Gjyste Nikprelaj mbijetoi goditjen e rrufesë

starica-prezivjela-udar-groma-slika-776475Bashkëvendasja 75 vjeçare nga Trieshi Gjyste Nikprelaj shpëtoi dje, rreth orës 17 , nga goditja e rrufesë, ndërsa ruante disa tufë të deleve në fshatin Triesh.

Gjystja në moshë të vjetër është plagosur dhe transportuar në Qendrën Klinike, ku, sipas familjes së saj, jeta e saj tani nuk është në rrezik.

Nga goditja e rrufesë humbën edhe 16 dele sa kjo familje posedonte.
Vëllai i saj, Pero Nikprelaj, deklaroi për  “Vijesti” se Gjystën  të plagosur e ka vërejtur më së pari kojshia.

” Menjëherë i është afrua asaj dhe e ka vëndosur në makinë dhe e ka dërgua në spital. Gjystja nuk është në rrezik për jetën, por nga goditja e rrufes i ka humbur një pjesë e trupit”, deklaroi Pero Nikprelaj.

Gruaja e moshuar, e cila jeton me dy vëllezërit e saj në fshatin Triesh, mbajtja e deleve janë i vetmi burim i të ardhurave të tyre.

“Unë nuk e di se si do të mbajmë tani familjen. Shpresojmë se dikush do të na japë ndihmë deri sa të gjejmë  rrugëdalje”, deklaroi Nikprelaj.

Stafi i portalit Malesia.Org i dëshiron shërim sa më të shpejtë bashkëvendases Gjyste Nikprelaj.

Albert Camaj