Sipas rezultatit preliminarë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtjen dje (e diel), në Komunën e Ulqinit nga 95% e fletëvotimeve të numëruara, partia e Milo Djukanovic DPS, fitoi më së shumti vota.
DPS – 3172 vota – 9 mandate
Forca – 2928 vota – 8 mandate
Koalicioni Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Perspektiva – 2345 vota – 7 mandate
UDSH – 1068 vota – 3 mandate
SDP – 820 vota – 2 mandate
Mali i Zi Pozitiv – 679 vota – 2 mandate
SNP – 478 vota – 1 mandat
Fronti Demokratik – 386 vota – 1 mandat
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Komunën e Ulqinit, me rreth 75% popullsi shqiptare, për të parën herë pas 24 vjet pluralizmi, DPS bëhet partia më e fortë në Ulqin.
Në zgjedhjet e kaluara Forca kishte 11 mandate, UDSH 10 kurse DPS 7 mandate.
Megjithatë, në këtë përbërje subjektet shqiptare së bashku numërojnë 18 mandate, çka do të u mundësonte atyre formimin shumicës, gjë e cila sipas gjasave nuk do të ndodhë. Fakt i cili sqaron se faji nuk është vetëm te votuesit, por janë pikërisht subjektet shqiptare ato që fillimisht krijuan këtë gjendje.
Situatë e ngjashme është edhe në Komunën urbane të Tuzit/Malësisë, ku numri më i madh i mandateve i takon DPS-it. /MALESIA.ORG/