Atëherë kur pritej që diçka të ndryshonte; kur 25 vjetëve sundim mendohej se u kishte ardhur fundi; kur u cënuan parimet e demokracisë nga që përpara syve tanë pluralizmi po kthehej në monizëm; kur varfëria ka arritur kulmin; kur kushtet minimale të jetës së lirë të njerëzve lenë shumë për të dëshiruar; kur papunësia është në nivel rekord; kur perspektiva ekonomike është vetëm në ëndërr; do të ishin mjaftueshëm për të dëbuar njëherë e përgjithmonë një pushtet antishqiptar që demokracinë e ktheu në totalitarizëm. Por, fatëkeqësisht po ndodhë e kundërta!
Nuk mjaftuan premtimet e pambajtura të DPS, torturat e rrahjet që na i bëri, diskriminimin në të drejta themelore siç është identifikimi me simbole kombëtare, mohimi i vetëqeverisjes lokale e shumë gjëra negative të tjera, për të larguar nga pushteti një dragua të pangopur me gjakun e qytetarëve të trevës sonë. Atëherë kur DPS meritonte humbjen në mënyrën më të thellë dhe më poshtëruese, si gjithmonë, në mbrojtje të kësaj partie dalin subjektet që vetes i thonë shqiptare! Megjithëse, partitë nacionale nuk ekzistojnë. Ka vetëm parti politike të cilat luftojnë për pushtet. Ndoshta e vërteta dhemb. Ajo nganjëherë është edhe e rrezikshme. Por, FDI është e vendosur që deri në fund të thotë vetëm të vërtetën, sepse e vërteta del edhe nga fundi i dheut dhe i shqyen një ditë të gjithë.
Problemin në Malësi e ka filluar UDSH dhe e përmbyll UDSH me subjektet tjera politike të ashtuquajtura “shqiptare” të cilat kanë rënë në grackën e UDSH – së dhe janë të hallakatura e nuk dijnë si të veprojnë. Por, mungesa e strategjisë së partive nacionale “shqiptare” nuk është çudi, sepse ato asnjëherë nuk kanë patur strategji veprimi. Pyetja që shtrohet është: pse mendojmë që UDSH është përgjegjësi kryesor? Sepse:
1. Është partia e parë që ka bërë koalicion me antishqiptarin Gjukanoviq qysh në vitin 1997 e deri në vitin 2014 (pra përplot 17 vjet);
2. Asnjëherë nuk e ka përkrahur Komunën e Malësisë. Sikur ata mos të jetonin në Malësi! Duke mohuar Komunën, ata treguan që nuk kanë moral as ndjenjë për të parët tanë dhe të tyre që sakrifikuan jetën për Malësi, sepse direkt dhe indirekt vendosën që Malësia të jetë nën administrimin e Podgoricës;
3. Mosmarrëveshja në mes UDSH – së dhe partive të tjera “shqiptare” ka sjellë përçarje shumë të thellë në Malësi. Deri në përmasa të paimagjinueshme, që ndoshta do nevoitet më shumë se gjysmë shekulli për rekuperim. Kjo përçarje ka sjellë përfitim për popullatën jo-shqiptare që gjendet në Dhe të Zi (Karabushko Pole), që veten e quajnë boshnjak. Pra, përçarja ndërmjet nesh, u hapi rrugën atyre që punojnë përditë për të zhdukur shqiptarët nga shteti i Malit të Zi.
4. UDSH është e vetmja parti “shqiptare” që për rastin e “Fluturimit të Shqiponjës” nuk kanë dalë në mbrojtje të të arrestuarëve të cilët u torturuan në mënyrë të padrejtë.
Po këto partitë tjera politike, çfarë bënë:
1. LDMZ dhe IQ në 2006 premtuan para Malësisë se do luftojnë për Komunën e Malësisë. Kjo luftë ka mbetur vetëm në fjalë demagoge dhe populiste. Anjë shenjë për këtë gjë.
2. Në 2010, nga të njëjtit persona përdoret e njëjta demagogji dhe të njëjtat premtime. Këtë herë Malësia nuk mund të gënjëhet nga partitë e ashtuquajtura “shqiptare”, dhe këto të fundit pësojnë rënje në mënyrë drastike. Nga 10 këshilltare që kishin marrë në 2006, në 2010 kishin vetëm 7. Dhe ky ishte vetëm fillimi i një rënjeje të pandalshme.
3. IQ ka minimalisht dy muaj që bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. Nga vajti bojkotimi?
4. ASH që nga “Kongresi i Partisë Popullore” që e organizoi nën kujdesin e veçantë të injorancës politike, duke miratuar edhe “rezoluta” për Malësinë, deklaruan që nëse nuk jepet Komuna e Malësisë deri në zgjedhjet e ardhshme, ata do i bojkotojnë zgjedhjet. Mashtrime të radhës ishin e asgjë tjetër.
5. ASH, IQ, Lista për Tuz, kush më pak e kush më shumë, hyjnë dhe bien preh e politikës së DPS – së, duke bërë një marrëveshje që Malësia nuk do më Komunë, por do një institucion tjetër të vetëqeverisjes lokale, që deri në këto momente, bota perëndimore nuk e kishte njohur. Pra, duke tentuar të zbulojnë mënyrën më të mirë dhe më të avancuar në botë për vetëqeverisje, zbuluan që janë më të paditurit në botë për të vetëqeverisur veten. Këta shkuan aq larg sa që ishin në gjendje edhe emrin t’ja ndryshonin Malësisë!
6. Kur e gjithë bota po ngritej në protesta, u munduam edhe Ne si FDI të organizojmë diçka të tillë, me qenë se partitë politike kishin rënë dhe janë ende në gjumë. Ia arritëm. Por, përkrahja ishte shumë e vogël. Sikur në këtë vend nuk ka asnjë prolem. “Populli është i kënaqur”. Vetëm LDMZ – dega e Malësisë e përkrahu protestën. Asnjë subjekt tjetër. Madje të gjithë në mënyrë direkte ose indirekte e kundërshtuan. Pse e kundërshtuan? Nuk donin që ta trazonin padronin e tyre Gjykanoviqin?
FDI është akuzuar për gjithçka. E në fakt vetëm të vërtetën gjithmonë kemi thënë. Na akuzuan se çdo protestë që e organizojmë, e bëjmë thjesht për të fituar pikë politike e për të dalë në zgjedhje. Kjo u hedh poshtë. FDI nuk do dalë në zgjedhje. FDI i bojkoton zgjedhjet. Ne nuk e përkrahim Komunën Urbane, ndaj si të tillë Ne nuk mund të votojmë për të hyrë në të. Ne nuk mund të tradhëtojmë idealet tona të shenjta për të cilat jemi betuar. Sepse e kundërta do varroste çdo shpirt të malësorit i cili beson si Ne. Ne duam që Malësia të udhëheqet nga njerëz të painkorporuar në pazare të politikës së ndytë që po luhet. Do na sulmojnë përsëri. Ne nuk do lodhemi së kërkuari drejtësi për Malësinë.
FDI nuk e përkrah asnjë subjekt në këto zgjedhje, sepse ne mendojmë që politikanët e Malësisë veprojnë vetëm për interesin e ngushtë personal dhe për të ruajtur një karrige. Asgjë më shumë.
Një pyetje tjetër natyrshëm shtrohet: ku gjendet Malësia në këtë fazë? Malësia është shëndrruar në një shkreti. Askush tjetër përveç FDI nuk punon mbi bazën e parimeve të sinqerta për të mirën e vendit. FDI nuk kërkon as respekt, as mëshirë, por kërkon vetëdije pa të cilën shqiptarët në Mal të Zi do të asimilohen shumë shpejt. Vetë lista zgjedhore e DPS tregon “dashurinë” që pushteti ka ndaj Malësisë. Lista shqiptare në Podgoricë del vetëm për një arsye, për të shpëtuar antishqiptarin Gjukanoviq. Partitë e ashtuquajtura shqiptare deklaruan se do bojkotojnë zgjedhjet. Atëherë pse nuk u bojkotuan zgjedhjet? Pse bëtë thirrje për muaj të tërë për bojkot e tani të parët u futët në zgjedhje? Kjo tregon papjekurinë politike dhe paaftësinë vizionare për të udhëhequr Malësinë.
Çfarë do duhej të ishte bërë dhe çfarë sygjerojmë të bëhet:
1. Nuk do duhej të dilnin asnjë parti “shqiptare” në zgjedhje. Këto zgjedhje do duheshin bojkotuar, në mënyrë që elektorati të grumbullohet. Pastaj, nëpërmjet protestave të organizonim zgjedhjet e reja në Malësi, duke i treguar çdo kujt se qytetarët nuk janë të përfaqësuar. Por, ky rast unik u tradhëtua nga politikanët e Malësisë;
2. FDI bën thirrje në mobilizim të të gjithë Diasporës, organizatave të ndryshme që veprojnë në Malësi, personave fizik të çfarë do rangu, për të filluar lëvizjen e re pro Malësisë e cila do udhëheqet nga parimet dhe vlerat universale të njerëzimit. Nëse ka individ që ende nuk e kanë kuptuar rolin e partive politike në Malësi, atëherë të jeni të sigurtë se nëse vazhdohet me këtë ritëm, Malësia do mbetet vetëm pjesë e fletëve të historisë dhe asimilimi do kaplojë tërësisht vendin.
Forumi Demokratik për Integrim
Sektori për Mardhënje me Publikun