ASH paralajmëron bojkot dhe dalje nga qeveria

Në Kuvendin e Alternativës Shqiptare të zhvilluar disa ditë më parë, kryesia e re e kësaj parti aprovoi dy rezoluta.
Përmes këtyre rezolutave ASH fton të gjitha subjektet politike shqiptare në Malësi për krijimin e një trupi të përbashkët, me qellim të realizimit të vetëqeverisjes lokale për Malësinë.

Ata deklarojnë se janë të hapur për bashkëpunim me çdo subjekt politik, organizatë dhe individ duke theksuar se interesi i qytetarëve të Malësisë duhet të mbizotërojnë mbi ata partiak dhe personal.

ASH fton në formimin e një listë të përbashkët e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Malësi për zgjedhjet e ardhshme lokale por dhe paralajmëruan bojkotin e zgjedhjeve në rast se nuk respektohet kërkesa për vetëqeverisjen e Malësisë. Ata po ashtu paralajmëruan daljen nga qeveria nëse statusi i vetëqeverisjes lokale për Malësinë nuk zgjidhet deri në muajin prill të vitit 2014.

Lexoni Rezolutat në versionin e plotë: 

Kuvendi i Alternativës Shqiptare, lidhur me bashkëpunimin me partitë tjera nacionale, miraton këtë:

 R E Z O L U T Ë

Kuvendi i Alternativës Shqiptare përmes kësaj rezolute, apelon te të gjitha subjektet politike nacionale në Malësi për bashkëpunim dhe krijimin e një trupi të përbashkët me qellim të realizimit të vetëqeverisjes lokale për Malësinë.

Subjektet politike nacionale në Malësi, të gjitha e kanë si bazë programore vetëqeverisjen lokale, për Malësi sipas standardeve dhe kartës Evropiane për vetëqeverisje lokale, apelojmë që të gjitha dallimet ekzistuese në mënyrën dhe hapat për të realizuar këtë qellim shumëvjeçar, t’i definojmë në bazë të konsensusit cilësor dhe të fuqizojmë edhe më shumë kërkesën e qytetarëve për vetëqeverisje lokale.

Bashkimi dhe unifikimi në qëndrime bazë për këtë dhe çështje tjera nacionale për interes dhe prosperitet të popullit që përfaqësojmë është obligim nacional dhe moral i të gjithë neve.

Interesat personale dhe partiake nuk guxojnë dhe nuk duhet të mbizotërojnë mbi interesin e popullit dhe qytetarëve të Malësisë.

Alternativa Shqiptare është e hapur për bashkëpunim në qëllimin bazë që kemi me secilin subjekt politik, individ dhe organizatë për fuqizimin e perbashket politik.

Duke u nisur nga fakti se ka shumë subjekte politike nacionale, por i vetmi që ka bazë dhe është i orientuar vetëm në Malësi është ASH, apelojmë dhe ftojmë publikisht që të na bashkëngjiten në realizimin e programeve të përbashkëta sepse asnjë person dhe asnjë subjekt nuk është mbi Malësinë dhe çështjen tonë nacionale.

Kryesia e Alternatives shqiptare, obligohet, të ftojë dhe iniciojë takime të përbashkëta me të gjitha subjektet politike nacionale në Malësi për të përcaktuar së pari të gjitha çështjet, duke dhëne kontributin e vetë pragmatik dhe konsensual për mënyrën e realizimit të tyre. Kryesinë e ASH njëkohësisht e obligojmë, pasi jemi edhe në prag të zgjedhjeve lokale, që të iniciojë dhe të angazhohet për formimin e një liste të përbashkët zgjedhore me subjektet nacionale që veprojnë në Malësi.

_________________________________________

Duke u nisur nga fakti se subjekti politik Alternativa Shqiptare, e formuar nga vullneti i popullit të Malësisë rreth qendrimit politik për formimin e Komunës së Malësisë, Kuvendi i Alternatives Shqiptare aprovon këtë:

 R E Z O L U T Ë

Konventa e vetëqeverisjes lokale vlen për instrumentin modern, pragmatik, fleksibil, afatgjatë juridik i cili duhet t’i mbrojë të drejtat e pushtetit lokal si më të afërt me qytetarët dhe t’u ofrojë pjesëmarrje efektive dhe të gjerë në zgjedhjen e problemeve lokale, d.m.th. në jetën lokale publike.

Si instrument juridik multilateral i cili garanton në shkallë të lartë të autonominë lokale, Konventa është njëra nga shtyllat më të rëndësishme të integrimit dhe demokratizimit evropian. Komuna nuk është shpikje dhe kreacion administrativ i shtetit, ajo është tërësi socio-ekonomike, politike, kulturore dhe ekologjike në të cilën qytetarët mund të realizojnë të drejtën e vetëqeverisjes lokale, duke mbrojtur karakterin demokratik të vetëqeverisjes lokale.

Në bazë të definimit të vetëqeverisjes lokale “Komuna themelohet për territor të një ose më shumë vendeve banues, e ku qytetarët janë të lidhur me nevoja dhe interesa të përbashkëta në të cilën ekzistojnë kushte për zhvillimin material dhe shoqëror si dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendosjen e nevojave dhe interesave lokale”

Me kompetenca të vetëqeverisjes lokale nënkuptohet “përmbledhje të punëve me interes publik dhe me rëndësi lokale të cilat komuna , në pajtim me ligjin , ka të drejtë t’i kryej në territorin e saj dhe është përgjegjëse për kryerjen e tyre.

Gjatë përcaktimit të “kompetencave të përgjithshme” duhet nisur nga parimi i supsidiaritetit, sipas të cilit “ komunat kanë të drejtë në territorin e tyre t’i kryejnë punët me interes publik të rëndësisë lokale, që nuk janë të përjashtuara nga kompetenca e tyre ose nuk janë në kompetencat e organeve të pushtetit shtetëror.

Alternativa Shqiptare deklaron se komuna aktuale urbane, nuk permbushë asnjë nga kriteret elementare të vetëqeverisjes lokale dhe si e tillë nuk u garanton qytetarëve të Malësisë shërbimet adekuate që dalin nga karta Evropiane e vetëqeverisjes lokale.

Alternativa Shqiptare deklaron publikisht se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje në rast se nuk respektohet kërkesa për vetëqeversje lokale, në menyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje për Vetëqeverisjes locale per Malësin.

Alternativa shqiptare si pjesë e koalicionit shqiptar, realizimin e vetëqeverisjes locale për Malësinë e ka caktuar si kushtin bazë për pjesmarrje në qeveri duke e afatizuar me vendim të kryesis, deri në prill 2014 realizmin e vetëqeverisjes lokale për Malësinë.

Alternativa Shqiptare ka angazhuar të gjitha burimet njerëzore dhe politike për realizimin e vetëqeverisjes lokale për Malësinë dhe deklaron publikisht se në bashkpunime dhe me subjektet tjera politike, në baze të partneritetit, është optimiste se do ta realizojë brenda afatit të lartë-shënuar, Komunën e Malësisë.

Duke e ditur se realizimi i kushtit bazë nuk varet vetem nga Alternativa Shqiptare, deklarojmë publikisht që: nëse kushti jonë bazë i vetëqeverisjes lokale për Malësinë, nuk realizohet ,nuk do të vazhdojë pjesmarrjen e saj në qeveri.

Kjo rezolutë, e obligon kryesinë e Alternativës Shqiptare të bien vëndim për largim të menjëhershëm nga qeveria, në rast se nuk realizohet ligji i cili parasheh Malësinë si Komunë me kompetenca të plota.

Alternativa Shqiptare
Tuz, 28.11.2013

/MALESIA.ORG/

 

71 Comments

  1. Mjer malsija ci edhe rrenat duhet kaj her mej besua. Ishalla kesaj her kan me ba dic te mir per malsin ju pershendes.

  2. ooo elle do budalleqe i paski kujtua me mnipulua malsin bashk me mugoshen se aj u mson
    se besa nuk e kini aq aftsi as dashni per malsi se po shihet mir e bukur se kaposhkoni
    drejt cetis por qitni kushtrimin fondit humnitar me uprkrah se ata ci punojn si ju
    jan dokort elle shoqata ne detroit u napin nim e kshilla

  3. Patriota te A SH athue asht von bojkot ose dalje prej gjeveriet te kriminelit gjukanoviq athue muj me vu idhnue por zotin e paci ne nim :a e pat Vlazen se cka i tha shqiptarit shqipfols driton abazovicit ruena zot prej kriminelit ✊

  4. Vonua jem tgjith por cka vonuan kta me shum se tjert? Jan disa levizje politikisht te qelluara. Reforma dhe inkuadrimi i fuqis te rinjve eshte me se i nevojshem.
    Kta vetem sigurisht se nuk do te arrisin asnje gje por duhet punuar per nje bashkepunim dhe bashkveprim ne ceshtjet tona themelore.
    Nje strukture e re e kesaj parti po me pelqen por ne te vertet kesaj parti i mungon nje lider.
    Njerez u pelqeu apo jo, mund te debatoni ne nivelin e njeriut e jo me inate te prishura, fyerje e banalitet sikur te ishim kafsh te terbuara.

  5. Po cilat ishin interesat e Malsise qe ju detyruan te hyni ne kete qeveri antishqiptare pervec interesave personale qe te nxeni ndonje post te mire sikurse ai i Nike Gjeloshaj.Asnje parti shqiptare e futur ne kete qeveri komuniste pro fashiste e dalur prej luftes se nyte te viteve 90 te shekullit te kaluar nuk mund te arsyetoj pjesemarrjen aktive ne te pervec perfitimeve personale.

  6. Malsore,
    Kjo eshte strategji e sigurimit malazez!
    Nik gjeloshi eshte caktua te luaj rolin e Ferhat dinoshes!
    Nje numer i te rinjeve qe ju bashkua Alternatives jan disa te ri te shternguar nga skamja, te cilet po viktimizohen me genjeshtrat e Nikes.
    Jam i sigurt se fillimisht kjo Alternativa e Millit do ta rris numrin e votuasve 20%, por shum shpejt do te ckatrrohet nga brenda, meqe disa te ri kur ta kuptojne genjeshtren do te largohen!
    Per mua jan te njejta si ASH si IQ, sepse te dyjat po baj punen e sigurimit te Millos, dhe cilesdo ti shkojne votat, per Malsin eshte humbje!
    Eshte dashur te kuptohet mga zgjedhjet e kaluara se si ju mashtruane.
    Ata sulmonin FDI se gjoja i ka themeluare DPS, e ne fund u pa se te gjithe shkuane me Millon,kurse FDI mbeti e vetmja opozite ne malsi.

    • I nerueshmi Kujdestar me kujdes e lexova ket koment edhe em bani pershtypje sepse i kam nigjua edhe i kam pa disa gjana ci i paske shkrua jektu. Vet pajtohem kur thua se asht shum dallim i madh prej ASH dhe FDI. Alternativa asht themelua en 2006 per me e formua Komunen por i rrejten malsort e nuk ua pajten premtimet. Ater ne zgjedhjet e ardhshme Malsia e ndeshkoi me vot kete parti. Tash po e shoh se jan do djelmoca te ri ci jane bashkua e prej shpijave tmira te Malsis, por nuk muni me e kuptua si kta djelmoca mujn me pranua me ken nar komanden e Gjergjushs dhe Nik Gjeloshaj ci kta jan me Millin en pushtet, madje Nika ka edhe post ne qeveri.
      Pra shihet qart interesi personal i ktyne djelmocave sepse shumica prej tyne jan tpunsuem dhe jan bashkua ktu per me i ruejt bashk rrogat e jari…

      • Dallimi mes ASH dhe FDI asht shum i madh, masparit FDi asht shoqat ci nuk ka te ardhuna e gjicka punojn me vullnet per Malsin kurse ASH asht parti ci merr pare cdo muej e besa kollaj e kan ata me bashkua rini kur tan msyjn te parja. Por problemi asht se Nika asht caktua si negociator i Malsis me fol me DPS per me e da Malsin. Nika ka pranua edhe tash po e shperblejn me pare per me bashkua rini e me fut jekso deklaratash ci gjoja po munohna me ba dicka e kta nuk asht kurrgja tjeter vetem me na qit pluhen sysh asht sic na kan qit cdo her. Nalu more Nik se a pak pot duket se e ke demtua Malsin?!!!!!!!

        • pjeses se dyte i ke ra n krye…e pjesen e par ja ke fut…po si FDI punon me vullnet, kur vec paret e J.Deddvukaj, asnja tjera mos t kishin bjell, jan both…dvete Angj… Goj…. se din met tregua gjithcka per kyt pun….del qe je i njianshem dai

    • Vasi nuk asht me Millin, as ka ndonje post ne qeveri, sic kan kta.
      Plus sa te marr mandatin Malsia ka deputet, po prej ktyne cka kem? Fatmir gj. deputet ! Edhe Niken funkcioner te lart ne qeveri. Urra !
      Edhe mos t’harroj do msuese jav ka terrnua vetin, i ka ul en fush me kurrsye benzin, do tjer i ka fut me krye praktiken ci ska met kush ka u fut barabar. Zavensdrejtoreshen mire ka ba ci na e ka vu se asht prej shpies mire.

      • O Cairiniku i babit, cka thot shefi, a asht idhun qe babi ja dha voten Borit me kene pasardhsi i ti? ty tu pagua ajo pune, se hyne aty.
        A edhe shpija e juve qe ini aq ne za.me siguri e din per cka, kini ftyr me krotilua dika per shpi? po si nuk te pengov shpija kur deri dje u perkrahi e votov me tane familje? si nuk te vjen tyrp e barre, por te kishe barre e ftyr nuk do te ishe si je.

        • E shoqja zv drejtore sa qesharake keke , V e iniciativen me 1000 vota e prokan ropt e shpis , Po ater Alternativs me 300 vota kush i del zot.
          Pot pengon fort se ka hi en pune djali, ma mire i ka plotsua kushtet se ti ci u bane zv.drejtoresh perkrye natet. Ti rritja neren Millo Gjukanoviqit me partnerin N.
          E ti kallzom i fije si e ka votua V Boro Vuciniqin? Se ti dike si kshkojn ato pune .
          Mire e ke ti punen rrin jaty spunon gja, si ater mos me sha iniciativen pa as i arsye.

      • pash zoten a po na e publikon at dokument ci tregon se Vasel S asht n qeveri se na ktu n Mal t Zi nuk e kena?????// nese nuk e publikon at dokument ater dmthg se pa na genjen- po na rre!!!!

  7. Se parit, rezoluta e bashkepunimit! Me ken? Vec FDI bashkpunon me ju ne t ardhmen se i paska n kongres tuaj disa antar shum t respektuem t vetet!!! Pse genjeni per bashkpunim kur ne shtator nuk pranuat bashkpunim, jua sodhi propozimin Pashko Gjokaj, kryetar i shoqates Malesia e Madhe- e refuzuat!!! Mos genjeni!!! Ju mund t bashkpunoni vetem me DPSse jeni ‘bebi’ i DPS-it, edhe FDI se ju kan krijua per t njajtin qellim

  8. Rezoluta 2; tash nji vit sulmoni VS se asht n qeveri, sot po pranoni edhe ju, se gjithkush e din, se jeni ju ata qe perkrahet Millin pa asnji kusht!!! Sulmuat rrejshem, VS nuk asht ne qeveri dhe genjeshtrat manipuluese tujat i ka kuptua cdokush!!! Mos genjeni as per bojkotin, sot vej bast me ke te doni se ju delni ne zgjedhje, prap pa asnji kusht, do ta shohim shpejt!!! Normal se frigoheni nga IQ e LD dhe me zort doni me ‘gllumit’………………………………..ne fund kam nji pyetje: a guxon Nika me llan doreqjen, neser????

  9. Sic e kam cekur me lart ne mes te Ash dhe IQ nuk ka asnje lloje dallimi, kto e coptian Malsine, dhe pranuan komunen urbane, bile ata ishin themeluasit dhe e qeverisen se bashku, tani po legjitimojne politiken antishqiptare te DPS.
    Per kete te smurin “paranoik” Pasha Zoten, nuk ja vlen te harxhoje fjale, vet nje rekomandim e kam per te, te u drejtohet Vaselit e Nikolles te ja mbarojne fakultetin e mesuasis!
    Nje dite me pyeti njani cka mendon per ate njeri, dhe me tha a ashte budalle Ai, se baben sido qe ka qen, budall nuk ka qen, bile edhe patriote ka qen!
    Shpija e tyre kan qen patriot, ka thua ka dale ky!
    I thash se duket se eshte i smure, dhe e perdore Vaseli te gjorin!

    • Pse ti ashtu e ke krye ?? Te shihet besa more dai…shkrimet e mia kan fakte e jo si tujat, shpifje e ofendime kralju…dhe ma shum vota kam un vetun se FDI e ASH bashk- kjo tregon se kush je ti e kush une! Por ti si PSIKOPAT qe je nuk sheh ma larg hundet sokolan… T rrin bukur odjellat!!!

  10. DREQI SDIN MEJDHAN MAJE KSAJ PUNE ME KETO PARTI GJITHECILA MUNOHET ME JA MUJ NJARA TJETRES E TE GJITHA PER BYTH TE VET, ASH TASH FTON NE BASHKPUNIM CKA E CMOJ SEA GJA E MIR TE JEN TE BASHKUARA EDHE ME NE LEHTESUA NEVE ME VOTUA NJE LIST. MBASANDEJ NDEGJOI SE LD EDHE KUR ISHTE GJOKAJ KETU QE U MUNDU ME I BASHKUA KAN SHPREH MOS INTERESIM DHE KAN THAN SE DUAN ME DAL VETUN NE ZGJEDHJE PASI QE SIC DUKT KAN NJE PERKRAHJE NGA QYTETART DHE ANTART. KURSE TANI FLITET QE LD DHE IQ VETEM JAN BASHKUA E DALIN NE LIST TE PERBASHKET E KETA NEPER KOMENTE THON SE DHE I BOJKOTOJ ZGJEDHJET IQ E LD DREQI U DHAFT MAJE. NSE KJO ESHT E VERTET SE KETO DYJA JAN BASHKUA LIRISHT LD E IQ DO DALIN LISTA ME FORT SHQIPTARE E DO I PSHIN TANA TJERAT. TA SHOHIM CA DO NDODHIN ISHALLA DEL DICKA E MIR PER MALESI

  11. Dalja ne zgjedhje dhe lufta politike per cdo ceshtje ne gjendje qe jemi sot, te coptuar ne kaq shum subjekte, eshte nje deshtim ne start. Kete duhet ta dine te gjithe.
    Njerez debatoni si njerez e jo si kafsh

    • Malesia pajtohem me ty, jekshtu u kam than edhe vet en fillim. Mos shani jari tjetrin por folni bukur e pa ofendime. Ni mos pajtohi me menimin tem nuk keni nevoj me sha por folni bukur. Malesi e di se e perjeton keq ci kta nuk jane tan bashk sepse ashtu edhe vet kish me pas qef me i pa. Por menoj se kta sa tjet jeta nuk bashkohen ma sepse i da interesi personal. Kta kan terrnua se dikur jan ken patriota por kur u futen en politik u futen pa projekte konkrete e pa me dijt se si munen me i realizua premtimet. Ater kane tret krejt, i ka marre era e her i fry ne jaren ane e her ne anen tjeter. Kjo gja kallxon ma se miri injorancen politike ci e kan kta lloj politikansh.

  12. Ketu mund te debatojne vetem antaret e FDI, sepse ata duhet ta thone te verteten, kurse keta tjert, mundohen qe te mbrohen me genjeshtra.
    Deri dje Gjukanoviqi ishte kriminel per ta , sot eshte zote i tyre!
    Per FDI zot eshte nji ne qiell dhe Ded GJo Luli ne toke!

  13. Martin Ulaj, eshte tyrp me te pa kete koment, si more nuk te vjen barre ti as me 8 vjet shkolle done me i mesua 20 intelektual bile edhe me grada shkencore se cka me ba? Ku i kini pa keto more se nxensi me mesua dhe me kritikua profesorin?
    Ku e kini nje parti ne Malesi me me shume intelektual dhe grada shekncore? Po kush doni me na pri a rrugacat dhe bujqit? Malsia done me i pri intelektualt, votat shpejt kan me ke, dhe kan me tregua menimin e tyne, a ma asht barre me i tije disa nga diaspora, si kan ftyr me i dhane te drejt vetit bile, kan ik e leshua vetin per nje rroge ma te mire dhe duen me mesua inteelktine malsis si me ba politik.

    • Prap dua me perdor etiken e nuk dua met sha ty me ket emen. Por dua me tu pergjigj en kta ci e ke shkrua. Nigjom mire cka pot thom: “E vertet se shihen 2 a 3 intelektual potencial aty. Por vet e di se FDI ka potencial individual ma shume se tan kta bashk. Por mallkua kjoshin tan ata ci po i kryejn fakultetet e po marrin grada shkencore e po ia kthejn shpinen Malsise vetem per me e ruejt interesin e vet personal” Kurr hajr mos bashin. Zoti ua hupt faren e mallkimi i tan atyne çi e kan dhan jeten per Malsin tone raft mbi ta. Kurr per kete jete mos u ngopshin, kurr mos kjoshin rahat. Mallkua u kjoft gjini i nans ci e kan pi. Hupshin pa shej e per ket jet mos u gjetshin ma tan ata ci e kan damtua edhe ci po e damtojn Malsin”!!!

        • Jo une me ata qe madhkojn nuk pajtohem kurrn e kurres. Zoti ka thane: mos gjukoni per te mos gjukoheni. Kush jemi na me madhkue. Kush asht i pa mkat, te hell gurin i pari……….

          • Gjyk te falenderoj ci reagove sepse em jep munsi me ta shpjegua dhe me tu pergjigj en pyetje. Une nuk mallkoj te tjert para se me mallkua vetin ni e demtoj vet Malsin edhe pse vet nuk merrem me politik, por kqyri me i edukua fmin en frym komtare. As fmija e mi mos e gzoshin jeten dhe hupshin pa fare ni e demtoshin Malsin, vetin e tyne ku kan le. Zoti i vraft tan ata ci e demtojn vendlindjen e vet. kshtu edhe Fishta i ka mallkua Gjyk. Besoj se tash e ke mat qart.
            Faleminers.

    • Grada shkencore ? Ju jeni 7 msuesa por edhe njerz t’lodhun kur jeni fut en alternativ vetem tash ci asht N en post en ministri t shkolle, e ater me rregullua …icen e vet.
      Tjert jane 4 praktikanta edhe 6 studenta.
      7+4+6= 17 – interesxhi ushtar te Millo gj.
      T mecim jeni ju mir i keni kqyr hesapet, por jo pasha ty as na sjem t marr por mire e dim cka jeni tye mjeshtrua.
      Edhe mos u ba nervoz se e dim se e verteta dhep.

  14. Ju disa formusti ma shume shpenzoni kohe tua sha njani tejetrin se per temen ne fjale!
    Duket se profesioni juaj eshte me sha se pasha bacen ne politike pak merrni vesht
    dhe se cka mund te bani per Malesine as mos te flasim..
    Tung..mos shani por shqyrtoni temen ne fjale more ju te shkrete..lum Malesia ci u ka???!!!!

  15. o mjer malsia per ju me n gj e me ferhata e menikoll gegaj e shum po hani m elle su git por sa mashum ci po hani aq mashum po umerr uja turp turp turp uqoft

  16. KUJDESTARI D

    Tama “D DAY” per keta cirkusa. Po nuk po shajme askend po si kujtohen kete kryemadhin me vu Kryetar e kyt dhandrrin e shkijeve me e vu Zavends-kryetar. Per ty martin Uli, Dritani na kenka shqip-foles e dhendrri i shkijeve na kenka patriot. E po pasi don ashtu, te mjeret na me Ty si Sekletari ose Alkatari i Malesise Te Madhe .

  17. Ju te dy malsor te mir ci ofendoni e delni me nofka shani sa te doni se e kadhzoni respektin familjar si u paskan edukua familja une nuk shita mend as nuk deshta me i msue por thash a asht von pr bojkot un dhatrrin e shkieve se asht ma patriot jo cdo ja ci asht ne parti te huejve econ ujin ne mudhi te huejve asht Shqipfols i shitun ju te dy burra ni kini gja mem kritikue delni me emn te vertet ejo si qyqe shani e ofendoni te tiert ✊

  18. Shkurte e shqip, as nje dallim nuk ka ne mes te politukaneve qe vine nga te ashtuquajturat parti “shqiptare”, kta munde te pershkruhen me nje fjale “njerz te shitur te DPS”!
    Tjeter rrugdalje nuk ka malsia e as Plava Gusija dhe Ulqini, vete fetyra dhe njerz te ri.
    Malsia e ka prodhua nje Ai eshte Anton Lulgjuraj, votonje o te gjore sa nuk eshte teper vone, a nuk jeni ngi me 24 vjet tradhti!

    • KujdestariC vet dua me u pajtua me ty kur ti thua se Malsia ka prodhua Antonin sepse e di ci tjert i ka prodhua ni mos direkt i ka priodhua indirekt Podgorica. Vet e kuptoj ci tash munet ci komentuesit tjer me sha e me bertit ksajt, por vet nuk dua me sha askan por dua me u munua kadal kadal me e arsyetua cdo gja ci e thom. Vet i besoj Antonit se e njoh tash 9 vjet ka pak dhe e kam perciell cdo shkrim te tij. I vetmi njeri en jeten teme ci e kam pa ci nuk i terrnon parimet as fjalt ci i thote. Ky asht vetem opinioni em. Antoni ka hi en politik e ka dal en vota, por i njajti ka met. Nuk ekziston as i politikan shqiptar en mal te zi ci ka hi en vota e nuk ka terrnua pas votave pervec Antonit. Ishalla i vjen koha dhe e drejton ai Malsin, vendin ku kem le e ku duem me deke. Mos u merzit Anton…

      • a jan per ty parime deklaratat e veprimet publike, nese jan po ti rikujtoj disa: ne nje pyetje te tv Boin se a do te kycesh ne politike? Antoni tha JO- genjeu!!! ne protesten per flamurin ngriti flamurin malazez! me pas tha se e ka keshillua Albin Kurti-ne Ulqin Albini i tha: un nuk respektoj flamurin e shtetit tim, pse ke genjyer se te kam thene une!!!! kta ja tha ne sy te t gjith politikaneve shqiptar ne mal te zi ne nji takim n ulqin me qellim bashkimin e faktorit shqiptar n mal t zi!!!! ne at takim antoni pranoi bashkimin me partite tjera politike me kush qe te ishte i pari ne liste!!!!

        • parime tjera: sodhi komunistin Rama n Tuz, se Malesia ja ka pa hajrin komunistit, antonit komunistat ja kan pas vra nji t aferm, parim edhe ky, edhe vlere shume e madhe e njeriut!!!! paramendoje…vodhen lekat dhe u prishen kryesia e FDI aq sa gati u rrehen me akuzat se kush i ka vjell parte!1!!, vollen paret rreth 24 mije dollar Joz, Ded…per elaboratin…ka edhe tjera por nji here tjeter….e ti besoji sa t mujsh se n rrug t mir je….

  19. Zv drejtoresha e pusua nga nika TRE MESUES TE ULUN NGA NIKA NGA VISET MALORE BILA NJE PA PROVIM PROFESIONAL KURSE ZV. DREJOTESHA SI KA PLOTESUA KUSHTE SE ENDE SI KA PAS 5 VJET PROVOJ PUNE ME PAS PRKTIKAT NE PRENUAR NGA NIKA GJITH KETA KUMAR E MIQ MES VETI ME BEFASON FAKTI SE SI DISA E KAN LESUA VETIN AQ POSHT DHE KAN PRENZUA TE JEN NE KETE PARTI GATI GJITH I NJO SHUME MIRE DHE ME FJAL JANE PATRIOTA DHE SHAJ MILLIN E SOT JANE NE KUALICION ME TA NA KAN FORMUA DHE NJE DPS NE MALESI E DIA MESUASE E MESUESE QE JANE NDER MA TE MIRET POR JAN DHE NDERSHEM NUK MUND TE ULEN TE PUNOJ NE SHKOLLEN E TUZIT DHE PSE KANE PROVIM PROFESIONAL TE DHEN DHE PROVOJ PUNE MA SHUME SE KETA SHPRESOJ SE DO SHOHIN KETA SE PER NJE VEND PUNE JAN BA SERVIL TE DISA PESRONAVE ATY

  20. per kta ci flasin e shajn en ket forum sepse munohen met nalua e met ba mu dorzua. Ishalla tnimon Zoti ty e tan ata ci ia duen tmiren Malsis.
    kaloshi bukur.

  21. o o trima te mir aspodoni a spodini si shqipnija si kosova
    nuk kan doj faj faji asht i liderave te malsis e ci populli i voton
    e tralltojn malsin se malsia u besov me vallan voten e tetana
    partit shqiptare u ban kolacjon me dps ater cfaj ka shqipnija a kosova por elle malsia ka faj ci ubeson per kaq koh te gjat
    mem rrejt iher marre te qoft por te dyten her me qoft marrja
    mua eel tash iqoft malsis marre e tyrp e tyrp

    se te vetmet vota ci nuk i ka marr dPS JAN VOTAT TE A L e ju shani veten e n… tuej kur shani antonin
    r

    i
    n

  22. O nuk mbrohet Malesija me madhkime Liri. Une nuk e perdori satiren e Fishtes, thjesht sepse nuk mund t’i jap forme figurative si ka ba Fishta i madh. Edukoi ti femijt, asht mire qe te duem Malesine, por n’se e duem, nuk kemi nevoje me madhkue tjeret, sepse nuk mund te dijme kush e demton ate, ndolle qe “hijm ne veten” Gjukimi i takon vetem GJUKATSIT TE DREJT !!!

    • Gjyk vet nuk po thom se vet ose ti po e demtojm Malsin. Por vet po thom kjoft mallkua ai ci e demton Malsin brez pas brezit. Kurr hajr mos baft en ket jet, djali em ni kjoft.

    • Gjyk flm ci u lajmrove prap se pom nep munsi me ta shpjegua edhe i her. Kqyr vet po perdori satir te Fishts. Vet po thom kjoshin mallkua tan ata ci i bajn dam malsis ni kjoft edhe djali a vajza eme. Kurr hajr mos bashin sepse nuk duhet me punua keq per vendin ku kem le e ku jem rrit e ku kem hager buk.
      Me tmira.

      • O ti po don me perdore po nuk pot shkon more i/e mjer, vazhdo masi qe te pelqen aq shume

        • Flm ci perdor fjal fyese edhe pse nuk em njeh as nuk te njoh as nuk tkam than ty personalisht gja keq. Nese ty nuk pot pelqen kjo ci po thom vet ke 2 munsi etike: mos komento me shamje ose mos u pergjigj. Vet ty kurr nuk ka met sha. As ty as askan ktu en ket forum.
          Faleminers.

          • Me mjafton qe ata qe dijn me lexue e shofin se nuk te kam sha as ty as kurrkan, kurse madhkimet po ti la ty se i paske perqef

  23. Pershendetje te Nderuar komentuas, kjo qe thuhet ne rezolut ketu siper qe e lexova me shume vemendje, duket se Partneri i ASH DPS u ka than se deri ne Prill do te realizohet edhe kerkesa e qytatareve te Malsis per nje Komune te plote po edhe pse jo, kur u realizua kerkesa e Peshterakve ne Petnic…
    Por shtrohet pyetja a do te jete ne brendsi te asja komune 100 % e teritorit te Malsise, a thua po ban tregti ASH neper mjet te N GJ. me i lshua pronat ne kembim te postit te Nikes dhe disa vende punet qe kane zane disa anatar te ri te ASH-se
    Diehet se komuna Urb e Tuzit menaxhon 64% te teritorit te Malsise ndersa e golubovcit 72% te Zetes, Mugosha ka luaj ne kete letes qe neser kut kto te jen Komuna ne vete kto teritore ti mesin PG, pse nuk shkruan ne Rezolut se nuk do lejojm jasht Komunet…

  24. Nuk do lejom qe jashte Komunet te na mbes asnje pllemb toke e Malsise, sepse aio do te ishte tradhti kombtare, nese na marrin rakiqin fudnat Luharin,Koriten koshticat, omerbozhajt ejt…

    • Analisto me interes te madh e kam lexua komentin tand. Shiko me cka em duket mua jato rezoluta shihet se jan hartua me kujdes te vecant edhe pse ka kontradikta me jara tjetren kur asht fjala per bashkpunim, por nuk ka shum filozofi ktu. E verteta asht se Nik Gj. asht negociator me DPS dhe dihet ci ata kan me u munua me e bashkua Malsin per mes Niket e krejt Alternativet se Gjergjusha nuk u berzihet fort se ai knaqet vetem me ia dhan i rrog tmir.
      Em cudisin kta trijt ci shkojn me ASH??!!!

      • Gabim Liri: Gj… ne 2009 shkoi te Mugosha ta ndihmoje me largua M… nga kryetari i komunes!!!! ai edhe atehere ishte DPS se DPS e formoi ASH-ne…pastaj ne takimet e vitit t kaluem mshetti Millin pa asnji kusht, ne shtator t ktij vitit kishte oferten per bashkepunim nga dy subjekte tjera shqiptare e i refuzoi te dyja?( tash kerkojn bashkpunim!!!)-a menojn ata se politikanet tjere jane debila te bjen ne ket gracke-ata t vetdijshem se askush sdot bajne koalicion me ta, perpeliten si peshku n zalle…pastaj gjergjusha ne kongres pasi mori nji informacion se nika, dritoni e marashi duen ta largojn nga posti i kryetarit, ne kongres solli delegatat e zgjedhun nga ai dhe shpetoi!!!! nuk asht aq i marr sa po thua ti jo!!!!

      • ju
        cka mendoni?se ket percarje te na e prum vet e ti jo malsort!na jo malsort!!!kta bahet me plan ci me na perca ti besom as .ktu ne ko
        mente ka nja ose dy smungoj sish vejau meden psh koment 35 vvjet shka dinoshh katastrof kultur me fe eh ata jan virusa gjikund ja

        ne pra me detyr(zavadi pa vlladaj)per fat te keq na nuk vvendosi

  25. Analisto dhe Liria, por edhe te gjithe tjeret. Jam pjese e ASh, asnje koment ketu nuk me shtyri te komentoj perpos dy te fundit, qe jane deri diku konstruktiv, pa marr parasysh animozitetin qe tregojne personal, por ajo ne nuk na intereson, na intereson shoqeria jo personalja.
    Nje Nika nuk mund te vendosin ne negociata asgje, sepse fjalen e funit e jep kryesia.
    Dy, nga shume burime te takimit te gjithe e dijme, se fjala e pare kur ka negocua Nika ka qene, qe ska dhe nuk do te kete edhe asnje milimiter kompromis per teritor, ky eshte qendrim i prem i ASH, vec mos u ngutni, se asnje te keqe deri sot ASH apo kjo struktur e ASH si ka pru Malesis, ska kene hala ne pozit asnje prej neve, kemi 6 muej post qeveritar, dhe po punojme sa asnje subjekt deri sot ne Malesi, keto jane fakte.
    ASH per…

    • keni post qeveritar????? kam menua se ka Vaseli Sinishtaj!!! e thaftu krahi po a e shihni se vet vetit jeni tuj kcye me shtjelba n bark!!! thueni ministrit mju msue nojsen se aj e din politiken more amatora injorant…kshtu keni me met edhe pa ato 300 vota

  26. Analisto, para me shume se 6 muej ka thene publikisht, hyjm ne qeveri duke e afatizuar qendrimin deri ne prill 2014 kur jane sipas ligjit zgjedhjet lokale.
    Nese ska ndryshim ato zgjedhje i bojkotojm dhe dalim nga qeveria. E mira e krejt kesaj eshte rezoluta e bashkpunimit dhe ideja e trupit te perbashket politik malesor pro komune, dhe aty me bashkua krejt intelektin politik qe ne kete proces mos te mbesin edhe asnje pyetje qe munde te kushtojne neser, bashkimi bene fuqin, ata qe punojn edhe gabojne, por nese arrisin suksese ata qe punojn mos ua kini inad.
    a nuk u knaqet shpirti kur e shifni zv/drejtoreshen e shkolles shqiptare ne fillore? mos te ishte kene ASH ishte kene Boshnjake, etj…. Inadi, sidomos ndaj te rinjeve nuk eshte i mire, nese gabojne, jepnani sygjerime, mendime, si dhe…

    • Por ka njerëz ma te aftë se ajo per zv drejoresh a drejtor dhe ajo nuk i ka plotesua kushte se duhet te kete 5 vjet provoj pune e ne ato nuk i ka pas dhe eshte jrye keput vendim partijak mu prenua se eshte antare e juve pse mos me u shpall konkursi ateher me prenua ma të mirin e jo per krye naten ne takim me minsirtin do thot me dps jeni ka veproni si dps ne punësime

      • Malesia, ke shkrua dezinformata. Zv/drejtoresha i ka 5 vjet pune, bile edhe dnonje muej mbi 5, konkurs nuk ka pas kete vite shkollor hala ne asnje shkolle ne mal te zi por priten shpejt se kan pa i fare marrveshjet a zdi cka me sindikat ne krejt mal te zi. muj me ke se edhe ty te ka dezinformua ty, pra verifikoj gjanat pa me fol sepse asht keq me fol te pasakta per nje te re. Te aft apo paft nuk di, por kjo po tregon se nuk kan gabua me zgjedhje te saj. dhe ne fund te fundit, Nika si pergjegjs per shkolla shqipe ka te drejt me zgjedh ata qe i njef dhe ci muj me punua me ta, e afroditen me sa e di e njef prej prishtinet kur kan studijua. ashtu ci mos u gutni me fol, asnje fakt ama asnje nuk e kini per kyt struktur te ash se ka ba ndonje te keqe malsis, vec mir.

        • Zv drejtoresha si ka pas 5 vjet vetem tash i ka mbush se mire shumë e di kur është punsuar ashtu qe dezinformua ju kanë juve ne kohë kur është be zv drejtoresh i kanë munguar dhe 2 a 3 muaj ashtu qe mos fol kur nuk jeni ju të informuar i nderuar e me ate dhe ligjin kini shkel dhe shihet si punsoni ju njerëzit dhe sa është me rendesi Malësia por veç duket vendet e punës për antarë te juaj

          • dhe nese ke deshr me fakte do të sielli dhe datën me sa është punsuar se nuk është veshtir me gjej ashtu ASHHHH mos i mbro njerëzit kur nuk din

    • spakut boshnjakt e kem pak gjak me ta se ka tej turku gjat ksajte e me malazez DPS skem noj sen…kerkoja karten partiake zv drejtoreshes me tan familje te shohesh se kush asht dhe kush e ka punsua se ASH ska lillje me punsimin e saj vecse genjeni!!! se paku babai i saj kshtu deklaron: Milli e ka cua letren me ma punsua vajzen!!!

  27. qysh, ne jemi gati me i pranua, por jo fyemjet, sharjet, pa asnje argument, sepse per me be dicka keq per vende, eshte dasht me pas pozit politike ku vendoset, ash apo kjo struktur ash qe eshte sot kurr ska pas, ka qe 6 muej, per kyt japim pergjegjsi.

  28. Kjo parti eshte e njejta si ajo e ferhat dinoshes kujdes malsore!

  29. ishalla asht gjall hala manlsia e malsort e vertet e del ni malsor ci don malsin e fitojm komunen se me kta ci i kem deri sot si udsh ish ash fdi etj etj kurr se fitojne se nuk munden se hajne ni kazan me malazez

    • Bekim nuk e kuptoj pse e perzieve FDI me kta ci I kem tash 23 vjet? Kadal more burr se kta jan djelmoca tri e nuk I kan ba dam Malsis.

      • liri se parit respekt per ty dhe te tjert komentuesa,ka djeg tabli e fryn kosin na ka djeg ne udsh (ambasadori)kojshi e kam na ka ba dam ne n dinosh si as shkjau ma zi sta ban besom,e malsis e dini gjith ju.ashtu ci as fdi udsh ash iq nuk bajn per tmiren ton.ni akademik ne prishtine me ka than ci ata ci dine me na udhheqe neve nuk i lejon udb pra shteti cka dote thot pa kjen i shtetit nuk te lejojn ose te vrasen ose santazhe lobi grek udb-ja

  30. ni malsor ci nuk synon post(ambasador) funkcion as pare as poziit vec don malsin se mir e din malazezt se e kem pas komunen dhe e kem pajt ater e jo sot,pasha zoti mos te trdhtoshin malsin liderat ton malsin malazezt kojshit tan nuk hajn hekur me dhamb se n.nuk kan hager as tpart e tyne,kine me dha komunen dhe e napen o me qef o me zor se ashte malsia e jon jo e tyne,Ne masort e fitojm nese e duem por duhet ndryshim komplet me pastrua malsin prej sherbetorvet malazez kta ci jan sot ne skenen politike shqiptare n malsi pra le te dal ni i me vyrtyte njerzore intelektual atdhdashes patriot ci thot malazezvet malazezver duem komun se per ndryshe zban,besoj ci ka malsiA te till.

  31. ASh nuk i duhet afera snimak sikur partnerve tyne. Kta vet e pranojn se vec me ke me ta munesh me marr pune. Njejt si DPS. Vec kta kushtzojn edhe me bursa, praktik, pare.
    Krejt e dime mire pse kta t ri jane fut en ASh. Demek me ke en parti shqiprare por me ke edhe me qeveri ci me muj me perfitua pozit ma tmire (se npune jan ke – i ka fut DPS). Ktej shqiptar t fort ktej interesxhi deri en fund.
    Shtrohet pyetja cka ka ba per malsi kjo parti. Po e ka nda malsin dysh.Kapa shkua te mugosha me formua me ta shimicen e me qit IQ posht (sot tnjajten gja kan plan).
    Me 2012 ska ba tjeter vec ka sulmua IQ. Dhe sot i thon vetes partia e vetme malsore e votat e ASh vec cka e kan ba F.Gjeken deputet e niken funkcioner te qeveris millit. Ci shoqi as jeton en malsi, malsort jan t ilt per ta vec kur…

  32. vjen puna me ba pare e me luaj lojna politike qe ja vizatojn partneret, ortakt, miqt
    Pra ju ASH skeni lidhje me malsi.
    Nuk guxuat 1 her me e sulmua DPS si e sulmoni me rrena IQ. Bile Mark L. E pat perkrah N. Gegaj si kryetar, edhe hini ne pune per ata.
    Ju as guzuat me thirr popullin me bojkotia zgjedhjet presidenciale. Po as pritej qe ju me dal kundra padronit tuaj.
    Vetem nje person me cudit qe e shoh aty, e qe mendoj qe ka vlera edhe qe cdo gje e ka arrit me pune dhe kurr permes rrugve shkurta. V.B. Cka lyp ti aty a nik e njeh Niken. Hiqu Niket more se ti ke cka me hup jo si ata kaskadera

    • Nuk di se pse nuk del me fol me emen te vertet se kishe me arsyetua budallakin ci e flet. Ti mire e din se jane i far en Malesi ci jane te njoftun per rrena, bela i nje mire. ASH me iq nuk ka asnji gja. PD asht en Koalicion me DPS, ndersa FORCA asht be Boshnjak, me kroat e me DPS, per kyt pune ju perngon ju Afrodita se e ka zan vendin e boshnjakes, e ju me boshnjak ini ne koalicion. Hjeknju rrene e dezinformate, se e dim se tan jeta u ka kalua me rrena, pinokut ja rrit huna prej rrena, e ju keni per ka 1.56cm tu rrej. Nuk ka pse mu kap paniku, IQ asht me e mira, ja pajt zoti, kem me pa en zgjedhje si kame kene, se hala nuk ini rrit, gjithmon posht e ma posht. bye bye, keni me shkua me vu speca.

      • Kush tha ci em pengon se a ba zvdrejtoresh? Ajo e gzoft ishalla jat post ni ja bafshin hallall ata msues malsor ci jane shume njerz t mire t’nerueshem e punojn me vjet e ite ke gjasa me hi para saj, por nuk futen en ASh per i pozit ma t mire.

        Tjeter skam cka flas me ty se sdike cka tarakat. Keke taze por ti paska vu Nika baterit falls.

  33. nji pyetje per ASH: pasi vitin e kaluar nuk pranuat bashkepunim me partite ma te forta shqiptare, forcen, udsh e iq, e as ne shtator t ktij vitit nuk i pranuet, me ken doni bashkepunim qe thoni ne ket deklarat e caasht kjo????? ju lutem mu pergjigjni …..

Comments are closed.