Nikollë Camaj, Lidhja Demokratike në Mal të Zi
-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?
Fushata ishte mjaft e dendur, por jo teper e tensionuar. Ishim në çdo kënd të Malësisë dhe pothuaj në çdo fshat. Takimi me qytetarët e Malësisë është më se i nevojshëm, por jo vetëm para zgjedhjeve. Prej tyre mund të mësojmë shumë, e mbi të gjitha mund të kuptojmë se sa për nevojë e ka Malësia që të ket një përfaqësim të denj. Malësorët janë mjaft të zhgënjyer nga premtimet dhe fushat është rast i mirë për të dëgjuar për ato zhgënjime. Gjatë fushtës mësuam se zhgënjimi më i madh i tyre lidhet me statusin e Malësisë dhe me gadishmërinë e disa subjekteve që të përkrahin diçka më pak se komunën e plotë. Kjo e vërtetojë se sa në të drejt ishim kur dualëm në zgjedhje si listë e vetme, si mbrojtës të pakontestueshëm të kërkesës për komunën e plotë. Sa i përket fushatës së kunderkandidatëve, në veçanti pjesës që ishte publike, deri në këtë moment, nuk ka shumë vërejtje, pro ajo që shqetëson është se bëhet një fushatë latente dhe jo e sinqertë kafeneve dhe gjatë takimeve të vogla, që për arsye manipulimi nuk publikohen, por atë ua lëmë votuesëve që ta vlerësojnë. Ne bëmë një fushatë transparente dhe të gjitha tubimet tona dhe fjalimet tona i bëmë publike, kështu që kush të dojë, përmes youtube, mund të shohë e të dëgjojë se çka thamë dhe nuk ka nevojë t’u besohen pëshpëritjeve. Ne mendojmë edhe për ditët që vijnë pas zgjedhjve, e jo vetëm për të rritur numrin e votuesëve.
-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?
Gjatë këtyre ditëve të fushatës, Lidhja Demokratike i ngjante më tepër nje lëvizjeje qytetare per mbrojtjen e të drejtave themelore të malesoreve, se sa një partie politike që del në zgjedhje. Rreth nesh ndodhi një homogjenizim i shumicës së atyre që u zhgenjyen me qendirmin e partive tjera lidhur me eksperimentin e ri, “Komunë e Kryqytetit”, të cilët në Lidhjen demokratike njoftën mbrojtësin parimor të kësaj kërkese, që daton që nga koha e thmelimit të këtij subjekti, e kur në krye të kësaj levizje ishin Lek Lulgjuri e Gjergj Gjokaj.
-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?
Nëse ekziston mundesia e formimit të shumicës midis subjekteve që nuk janë në koalicion me PDS, natyrish se këtë mundësi nuk do ta lëshojmë. Si edhe deri tash, partner i natyrshëm politik për ne mund të jenë vetëm partitë shqiptare. Për shkak të përgjegjësisë që mban për gjendjen tonë të mjerueshme në këtë shtet, për lënien mas dore të zhvillimit të Malësisë, për shkak të zvarritjes së zgjedhjes së statusit, për shkak të mbjelljes së përçarjeve në Malësi, i vetmi subjekt që në këtë moment nuk mund të llogarisë në partneritetin tonë është PDS e Millo Gjukanoviq.
-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?
Piksynimi yn është angazhimi i pandëprerë për zgjedhjen e statusit të Malësisë. Pra në moment që do të ndalte ky angazhim, e pa u zgjedh çështja, unë them se do t’i bënim shërbimin më të madh atyre që se duan komunën e plotë. Prandaj, në këtë drejtim tërhiqja jonë do të ishte dëm për të gjithë ata që vërtet duan të dëgjohet zëri i tyre për të drejtat tona. Por natyrisht se nëse në këtë drejtim pësojmë fijasko, apo nëse votuesi shpreh, përmes votës se mendon ndryshe, unë personalisht nuk do të jam më pjesë e poltikës shqiptare. Deri atëher mendoj se ajo pjesë e Malësisë që dëshiron përfaqësim dinjitoz dhe mbrojtje pa hile të interesave të tyre, si edhe angazhim të sinqert për ndërrim të statusit, e unë mendoj se ajo pjesë asht shumicë, duhet dhe do të ketë në listën tonë përfaqësim siç e meriton.
-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?
Vlerësoj se është tepër heret që të mendojmë për këtë. Por nëse situata vje deri aty, për të do të vendosnin organet partiake.
-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?
I vetmi premtim që mund të bëjmë është angazhim i sinqertë për të drejtat tona dhe për statusin e Malësisë, sepse, pa shkëputje të kërthizës me Podgoricën është e kotë të flitet për zhvillim. Megjithatë, poqese jemi pjesë e shumicës, do të bëjmë çmosin që për kohën derisa të ndërrohet statusi, të thithen fonde e të bëjmë ndonjë investim, në rend të parë të rregullojmë Kryeqendrën e Malësisë si i ka hije, e jo ta lëmë kështu si duket sot. Shikoni tregun, rrugët, oborret e shkollave etj… këtu duhen ndryshime emediat, por edhe investimet për ndërtimin e palestrës sportive, kopshtit të fëmijëve, varrezave të qytetit, rrugëve, trotoareve, të cilat natyrisht se nuk mund t’i premtoj.
-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?
Malësia tashmë është dëshmuar se do vetëm komunë të plotë, kurse i vetmi subjekt që ka mbetur promotore e kësaj kërkesë është Lidhja demokratike. Që të gjithë të tjerët dështuan në këtë drejtim. Dhasht Zoti që pas zgjedhjeve të rirreshtohen pranë këreksës për të cilën disa edhe ishin formuar. Ne aty i presim. Por deri atëher mendoj se votuesi malësor përkrahjen më të fuqishme duhet t’ia jap listës që nuk heqi dorë nga kjo kërkesë, e ajo është Lista e Lidhjes Demokratike, e cila në fleten e votimit mban numrin 5.
/MALESIA.ORG/
Ne politike pragmatizmi eshte i rendesishem. Te gjith te votojne LD te jete nje force e malesoreve. Nese tradheton NC veni konopin ne qafe, Nese ka malesore.Me i shpernda ato vota ne mes malesoreve eshte makat.
E more Anti Rexh ti thua ni tradhtoft ky me ja vu konopin en qaf. Kur ta tradhtoj Malsin asht kollaj ater me ja vu konopin. Por kur ske besim en ta, nuk asht mir me e perkrah. Jam e sigurt se ti ske besim en ta. Po ater pse me e perkrah i njeri ci nuk ka asnji dokument per me i nimua Malsis. Apo vetem me tej si statuj e me fol si ish kryetari i tij L.L? Na kan rrej boll. Nuk e meritojn perkrahjen ton prej Shba.
Rrespekt SH SH V T
Faqja e zeze.
LD ne MZ- N C
eshet e vertet se Nc koheve te fundit ka qene mjaft pragmatik, madje me qendrime te qarta… Mirepo, sikur keto nuk mjaftojene, por edhe nese po , Nc e pengon biografia e tij dhe askush si beson me… Pra me bindje them se as ky nuk e kalon testin,,, Te gabosh eshte njerzore por te pendohesh dhe ta pranosh gabimin eshte edhe me njerzore, por personat e tille nuk kane vend me ne balle te frontit..
Gabimi falet, kurse tradhetia me dashje kurren e kurresss..
Sa per biografine politike te NC, te garantoj se e ka me i miri nder te gjithe keta qe kandidojne neser ne zgjedhje! Ma thuaj vetem nje rast kur paska tradhetuar NC ne politike, vetem ma thuaj se kur tradhetoi parimet kombetare te Ld-se ?? Shiko sinqerishto… Po ky NC, me 8.shtator.2006 ne tubimin perfundimtar te koalicioni shqiptar pat ftuar malsoret qe ta votojne VS per deputet, edhepse asokohe kandidonte edhe Bardhi! Mbase VS e harroi kete, por jo edhe Malesia, sepse deri me sot ate gjest bujar nuk e ka bere asnje poliikan malsor! Ne fund te fundit, NC ne politike gjithnje punoi, ndersa tjeret thithnin frutet! Me ne fund, kesaj radhe NC kokelarte i del ne balle listes se tij, dhe te jeni te bindur se te gjithe do befasoheni pozitivisht nga rezultati qe do te korrin neser!
Interesant se me gjith punt ci i ke, ke kohe edhe me u pergjigj en forum more N.C
Lidhja-1878
Edhe perfaqesusesi i Partise socialiste popullore K.L vite me pare ne nje debat publik ne tv ne mesazhin e tij drejtuar votuesve tha ” Votoni partite shqiptare, por nese doni ato qytetare atehere votoni SNP”
N si N eshte politikani apo lideri me i pergaditur ne Malesi i ka te gjitha afinitetet e nje politikani bshkohor,por ekipa e tije ne keto zgjedhje nuk garanton shume,pra deshta te them se me nje lule nuk cele pranvera.
E more ” Liri”. Te kam thane se ju femnat per nga natyra jeni emocionale. Tradhetia ma e madhe qe I ashte ba Malesise pas Komunes Urbane I, ashte ba nga aktoret e Komunes Urbane II. NC, nuk u ba aleat I Gjukanovicit e as nuk perkrahi komunen Urbane II. Te kam thane, Gjukanovici asht pro-malazaz por ma anti-shqiptari ne histori. NC asht dasht te futet ne koalicion ne opozite ne Podgorice e ne Malesi vetun. Ne Malesi nuk kemi nevoj te na sundojne boshnjaket e Malazez. Jemi ne shqiptaret. Asht mendimi imi se malesoret prej ketyne ekipave qe kemi ma te mire nuk kan. E ne front duhet dikush te shkoje. Une prej ketyne ekipave ma te mir se NC nuk shof. Une per vehte ja kasha dhane voten. Te parit prej ketyre grupeve. Ma fort e dua malesine se vehten e NC. Me duhen ushtaret. Jo autogol ne…
Neser jane zgjelljet ne Ukraine. Nje pjese e Ukraines jane lidhur me Putinin. Si Malesoret me Gjukanovic. Aleat duhet te kesh gjithmone. Por jo aleat qe te shaterrojne. E nese mund te sundosh ne shtepine tande. Sundo vet. Si Ukraina e Kievit, pa Rus
Hmmmm…!!! :/