Me moton Rreth Flamurit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Shoqatën “Dedë Gjon Luli” nga Hoti dhe Shoqatën “Koha” nga Dinosha, organizon program festiv për nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.Programi festiv do të mbahet me 27 nëntor 2014, me fillim në ora 19:00, në QKI Malësia në Tuz.Fjalën përshëndetëse do ta kenë Kryetari i KKSh-së Genci Nimanbegu.Moderojnë programin dhe këndojnë Tenori Shkodran Tolaj dhe mexosoprania Besjana Mehmeti. Recitojnë vargje kushtuar Flamurit Bruno dhe Paskaulina Shllaku.
Kurse me këngë dhe valle do t’ju argëtojnë Shoqeritë Kulturo Artistike Ded Gjon Luli dhe Koha.