Bardhi çon në gjyq çështjen e mandatit?

mehmet-bardhi-5Lideri i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ) Mehmet Bardhin ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së padisë për shkak të refuzimit të deputetit Nik Gjeloshaj për t’i liruar atij mandatin në parlament.

Bardhi për gazetën Dan tha se Gjeloshaj më shumë se dy muaj i ka uzurpuar mandatin.

Ai kësaj gazetë i ka dorëzuar marrëveshjen e koalicionit në mes të Partisë Demokratike, Alternatives Shqiptare dhe partisë së tij, e cila specifikon se pjesën e parë të mandatit do ta ndajnë PD-ASh kurse pjesën e dytë Lidhja Demokratike.

Gjeloshaj nuk i është përgjigjur pyetjes nëse janë të vërteta shkrimet në disa media se shpejt do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe se do t’i kthehet vendit që kishte në Qeveri, shkruan kjo gazetë. /MALESIA.ORG/