Kryeministri malazez dhe lideri i DPS, Millo Gjukanoviq, duke komentuar zgjedhjet lokale në Ulqin, ku PDS mbeti në opozitë edhe pse ka fituar më së shumti këshilltarë në zgjedhjet lokale të 26 janarit,vlerësoi se pushteti i ri i Forcsës, Koalicionit për të ardhmen e Ulqinit dhe Malit të Zi Pozitiv, është vetem një eksperiment, dhe do të jetë jetëshkurtër.
Sipas tij, DPS ka arritur qëllimin e saj politik dhe u bë partia më e fortë në Ulqin.
Ai deklaroi se PDS, nga tani, do të sillet ndryshe ndaj partive shqiptare. “Ne nuk mund të na nxjerrin nga pozicioni ynë në shtet, dhe nga pozicionet tona, kam frikë se nga kjo do të varen interesat e tyre të veçanta politike”, theksoi Gjukanoviq.
Ai deklaroi se PDS sipas këtyre interesave do të sillet “sipas meritave”. Gjukanoviq tha se PDS, nga tani ndryshe do të sillet ndaj Partive shqiptare.
“Ndaj të gjithëve sillemi sipash meritash. Kur dikush është politikisht korrekt, kur dikush merr parasysh rregullat universale dhe kjo është të respektohet vullneti i popullit. Vullneti zgjedhor i popullit u pa se PDS është numër një në Ulqin, “përfundoi Kryeministri Gjukanoviq. /Albert Camaj/