Kremtohet 12-vjetori i themelimit të Muzeut Etnografik të Malësisë

DSCF3432Tuz, Malësi (01.05.2014) – Të enjtën me 1 maj 2014, në QIK “Malësia”, u kremtua dymbëdhjetë vjetori i themelimit të Muzeut Etnografik të Malësisë, themelues dhe pronarë i të cilit është fotografi dhe etnologu i parë në Malësi z. Shtjefën Ivezaj.

Programi festiv nuk kishte karakter argëtues për shkak se zoti Ivezaj kishte vëndosur që këtë manifestim ta mbajë në heshtje pa këngë e valle për shkak të disa vdekjeve të disa të rinjëve që kishte Malësia gjatë këtij viti.

Në sallën e QIK-ut, në mesin e të pranishmëve të shumtë nga jeta shoqërore, kulturore e politike nga Malësia, pati edhe mysafirë të shumtë nga Shqipëria nga të cilët z. Ivezaj mori edhe disa dekorime.

Veprimtaria e Shtjefën Ivezajt nga folësit u vlerësua shumë lartë, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike, kulturore e kombëtare.

Udhëheqës i programit ishte: aktori shqiptar Bruno Shllaku.

Folësit e mbrëmjes ishin: publicisti Ndue Bacaj, prof. Sokol Lulgjuraj, Vlaçe Linadi, Drejtor i zyrës arsimore nga Malësia e Madhe, z. Gjok Luli, Drejtor i Kulturës Kastrat. Humoristi Marash Kaçaj si dhe Kryetari i Shoqatës Dukagjini nga Shkodra Ndue Sanaj.

Në fund të pranishmëve ju drejtua dhe pronari i Muzeut z.Shtjefën Ivezaj i cili i falënderoj për përkrahjen dhe ndau disa mirënjohje për : Ëjllo Kalaj, Kadri Ujkaj , Shoqatën patriotike Malesia e Madhe nderi i Kombit , portalin Malësia.Org, Televizionin Boin, Martin Ivezaj.

Në fund të programit për të gjithë të pranishmit ishte shtruar edhe një koktei modest.

Mbas këtij aktiviteti shumë nga pjesëmarrësit bënë vizitë edhe në Muzeun Etnografik në Lekaj.

 

DSCF3385DSCF3389DSCF3392DSCF3393DSCF3395DSCF3399DSCF3400DSCF3408DSCF3412DSCF3417DSCF3418DSCF3423DSCF3425DSCF3427DSCF3429DSCF3431

Albert Camaj