UEFA (TYRP) shuplakë Shqipërisë. I jep fitoren në tavolinë serbëve. FSHF: Do apelojmë

uefaUEFA vendos: Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë

Absurditeti arriti kulimin. Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë takimin me Serbinë. Burime konfirmuan për ORA News se komisioni i disiplinës i ka dhënë fitoren në tavolinë Serbisë e më pas është dënuar edhe kjo e fundit me -3 pikë.
Të dyja përfaqësueset janë dënuar me një masë administrative prej 100.000 eurosh ndërkohë që Serbia do të jetë e detyruar të luajë edhe dy ndeshje pa tifozë.

Një skandal i përmasave gjigande, në kufijtë e të pabesueshmes. Nga ajo ç’ka ky komision ka vendosur është e qartë se një pjesë të mirë të fajit ja atribuon palës shqiptare, duke injoruar dhunën e pa skrupullt apo koret raciste të cilat e pushtuan për gjatë gjithë kohës stadiumin e Beogradit.

Një komision që nuk duhet të ndikohet askush por më sa duket dora e Michel Platinisë është e qartë edhe brenda këtij komisioni i cili ra pre e presioneve politike duke marrë këtë vendim absurd.
Pa diskutim që federata jonë do ta dërgoj çështjen në gjykatën e arbitrazhit sportiv, me këtë të fundit që përbëhet vetëm nga juristë të mirëfilltë dhe jo nga sekretarë federatash, me shpresën qe Apeli të jetë i drejtë në vendimet e tij.

Vendimi 
Një skandal i përmasave gjigande, në kufijtë e të pabesueshmes. Nga ajo ç’ka ky komision ka vendosur është e qartë se një pjesë të mirë të fajit ia atribuon palës shqiptare, duke injoruar dhunën e pa skrupullt apo koret raciste të cilat e pushtuan për gjatë gjithë kohës stadiumin e Beogradit.

Shqipëria është ndëshkuar me rezultat 3-0 në disfavor duke i dhënë automatikisht fitoren kombëtares serbe. Por ekipi serb i ka gëzuar shumë pak 3 pikët, pasi Komisioni i Disiplinës ka vendosur tia heqë menjëherë duke e deklaruar fajtore për atë çfarë ndodhi në stadium para dhe pas shfaqjes së dronit me simbolet kombëtare në stadiumin e Beogradit.

Në këtë mënyrë as Shqipëria dhe as Serbia nuk marrin asnjë pikë nga ajo përballje dramatike që zgjati vetëm 42 minuta në fushë e ditë të tëra jashtë saj në Beograd.

Shqipëria është gjobitur gjithashtu me 100 mijë euro gjobë për banderolën me hartën e Shqipërisë etnike, ndërkohë që në nëntor pritet të merren vendimet disiplinore për lojtarët.

Me 100 mijë euro gjobë është ndëshkuar edhe Serbia por është rënduar edhe me masën disiplinore të luajë 2 ndeshjet e ardhshme të EURO 2016 pa tifozë në stadium.