Dje në Ulqin u arrit marrëveshja për formimin pushtetit lokal në mes të Forcës së Re Demokratike, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” i përbëre nga Partia Demokratike – Lidhja Demokratike – Lëvizja Perspektiva dhe partisë Mali i Zi Pozitiv.
Për formimin e koalicionit paszgjedhor kanë nënshkruar Nazif Cungu (Forca), Fatmir Gjeka (PD) dhe Dritan Abazoviq (Mali i Zi Pozitiv).
Sipas paralajmërimeve, mbledhja e Kuvendit komunal do të mbahet gjatë javës ku do të zgjedhen kryetari i Kuvendit dhe kryetari i ri i Komunës, ku sipas marrëveshjes do ta ushtrojnë Fatmir Gjeka. /MALESIA.ORG/
