Lidhja Demokratike aktive edhe gjatë verës
Takimet me përfaqësues të diapsorës, më se të nevojshme
Muaji gusht zakonisht është mjaft i qetë, përsa i përket veprimtarisë së partive politike, por për Lidhjen Demokratike ky ishte një muaj mjaft aktiv. Kreu i këtij subjekti, i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka, si subjekti më i fort politik opozitar në Malësi, realizoi një sëri takimesh me qytetarët e Malësisë, sidomos me ata më në nevojë për furnizim me ujë të pijshëm. Pastaj, takime pati me kreun e komunës urbane, e cila garantoi që uji për banorët e viseve malore të jet pa pagesë. Po ashtu, këshilltarët e LD-së ishin mjaft aktivë edhe ne dy seancat verore të Kuvendit të KU të Tuzit. Gjithësesi, vend të veçant në këtë raport zë takimi i kreut të LD-së, me disa përfaqësues të spikatur të Diasporës sonë nga SHBA, takim ky që u realizua me 27 gusht 2014, në lokalet e restorantit “Verdi” në Tuz.
Ishte ky një takim tejet vëllazëror dhe më se i nevojshëm për të dy palët. Përpos nevojës që të shkembehen memdime mbi problemet e shumëta të Malësisë dhe që të kërkohet zgjedhja, apo së paku, që të kërkohen rrugë për zbutjen e tyre; përpos se paraqesin rast të mirë për të vlerësuar kontributin e diasporës, e njëkohësisht edhe për t’iu dhënë mundësi që, përmes propozimeve e këshillave, ajo të participojë në vendimmarrje, takimet e këtilla janë më se të nevojshme edhe për të dëshmuar e forcuar respektin dhe përkrahjen e ndërsjell. LD që nga fillimet e veta e ka dëshmuar një qëndrim të këtillë, dhe ka shfrytëzuar çdo rast, në vendlindje apo diasporë, për t’u takuar me ta, por kësaj radhe u krijuan rrethanat që të kalohen pak më shumë çaste së bashku, edhe duke shkëmbyer mendime, edhe duke u shoqëruar, prandaj ky takim ishte i veçant. Takimi u mbajt nën moton “T’i dalim zot Malësisë derisa nuk është vonë”. Temë diskutimi ishin hallet e Malësisë, statusi juridik i sajë, infrastruktura, ndihmat për më të varfërit, furnizimi me ujë të pijshëm i pjesës malore gjatë muajëve të verës, si dhe raportet ndërpartiake e ndërkonfesionale, të cilat, kohëve të fundit, rezultojnë si mjaft të lëkundura. Përsa i përket infrastrukturës, në qendër të vemendjes së të pranishëmve ishte çështja e funeralit, i cili ka filluar të ndërtohen në Vuksanlekaj, si edhe statusi i pronës ku është duke u ndërtuar. Nga të pranishmit u dëgjua përkrahja e parezervë për këtë projekt dhe gadishmëria për të kontribuar dhe ndihmuar në ndërtimin e tij. Po ashtu u dëgjua zotimi se edhe tutje do të veprohet në drejtim të arritjes së statusit të komunës së plotë për Malësinë, në frymën e takimeve që diapsora, së bashku me përfaqësuesin e LD-së, pati në Kongresin Amerikan, pas protestës së prillit 2014, në Washington.
Duke i falenderuar për kontributin e dhënë gjatë gjithë kohës, për të mirën e përgjithëshme të Malësisë, për përkrahjen që i dhanë opsionit për komunë të plotë, pa alternativë, dhe për mbështetjen e parezervë listës zgjedhore “Për ty Malësi”, Nikollë Camaj, në fjalën e tij përshëndetëse shprehi kënaqësinë për këtë takim dhe për mundësinë që së bashku të flasin mbi hallet dhe pëngesat me të cilat po ballafaqohen banorët e këtij vendi, por edhe mbi mundësitë e tejkalimit të tyre.
Përfaqësuesit e diapsorës dhanë mjaft ide dhe propozime të mira e konkrete, por mbi të gjitha ata kërkojnë bashkëpunim midis shqiptarëve, duke e parë atë si të vetmën shpresë që kësaj treve i garanton të ardhme. Por, ata vlerësuan se bazë e çdo bashkëpunimi ndërshqiptar duhet të jenë parimësia në qendrime, sinqeriteti në bashkëveprim, besimi i ndërsjell dhe angazhimi pa hile në aktivitete për arritjen e komunës së plotë, por edhe përkushtimi për zhvillimin e kësaj treve.
Nga Diaspora, në takim ishin prezent dy kryetarët e Shoqatave patriotike nga New York-u dhe Michigani, Ejllo Berishaj dhe Pashko Gjokaj, pastaj aktivistë të këtyre Shoqatave, si Leonardo Berishaj, Martin Ulaj, Nikolla Gjonaj, por edhe veprimtarë të tjerë të njohur në diasporë e Malësi: Zef Camaj, Lulash Ulaj, Nikollë Lulgjuraj, Gjelosh Camaj, Rrok Lulgjuraj etj.
Shërbimi informativ i LD