar kurr faktin se juristi ka qene dhe duhet te jete vetem nje sherbetor i popullit dhe i shtetit e asgje me shume,por me veprimet e tyre te papergjegjeshme,jashte cdo norme,rregulli e praktike pune,kane dale edhe mbi ligjin,duke e shkelur dhe atakuar rende ate,per te kenaqur ambicjet, qellimet dhe interesat e veta personale dhe te padroneve te tyre qeveritar e parlamentar,qe i kane emeruar dhe mbajtur deri tani ne keto detyra.Me aktivitetin e tyre te kunderligjeshem prej gati nje cerek shekulli,bluzat e zeza,te gjykatave dhe te prokurorive,te cileve u nxine fytyra edhe me teper nga korrupsioni dhe krimi e kane demtuar tej mase,jo vetem punen ne keto organe,por edhe krejt imazhin e drejtesise ne Shqiperi.
Me vendime te padrejta e preocedura te kunderligjshme
dhe te tejzgjatura pafundesisht,jashte cdo afati kohor,te ketyre gjyqtareve e prokuroreve te tipit mafioz dhe mashtrime te avokateve matrapaz,qe bien ere korrupsioni e krimi,u eshte marre prona mijera shqiptareve,u eshte hequr liria dhe jane denuar padrejtesisht dhjetra njerez te pafajshem, qe nuk kane patur mundesi te paguanin per te mbrojtur veten e tyre,jane nxierre nga burgu kundrejt shperblimeve te majme, qindra element kriminel me rrezikshmeri te theksuar shoqerore si vrases,terrorist,fundamentalist,kondrabandist mallrash, armesh,trafikant drogash e njerzish,vjedhes arshivash, bankash,veprash arti dhe muzeumesh arkeologjike, fallsifikator parash e dokumentash,demtues te pasurise private,shteterore e shume e shume te tjera.
Po keshtu,pashallaret tane te gjykates e te prokurorise, qe nuk ngurojne kurr te ekspozohen dhe te fryhen vend e pa vend si te till,sikur jane”koka e Zeusit, te gjithpushtetshem e mbi te gjithe”,ne menyre permanente e te qellimshme dhe me ndergjegje,kane kryer nje veprimtari te kunderligjeshme edhe me mosveprimet e tyre te turpeshme e te denueshme.Ata ne menyre te vazhdueshme kane mbyllur syte,veshet dhe gojen,si dhe kryqezuar e lidhur duarte e veta te pista,perball shume krimeve,veprave penale,ngjarjeve dhe tragjedive me pasoja te renda qe kane ndodhur ne vendin tone,ne nje kohe qe duhej te vepronin dhe kryenin detyren e tyre me korrektesi e ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise,per te marre ne mbrojtje jeten,pasurine dhe interesat e popullit e te shtetit tone demokratik,ashtu sic vepruan prokuroret dhe gjyqtaret kroat,apo maqedonas e tj,te cilet me kurajo,kompetence profesionale dhe guxim i cuan para drejtesise edhe ishe kryeministrat e korruptuar te shteteve te tyre,duke u treguar vendin qe meritonin dhe mbylluar pas dyereve te hekurta. Jane pikerisht keta aparatcik me “namuz te rende” qe ndonse gjate punes se tyre ne mardhenie me njerzit e thjeshte tregohen brutal,ironik e prepotent,ku ju flete goja para mendjes e sa majtas e djathtas si demagog, per t’ju xhvatur e grabitur atyre pronen e pasurine, krejt ndryshe, por si te zgerlaqur e te mekur paraqiten para krimineleve te dhunshem,juristeve hajdut dhe lidereve te ndryshem politik e deputeteve te korruptuar e inkriminuar, duke heshtur dhe strukur prej frikes.Ku ndodhen sot gjyqtaret dhe prokuroret tane qyqar e mjeran,qe me urdher nga larte e arrestuan dhe denuan drejtuesin e opozites se atehershme,Fatos Nano per vjedhje e shperdorim detyre dhe pas disa vitesh me vone,kur ai erdhi ne pushtet i dhane pafajsine.Ata duhet ti tregojne te verteten Popullit Shqiptar,se kur kane genjyer e mashtruar, heren e pare kur e denuan,apo heren e dyte kur i dhane pafajsine ketij demagogu,pasi keta pseudojurist,qe luajten kete drame me drejtesine, aktualisht duhet te jene ne burg dhe te vuajne denimin per skenare te tilla kaq te turpshme qe kryhen vetem ne Shqiperi.Po keshtu me dhjetra gjyqtar e prokuror te tjere te Tiranes dhe te rretheve,qe jane kapur me “presh ne dore”,duke kryer korrupsion,nuk kane shkuar kurr perpara drejtesise per kete veprimtari kriminale,por jane transferuar neper detyra te tjera,duke i ngritur edhe ne pergjegjesi,per ta vazhduar me sukses perseri kete biznes fitimprures te felliqur e te denueshem.Nuk jane te pakta rastet kur gjyqtar e prokuror shqiptar,qe kane fituar llotarine amerikane,e kane braktisur shume shpejt familjen e tyre,duke e lene vetem kendej Atllantikut dhe jane kthyer me urgjence te madhe neper vendet e tyre te punes ne Shqiperi,sepse vetem aty u dalin milionat nepermjet shperdorimit te detyres e korrupsionit dhe jo ne Amerike,ku duhet te derdhin mjaft djerse e mund si puntor te thjeshte ne ndertim, neper restorante,apo neper kompani e firma pastrimesh e tj. Kjo situate teper e rende qe paraqitet sot ne gjykata dhe prokurori,tregone qarte se punonjesit e ketyre organeve jane te perlyer pothuajse te gjithe e jashte loje,sa qe zor se mund te flitet,apo pretendohet me per jurist te paster,te ndershem dhe te pakorruptuar ne keto dy institucione.
Duke abuzuar vazhdimisht me detyren dhe shkelur sistematikisht ligjin,qe nga sherbimet e thjeshta e te detyrueshme juridike ndaj popullit dhe deri te gjykimi jo i drejte e fallsifikimi i proceseve gjyqesore te rendesishme, gjyqtar dhe prokuror,por edhe punonjes te tjere te sistemit te drejtesise,kane nxierre perfitime kolosale.
Ne sot jemi deshmitar edhe vete ,se gjyqtaret dhe prokuroret e Shqiperise,tani jetojne neper apartamente e vila milioneshe dollaresh e eurosh,drajvojne makina teper luksoze,bejne pushime dhe uikende neper vende turistike e plazhe mjaft te shtrenjta,dergojne femijet me studime ne universitetet me te njohura te Europes dhe Amerikes,depozitojne vazhdimisht ne emrin e vet,te familjes,apo te afermeve shuma marramendese eurosh neper banka te ndryshme te botes,zotrojne prona e biznese fitimprurese brenda e jashte vendit,te cilat i kane vene me ane te fallsifikit,mashtrimit e korrupsionit,duke shperdoruar detyren dhe shfrytezuar vendin e tyre te punes.
Ka ardhur koha,qe banditeve te korrupsionit e te krimit neper gjykata e prokurori(gjyqtar e prokuror),tu verifikohen dhe evidencohen te gjitha pasurite dhe pronat,e tundshme e te patundshme,qe zotrojne brenda e jashte vendit,si dhe shpenzimet e pagesat qe kane kryer per interesat e veta dhe te pjestareve te familjeve te tyre.
Te behet vleresimi i pasurise se cdo gjyqtari e prokurori dhe ballafaqimi i saj me te ardhurat e tyre.
Ne baze te ligjeve qe ekzistojne sot per deklarimin e pasurise qe duhet te bejne drejtuesit e larte te shtetit,ministra deputet,drejtues partishe e tj,nje veprim i till eshte e domozdoshme qe tu kerkohet edhe punonjesve te drejtesise, gjyqtareve e prokuroreve,per te qene transparent dhe treguar pastertine e ndershmerine e vet,ne kryerjen dhe permbushjen e detyres se tyre qe kane marre persiper.
Pasi te verifikohen dhe evidencohen me saktesi dhe pergjegjesi te plote te gjitha pronat,pasurite,mjetet dhe shpenzimet financiare te gjyqtareve e prokuroreve,nga nje grup ekspertesh e specialistesh i kesaj fushe,te ngritur posacerisht per kete qellim,te behet edhe vleresimi e ballafaqimi i tyre me te ardhurat qe kane patur ata nga puna ne marrdhenie me shtetin.Vetem ky veprim do te jete matesi me i sakte ,qe do te na tregoj ne realisht pastertine e figures dhe shkallen e ndershmerise te cdo punonjesi drejtesie,ne kryerjen e detyres se tij.Te gjithe ata gjyqtar e prokuror,qe do te rezultojne me diferenca te medha,ndermjet te ardhurave vjetore dhe vleres se pasurive e pronave qe kane ne zotrim,dhe qe nuk mund ta justifikojne e dokumentojne dot kete mosperputhje,padyshim se jane te korruptuar dhe kemi te bejme me nje veprimtari kriminale ne formen e korrupsionit,e cila duhet te denoncohet si e till ,pa asnje lloje hezitimi e sentimentalizmi ne organet e drejtesise,per te pare origjinen, burimet dhe menyrat e venies se saj.Nje veprim i till i ligjshem dhe teper i nevojshem,nuk mund te konsiderohet kurrsesi i padrejte dhe antidemokratik,pasi ai nuk atakon asnje parim themelor te drejtesise dhe e kerkone me urgjence koha,per te zbuluar,luftuar dhe parandaluar kete lloj krimi kaq te shemtuar,qe aktualisht e ka paralizuar te gjithe veprimtarine normale te ketyre organeve.Megjithse nga persona te ndryshem,lider politik,apo specialist te kesaj fushe,mund te kete edhe zera,mendime dhe diskutime ndryshe, qe e kundershtojne kete veprim,ato nuk duhet te merren ne konsiderate,para ligjit,interesave te popullit e te shoqerise tone,qe jane prekur kaq shume nga kjo veprimtari kriminale.
Te kryhet sekuestrimi e konfiskimi i pasurise se gjyqtareve dhe prokuroreve te vene nepermjet krimit,tu hiqet licenca dhe te dergohen para drejtesise.
Pasi ta kemi te evidencuar dhe rregjistruar te gjithe pasurine e tundshme dhe te patundshme te gjyqtareve dhe prokuroreve te sotem,por edhe te paraardhesve te tyre,si dhe te jete bere edhe vleresimi e ballafaqimi i saj me te ardhurat qe kane patur keta punonjes drejtesie gjate gjithe periudhes se vet ne mardhenie pune me shtetin,pa ngurim e dhimbje,menjihere duhet te kryejme edhe bllokimin e sekuestrimin e saj,kur diferencat jane te medha dhe dyshimet hedhin drite per korrupsion nepermjet shperdorimit te detyres dhe vendit te punes,qe u eshte dhene ketyre kuadrove,per ti sherbyer popullit e jo pasurimit te vet.Me nje mije,ose nje mije e pesqind euro,apo dollar si page mujore qe marrin nga shteti,gjyqtaret dhe prokuroret nuk mund ti justifikojne kurr vilat tyre lluksoze ku jetojne,pronat dhe bizneset fitimprurese, shumat e medha te mjeteve financiare qe kane depozituar neper banka brenda e jashte vendit, shkollimin e femijeve ne universitetet me famoze te botes perndimore,benzat mercedez dhe BMV-te e shtrenjta ne perdorim,cka nenkuptone qart se keto pasuri perrallore nga keta vampire, jane vene nepermjet krimit,duke vjedhur e grabitur padrejtesisht dhe pa meshire njerzit tane te thjeshte dhe tere popullin tone.
Pamvarsisht nga diplomat qe kane,duke i marre dje me ryshfete ne diktature,apo blere sot me para ne demokraci,nuk mund te tolerohen me gjyqtar e prokuror te till,qe i kane kthyer gjykatat e prokurorite ne Han,ku behen pazare te pista e biznese te ndyra.Ne duhet ti pastrojme sa me shpejt keto organe nga juristet anadollak,te paafte e me kurse,ishe shitsa enesh,hekurkthyes,kepucar,motorrist,traktorist e shofer te c’do ngjyre,qe u bene gjyqtar e prokuror,si edhe ata me diploma te rregullta qe jane te korruptuar,te cilet ngelen kafaneve,klubeve e restoranteve per te caktuar cmimin gjobave qe u japin njerezve te ndryshem sipas rendesise e vleres qe kane ceshtjet e tyre ne procesin gjyqsor,pasi ata jane bere njesoj si dikur Kadinjte e Turqise,qe grabisnin e ripnin pa meshire popullin tone,qe vuante e lengonte nen zgjedhen barbare te Osmanllinjeve aziatik te Anadollit.
Ne Shqiperi si askund tjeter,po ndodhe nje fenomen disi teper i cuditshem,ndersa punonjesit e policise,qe ndeshen vazhdimisht dhemb per dhemb ne lufte me krimin,duke sakrifikuar edhe jeten per interesat e popullit,te shoqerise dhe atdheut,nuk kursehen aspak,per ti nxierre para drejtesise,kur ata shkelin ligjet e abuzojne me detyren,kurse prokuroret e gjyqtaret tane te privilegjuar e te paprekshem,te cilet paguhen edhe dhjete here me teper se uniformat blu,vazhdojne te futin ne xhepat e vet dhe te boseve te tyre politikan e parlamentar, me qindra,mijera e miliona euro per cdo dite,duke sfiduar edhe ligjin.Kur nje gjyqtari e prokurori te korruptuar ne perndim
i konfiskohet e gjithe pasuria,i hiqet pergjithmone licenca dhe denohet me sanksione teper te ashpra nga ligje federale,nga ligje te vecanta,apo ligje ushtarake e tj,perse nje veprim i till nuk ndodhe edhe tek ne per te luftuar e parandaluar korrupsionin,prej te cilit po vuane e gjithe shoqeria jone ?
Ligjet ne demokraci sigurisht qe parashikojne masa te rrepta denimi edhe per punonjesit e inkriminuar te sistemit te drejtesise,por ne vendin tone ku shteti ligjor eshte ende teper i dobet dhe i korruptuar gjere ne fyt, nuk njihen fare praktika te tilla pune,te cilat lihen qellimisht ne harrese per te mos goditur korrupsionin dhe lojtaret e tyre te preferuar,gjyqtar e prokuror,nga te cilet po majmet gjithmon e me shume e tere klasa politike shqiptare.
Ne nuk do ta fitojme kurr luften dhe asnnje beteje te saj kunder krimit te organizuar dhe korrupsionin ne Shqiperi,pa larguar me pare nga gjykatat e prokurorite elementet hajdut, mashtrues dhe grabites e te korruptuar,qe kane zene vend dhe po vegjetojne edhe ne demokraci per dekada me rradhe,si dhe pa i derguar ata perpara drejtesise.Sot kur ne kemi shume kuadro te rinje jurist,qe kane studiuar e doktoruar brenda e jashte vendit, eshte momenti qe te merremi seriozisht me kete problem kaq te rendesishem dhe shqetesues,duke kerkuar edhe ndihmen dhe eksperiencen e madhe te aleateve tane ne Uashington,Londer e Bruksel,pasi edhe populli yne na e ka krijuar nje mundesi te till,me voten e tij qysh me 23 qershor 2013.
Nga :
Themi J. Tushe
Pashko Rr.Camaj