Gegaj: DPS ofron zgjidhjen më të mirë për qytetarë të Malësisë

nikolle gegajModeli që Tuzi të jenë komunë e posaçme në kuadër të kryeqytetit me pavarësi të plotë në formësimin dhe vendosjen është zgjidhje e mirë dhe paraqet hap përpara në relacion me zgjidhjen të cilën e kemi momentalisht.

Pra, dallimi është përmbajtësorë. Asgjë në jetë nuk është e përkryer por as e cementuar. Poashtu edhe kjo lidhur me këtë model nuk është status betonuar që i ofrohet Tuzit., por gjithmonë janë të mundura ndryshimet, dhe korrektimet në zgjedhje cilësore, pohon për Kodex Nikollë Gegaj funkcioner i DPS.

Gegaj, duke u përgjigjur në pyetje se a është ky lloj statusi i pranueshëm për banorë të Malësisë, shton se, çdo vetëqeverisje lokale bazohet në tre shtylla themelore; territorin, buxhet dhe kompetenca. Kjo, siç pohon ai, komuna e re e Tuzit në kuadër të kryeqytetit do të kishte sikurse edhe komunat tjera në Mal të Zi.

„U bëj thirrje deputeteve të parlamentit të Malit të Zi që kur të thirret mbledhja e kuvendit dhe kur të jenë në rend të ditës propozimi për ndryshime të Ligjit të mbështesin propozimin e modelit për miratimin e ndryshimit të rregulatives ligjore. Malësia e donë komunën nga shkaqet ekonomike dhe jo politike, Prandaj nuk është korrekte që disa politikan opozitarë e politizojnë modelin në fjalë. Mendoj se është tejet me rendësi që të formohet një ambient për një jetë më cilësore dhe me të mire, të qytetarëve të Tuzit si dhe qytetareve të Podgoricës dhe Malit te Zi . Ndërkaq duhet të dimë se nuk ekzistojnë komuna të pavarura por komuna që funksionoje sipas rregulatives dhe ligjeve të Malit të Zi pra, të Ligjit mbi organizim territorial të Malit të Zi, Ligjit mbi financimit të vetqeverisjes lokale … Me se rendesishmi është që të jenë modeli i komunës që është financiarisht dhe ekonomikisht stabil.”

Gegaj thotë se DPS gjithmonë ofron zgjedhje më të mira për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Kështu është rasti me qytetaret e Malësisë dhe kërkimin e përgjegjjeve për statusin e ardhshëm të komunës urbane të Tuzit.

„Ne i mbajmë premtimet tona dhe pikërisht nëpërmes bisedave me paritet politike nga Malësia kemi ardhë te zgjedhja që do të jenë për interesin më të mirë të qytetarëve të Malësisë, e që do të kenë mbështetjen absolute pavarësisht nga dallimet politike apo dallime tjera. Kjo tregon se nga 21 vota ky propozim i kishte 16 në Kuvendin e KU Tuz. Pra, ky model ka mbështetje të gjerë të KU Tuz.
Por, krejt kjo bie në ujë poqëse propozimi i ndryshimeve të ligjit nuk do të kenë mbështetjen e shumicës së deputeteve të Kuvendit të Malit te Zi”, përfundoi Gegaj. /MALESIA.ORG/