Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e fesë islame gëzuar festen e Kurban Bajramit. Shëndeti, gëzimi, dashuria dhe harmonia mbizotërofshin gjithmonë në familjet tuaja.
Tek shqiptarët pa dallim feje, festat gjithmonë kanë shërbye në forcimin e harmonisë dhe afrimit me njëri-tjerin. Le ta ruajmë e kultivojmë këtë pasuri si pjesë e traditës tonë edhe për brezat që vijnë.
Me fat Kurban Bajrami!
__________________________________________________________________________
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Zt. Genci Nimanbegu ju uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar festën e Kurban Bajramit.
Të nderuar besimtar mysliman,
Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë fat, mbarësi dhe begati për të gjithë besimtaret mysliman kudo që ndodhen.
Të nderuar besimtar, le të shërbej kjo festë si një rast i mirë për t’i ofruar Shqiptarët më pranë njëri tjetrit pa dallime fetare e krahinore. Harmonia dhe toleranca ndërfetare është virtyt i paçmuar e popullit shqiptar, andaj si e tille duhet ruajtu dhe vlersuar shumë.
Gjatë këtyre ditëve, të shfrytzojmë rastin, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të dërgojmë mesazhe urimi, të respektojmë njëri-tjetrin, ashtu siç është tradita e shqiptarëve.
Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, uroj që të kaloni sa më bukur pranë miqëve dhe të dashurve tuaj në këto ditë feste.
Gëzuar !
Me respekt,
Kryetari,
Genci Nimanbegu