Një Qershori është Dita Ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe nënjë ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive dhe me paraqitjen e talentit të tyre.
Në këtë ditë në të gjitha vendet e botës fëmijëve u kushtohet vëmendja e plotë, sepse ata janë simbol i ardhmërisë.
Zanafilla e festimit të kësaj ditë nga vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.
Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mbledhi së bashku një numer të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinez që të celebronin në festivalin e Anijës së Dragoit.
Dy vite më pas festimi i 1 Qershorit do të fillonte dhe siç e shohim sot do të mbetet traditë.
Pothuejse të gjitha vendet e botës e kanë pranuar dhe e festojnë si festa dhe dita e fëmijëve, duke organizuar manifestime të ndryshme duke filluar nga lojrat dhe dhurata për fëmijet, por edhe organizimi i konferencave të ndryshme që synojnë vetëdijësimin e detyrës së prindërve dhe shoqërisë në rritjen dhe formimin e fëmijëve.
Ne ‘’Koha Jonë’’ për dy vite me radhë e kemi festuar këtë ditë edhe në Tuz, këtë vit në mungesë të mjetëve financiare e kishim të pamundur.
Por duke u uruar këtë ditë të gjithë fëmijëve në Malësi dhe kudo në botë premtojmë se viteve tjera do të bejmë të pamundurën që të vazhdojmë atë që kemi filluar, sepse fëmijet dhe bota e tyre është pasqyra më e pastër e një kombi dhe shteti!
OJQ Koha Jonë
Martin Lulgjuraj, mësimdhënës