Fatmir Gjeka ikë bisedimeve me subjektet shqiptare

cungu-zenka-gjekaNë takimin e tre kryetarëve të subjekteve politike shqiptare, Nazif Cungut – Forca, Fatmir Gjekës – PD dhe Mehmet Zenkës – UDSH të mbajtur sot në Ulqin, Gjeka nuk pranoi të flasë për bashkëpunim të mundshëm për formimin e shumicës në Kuvendin e Ulqinit, shkruan Forca në njoftimin e tyre të publikuar në FB.

Gjeka deklaroi se ka marrëveshje parazgjedhore që nga viti 2012 me DPS-në edhe për koalicionin në nivelin lokal për pushtetin në Ulqin, shkruan në njoftim.

Në zgjedhjet lokale të Ulqinit të mbajtura të dielën e kaluar DPS doli partia më e fortë në Ulqin. Megjithatë, sikur subjektet shqiptare Forca, UDSH dhe Koalicioni i udhëhequr nga PD e Gjekës do të krijonin koalicion pas-zgjedhor ata mund të formojnë shumicën gjë që tashmë e qartë se nuk ka gjasa.

Koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Gjeka përbëhet nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Perspektiva. /MALESIA.ORG/