ULQIN- Edicioni i 16-të i “Misss Shqipëria 2014”, që u mbajt në Kalanë e Ulqinit ka shpallur si më të bukurën e Shqipërisë bukuroshen nga Tirana, Anisa Petrela.
Këtë vendim të jurisë e deklaroi kryetari i komunës së Ulqinit dhe anëtari i jurisë Fatmir Gjeka. Ai shprehu kënaqësinë që ky spektakël është mbajtur në Ulqin, poshtë bedenave të Kalasë.
Si çdo herë edhe këtë vit kanë garuar për kurorën e bukurisë 31 vajza konkurrente nga gjithë trevat e Shipërisë.
19 vjeçarja Anisa Petrela u zgjodh si “mbretëresha e bukurisë” për vitin 2014, na garën e organizuar nga Deliart Association. /Dielli/MALESIA.ORG/
