Ulqin: Trajnim për çështje publike për liderë të rinj

Ulqin Biznes Asociacioni, Biznis Klub Ana e Malit dhe Televizioni Teuta janë duke organizuar një trajnim për çështje publike për liderë të rinj.

Kandidatet tipik të këtij trajnimi janë të rinj që kanë dëshmuar se kanë potencial lidershipi për të qenë në krye të karrierës që kanë zgjedhur. Trajnimi organizohet në dy ditë në hotelin Mediteran në Ulqin dhe shpenzimet e qëndrimit mbulohen nga organizatorët (14-15 dhjetor, 2013).
Pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë pas përfundimit të trajnimit.
Për te aplikuar dërgoni tek adresa e e-mailit uba@t-com.me një CV tuaj dhe një letër të shkurtër motivimi.

Ulqin Biznes Asociacioni – UBA

Informata më të hollësishme më poshtë:

TRAJNIMI I LIDERAVE TË RINJ PËR ÇËSHTJE PUBLIKE
Hotel Mediteran, 14 – 15 dhjetor

UBA, Ulqin Biznes Asociaiconi, BKA, Biznes Klub Ana e Malit dhe Televizioni Teuta janë duke organizuar një trajnim për çështje publike për liderë të rinj. Nëse ju ndiheni një lider i ri dhe besoni se zotëroni aftësitë për të bërë për vete të tjerë, për të frymëzuar, mobilizuar apo për të drejtuar bashkëmoshatarët e tu apo nëse shikoni që mes miqve tuaj ju jeni personi që nxjerr idetë, thur planet apo merr i pari iniciativën apo merr përsipër përgjegjësi, atëherë ju jeni kandidati më i/e përshtatshëm për këtë trajnim.

Kandidatët tipik të këtij trajnimi janë të rinj që kanë dëshmuar se kanë potencial lidershipi për të qenë në krye të karrierës që kanë zgjedhur. Ne besojmë që lidershipi është një dhunti e rrallë e natyrës dhe duhet kultivuar dhe ushtruar për çështjet publike. Prandaj kemi organizuar një trajnim për lidershipin që synon që të nxjerrë në pah lidershipin tuaj, ta përforcojë atë dhe t’ju tregojë sesi mund ta përdorni këtë virtyt qoftë për të ecur përpara në karrierën tuaj dhe qoftë për të çuar përpara jetën publike shqiptare. Përpos kësaj ky trajnim synon që në kuadër të riformatimit dhe ngritjes në nivele të reja të Televizionit Teuta, të identifikojë, trajnojë dhe përfshijë si bashkëpunëtorë apo gazetarë të rinj që janë të kualifikuar e të talentuar për të punuar me mediat.

Trajnimi organizohet në dy ditë në hotelin Mediterran në Ulqin dhe shpenzimet e qëndrimit mbulohen nga organizatorët (të shtunën dhe të dielën 14-15 dhjetor) Në pjesën e parë do të diskutohet për çështje përmbajtësore si mendimi politik, ekonomia, proceset dhe institucionet politike marrëdhëniet ndërkombëtare, decentralizimi, integrimi evropian etj. Të djelën do të merret me çështje më praktike dhe konkrete, do të diskutohet për mediat dhe komunikimin, fushatimet dhe marrëdhëniet me publikun, prezantimet para publikut dhe aftësitë debutuese para kamerës. Në seancën e fundit do të trajtohen mundësitë për të studiuar jashtë Shqipërisë në universitete perëndimore duke diskutuar mundësitë ekzistuese për shqiptarët dhe për mënyrën më të mirë për të bërë një aplikim (cv, letër rekomandimi, letër motivimi, projekt kërkimi) apo një intervistë.

Gjatë çdo dite të trajnimit në mesditë do të organizohet një bisedë me një profesionist të shquar e personalitet të famshëm nga Tirana që do të flasë për përvojat e tija.

Pjesëmarrësit do të pajisen të gjithë me një çertifikatë pasi përfundimit të trajnimit ndërkohë që trajnerët do të përzgjedhin tre studentët më të mirë që do të përfitojnë shpërblime materiale. Po ashtu pjesëmarrësit më të zellshëm dhe të aftë do të ftohen të marrin pjesë në aktivitete të tjera, do të ndihmohen që të shkojnë në programe studimi jashtë vendit si dhe do t’u jepet mundësia të bëjnë një internship në një nga organizatat partnere.
Stafi i Televizionit Teuta do të monitorojë aktivitetin dhe do të përzgjedhë disa prej pjesëmarrësve më të talentuar dhe premtues për të marrë pjesë në trajnime të tjera më specifike dhe për ti përfshirë në projektin e zgjerimit dhe konsolidimit të këtij institucioni mediatik në të ardhmen.

Për të aplikuar dërgoni tek adresa e emailit uba@t-com.me një cv tuaj dhe një letër të shkurtër motivimi dy paragrafë për të shpjeguar se përse do të donit të merrnit pjesë në këtë aktivitet dhe çfarë përfitimesh shpresoni të nxirrni nga ky trajnim.