Rama: Deklarata e Irinejt, e padëshiruar


Edki RamaDeklarata e djeshme e Patriarkut serb, Irinej, se Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë, duket se nuk është përtypur mirë jo vetëm nga opinioni publik, por as nga kryeministri Rama.

Burime pranë kryeministrit thonë se, pakënaqësia e Ramës ndaj deklaratës së Patriarkut serb nuk është mjaftuar thjesht dhe vetëm me bojkotimin e drekës zyrtare, të shtruar dje nga krerët ortodoksë.

Duket se një mesazh të qartë, Rama e ka dhënë edhe gjatë takimit të sotëm protokollar, që ai ka zhvilluar me përfaqësuesit e kishës, mes të cilëve edhe Patriarku serb Irinej.

Burime brenda në takim i’u përgjigjën interesimit të Top Channel mbi ecurinë e takimit, se kryeministri Rama i ka shprehur vizitorëve pakënaqësinë e tij lidhur me deklaratat e Patriarkut serb, duke thënë se futja e opinioneve politike të tij, në mesin e një feste fetare për shqiptarët, ka qenë krejt e padëshiruar.

Rama ka theksuar se komunitetin ortodoks, si çdo komunitet tjetër fetar, nuk e bashkon etnia, por besimi në Zotin pa kufij, ndaj dhe nuk duhet as ta ndajnë kufijtë etnikë e as, aq më pak, ta përfshijnë në debate të së shkuarës për kufijtë etnikë, vetë njerëzit e fesë.

Për më tepër, ka thënë kryeministri, askush që vjen në Shqipëri si përfaqësues i një feje, nuk duhet të harrojë se ky është vendi, ku bashkëjetojnë në harmoni komunitete të ndryshme fetare dhe ky vend multifetar duhet respektuar nga çdo vizitor, siç respekton çdo vizitor.

Fakti që autoritetet më të larta të shtetit ishin mbledhur dje, për të respektuar komunitetin ortodoks dhe kremtuar bashkë me të Katedralen e re, ishte shprehja tradicionale e respektit që ka në këtë vend për çdo fe, e çdo komunitet fetar, mësohet të ketë thënë Rama.

Dhe, – ka vijuar Rama, – Shqipëria është vendi më i gabuar për deklarata, si ato të Patriarkut serb. Pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ky debat thjesht nuk ekziston më dhe deklaratat në fjalë thjesht nuk respektuan as vendin, as komunitetin ortodoks shqiptar e, padyshim, as komunitetet e tjera, duke e cënuar fatkeqësisht gëzimin për ngjarjen madhështore.

“Irinej, duart me gjak shqiptarësh” 

Pas vizitës së Patriarkut të Serbisë, Irinej, në Tiranë, në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, dhe pas intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar deklaratat e Irinejt, duke e cilësuar atë armik të egër të shqiptarëve, por, në të njëjtën kohë, ka cilësuar si historike ngjarjen e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

“Ultranacionalisti Irinej, që ka duar dhe shpirt të lyer me gjak shqiptarësh, i cili kurrsesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij dhe huliganët, që e shoqëronin me aktet e tyre, dëshmuan se kanë ardhur me qëllim, pikërisht ta shndërrojnë këtë akt të madhërueshëm hyjnor, në një akt sherri të turpshëm”, – shkruan Berisha në Facebook.

Edhe në këtë rast, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se Irinej është nuni i vizitës së tij në Beograd.

Po ashtu, lidhur me vizitën dhe deklaratat e Patriarkut Irinej, me anë të rrjetit social Facebook ka reaguar dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kjo vizitë nuk ka të bëjë as me liri të besimit, as me dialog ndërfetar, e as me ndonjë liberalizëm tjetër. Unë e di që, shumica e popullit shqiptar, kudo që janë, nuk pajtohen me këtë vizitë. Kjo nuk është as ndonjë shenjë lidershipi i guximshëm. Kjo është nënshtrim dhe mosrespektim i vetvetes. Kur nuk e respektojmë vetveten, nuk do të na respektojë askush. A mendoni çka do të thoshin rilindasit sot? Çka do të thoshte Noli? Vite të tëra sakrificë humbën me një vendim koti. Kemi nevojë që populli shqiptar, po e them populli, përfundimisht të tregojë një vetëbesim e vetërespekt”, – shkruan Ahmeti.

Në fund, Shpend Ahmeti ka theksuar se nuk do të pranojë, që kjo të shfrytëzohet si përçarje e kombit. “Kjo është thjesht një shenjë e një lidershipi të dobët, udhëheqësi e kompleksuar dhe politikë amatore”, – deklaron kreu i Komunës së Prishtinës. / Top Channel/

Kush është Anastas Janullatos dhe si u bë Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë?

Anastas Janullatos (lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi).

Nga 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mes kundërshtimit të ortodoksëve shqiptare siç shihet dokumentohet dhe në filmimet e bëra gjatë shpalljes së zgjedhjes së tij. Kundërshtimet erdhën pasi Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo do të bënte që kisha shqiptare ortodokse të humbte mëvetësinë (autoqefalinë).

Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.

Kritikat kryesore ndaj Janullatosit përqendrohen te qenia e tij me kombësi greke, dhe i ardhur nga Greqia, dhe marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe menyrës se si ai u emërua si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar: a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare. b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it. c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.[3]

Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare. Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor
Edi-Rama-Janullatos
1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë.[4]

Kritika të tjera mbështeten në përzierjen e tij si kreu i K.O.A.SH. në çështje politike, si në rastin e vrasjes së një të riut në Himarë, ku Janullatos u shpreh me tone etnike ndaj ngjarjes.[5] Skandali i zhvarrimit të eshtrave të fshatarëve nga Përmeti pët t’i varrosur si ushtarë grekë, ishte një tjetër skandal që preku K.O.A.SH.-in dhe Janullatosin si kreun e saj.

19 Comments

  1. Duket se nuk asht prit mire, duket se ka dhan Rama mesazh pakanqsie, duket … duket e duket….
    Ku asht ndonje deklarat me shkrim apo reagim ne TV? Ose ne facebook se cdo dit shkrua statuse? PSE? Tana kto duket se ka thane por nuk dihet a ka than?
    Edhe ti Berisha tnjajten ke ba, Pse nuk ke reagua kur ti je ken kryeminister e mos me lejua grekun me u ba kryepeshkop?

  2. Deklarata e patriarkut Irinej dje por edhe ne te kaluaren nuk ka asnje dallim nga deklaratat e smura patologjike te te gjithe ultranacionalisteve shovenist serb. Te jesh nacionalist eshte normale ,Te jesh udheheqes shpirtnor i nje kombi dhe ne te njejten kohe te perhapesh ide shoveniste kjo nuk falet. U be shume mire . U pa shpirti i vertet i me te madhit te ortoksizmit serb. Mendjet liberale dhe pro-faljes kane rast te logjikojn ndryshe. Ne mos per asgje, le ta din se me kene kane te bejne. Rama vete e ftoi ndoshta ishte potez i pjekur. Nuk e la te ”ftohet”. Deklerata e Rames ishte reale , pa retorike . Thjesht i tha …te ftuam ne atedheun tone me mikepritje shqiptare ti erdhe te na poshterojsh. Irenje dhe gjthe shovenistte serb iku koha juaj. Erdhi koha e shqiptarve.

  3. E more Berishe turkofagas. Po perse e bane grekun kryepeshkop ne Shqiperi. Perse e fute Shqipenine ne Konference islamike. Ashtu shkon puna kur ti Turkut I Thua vella, Gjithkush mund te gjejne “vellaznit e vet”. Ti i thirre vellazen ne cilesi te kryetarit te shtetit. E Irimej u ftua se si kryetar nga organizata joqeveritare e kishes ortodekse shqiptzre. Ti kurr nuki I kritikove slelljet tua, Rama kritikoj sjelljen e kisdhes ortodokse.. Edheprse nuk kishte competence te ftoj Irinein

  4. Bota e eger e fiseve sllave jane serbet,vrases barbar. Magji e zeze e kult te djallit asht patriarku Irinej, kurse dekleratat e Berishes jane vecse manovra mashtruese. Deklerata e serbit Irinej se, “Kosova asht Serbi”, nuk asht nje rast qe krijon precedent. Kete kriter te se vertetes se hillur me skema te shemtuara;”Kosova asht tok e Serbise” kemi pas rast ta degjojme edhe nga maloket tane te Hotit, Grudes, Trieshit, Kojes e Tuzit neper intervale te ndryshme te koherave. Nese dikush mendon se partia famekeqe UDSH dhe malsoret tjere qe votojne per Malazeze ia duan t’miren Kosoves dhe shqiptarizmit, do i rokomendoja qe te vizitoj psikiatrin e te sherohet me prozak ose lithium.

  5. Mosni more burra nuk asht ba gazepi ,se kan cua flamurin serb se ka than I pop shkijes nje intervist , po ju I kini perdite tu me bertit hoxha arabisht nne njedis te shqyptarve me zucnika bile qe me na trem edhe femin poi ju a e shihni se ne maje te xhamijave ashte simboli turko-Islamik yll e hane gja nuk [po thome poi bile u thom vllazen Ardoganit e shume turqve , nuk asht ba name moni bre kshtu……

  6. Kjo eshte qeveria e Ednik kristaq greko-serbofilit qe sa per formalitet na jep nje reagim . gjoja se na e paska te pa disherushme ket deklerat po per bashkimin e tokave shqiptare nen nje shqipni ethnike a ka thane ndonje fjale . Jo desha tu baj me dije ju serbo-grekofilave se SALI BERISH TROPOJA ka thire me sa fuqi qe ka pas per shqipni e madhe me te gjitha trojet shqiptare te bashkume , nuk munden ta ulin sa do te mundohet qaelbesirat sllavo-komuniste SUPERSTARIN shqiptar. tung….

  7. Jam dokort me ty dr shiroka se kur tha eperndershmi Sali berisha ne vlone se ku I ka kufit shqiptaria keta qelbsina serbofilash bashk me ambasadorine amerikes Arvizu deshten me e cart ai tha vetem ni te vertet se nuk e cpiku por ketu kallzohet ftyra e trathtarve qe sulmojne patriotat shqiptar dhe bahen me srbe grek va pashin hajrin , se zermra e shqyptaris ka kene malsia e madhe qe prej fushe koplikut e deri ne maje te trieshit e te kelmendit edhe na kena pas noj bajraktar turkofil por ska muij me ba gja kudra nesh

    • Ta lumsha Urrela se ma shume ka vijejt deklarata e ish kryeministrit Berisha diten e pamvaresise se te gjitha veprimet e Edi Kristaqit sa te jete gjalle. Nuk di a e ka ruejt kush ate video me ato fjale qe i ka thane ate dite, se ato kane me hy ne histori.

  8. Unifikimo
    nuk mbahet kombi vetem me fjale, por duhet edhe vepra.. fjalet pa vepra jane pothuajse zero..

  9. Te gjiith e dim se rust serbet lle grekt ja gjys vuabista ka elle tjera shete ne bot me fe O po jo si kto tri shtete . 100/100 gjys V .Dr H

  10. Esht kollaj me thirr per bashkim por duhet vepra nuk bashkohet kombi me disa deklerata por me vepra dhe shum pun sot ministrja e arsimit Lindita Nikolla nenshkroj unifikimin e sistemit arsimor Shqiperi-Kosove

  11. Shqipëri-Kosovë, dogana të përbashkëta

    Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës angazhohen për të shmangur procedurat që pengojnë shkëmbimet e mallrave mes dy vendeve. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha sot se është e domosdoshme ngritja e terminaleve dhe pikave të përbashkëta doganore.

  12. Berisha perkrah Turqin, Rama Greqine me Serbi. Po prese te vije nji kryetar qe mendon per Shqipni dhe shqiptar. Nuk besoi se do te vije ajo dite!

  13. Te nershem vllazen kujdes nga nofka anti rexha ai eshte spiun i futun nga serbia me perca malesine. Kujdes….!

  14. Zoti ”UNIFIKIM” shko ne YOU TUBE dhe shkruje; VLORE pritjea e kryministrit per 100 vjetorin por eshte nga gjysma e vidios gjithashtu shikoje ne YOU TUBE me titull NE VATIKAN VAJTON KEMBANA dhe kangen per Don Ded Macaj qe u pushkatu nga halet komuniste , jekosisht po ne youtube shpute 1maj 1947 apo 48 ose ne moske kur shkoj ai qelbesire qe as emerin nuk mund tja permendi kelyshit te stalinit dhe pastaj do te shifish surratin e komunistve dhe pasardhsve te tyre qe sot puthin duart ne shej nderimi popve serbo-grek . Kur ti shokosh keto vodio do te shpetojn lotet ne qofte seke gjak shqiptari qe edhe pse jam shkodran nuk ma merr mendja se me I pasterr se imalsorit nuk ka tjeter

  15. Po ju thom ju shok komentus se Sali Berisha nuk ban mrekulli por ai eshte I vetmi pushtetar qe ne mes te gjermanis ne koference te siguris u tha se kombin tim e kam ne pes shtete te ndar padrejtesisht ,gjithashtu ne vlore per 100 vjetorin , dhe I kushtpoj shume ne zgjellje se nuk lane gja pa ba qarqet. shovuniste greko-serbe se bashku me ato maqedonse dhe ambassador Arvizun nje legen qe ti humbin zgjelljet dhe te fitojne greko-serbofilat dhe fitun do ti shofim mrekullit qe do te bajne ja marrin ne intervist Kanali komunist nje krypeshkop serb dha na provokon

  16. Po besa e dim mire se kush eshte dhe duhet meu ruajt nga ky anti rexha se vetem tifon per serb dhe irineja qe kane ushqye ushtrin serbe me urrejtje per shqiptar tyrp kushdo qoft.

  17. Te falenderoj z.Dr Shiroka! Menduem se u liruem niher e mire nga kulshedra e kuqe, po duket se i ka lane klyshet mrapa. Mjafton te shohim pershendetjen te vorret e tyne, bile edhe te ish-ishave, por edhe ketyne te tashemve.

Comments are closed.